Presidenti Begaj merr pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni: Dëshmi se asnjë regjim s’mund të shfarosë besimin 04/05 12:37
Analisti Andi Bushati u përfshi në një debat me presidentin Ilir Meta teksa po flisnin për kapjen e Gjykatës Kushtetuese në “Open”, Top Channel.
“Jam dakord me presidentin kur thotë se mazhoranca tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Por duke parë videot dhe konferencat duket sikur presidenti ka luftë me Dvoranin dhe jo me regjimin. Nuk është se këshilltari nuk duhet të çojë letra në Prokurori. Por ndaj regjimit duhet një luftë politike ose me dhunë”, tha Bushati.
“Po duan të kapin Gjykatën Kushtetuese sepse po kapën Kushtetuesen i kanë kapur të gjitha. Unë jam i qartë në atë që po bëj. Nuk kam luftë me Dvoranin se ai është mekanizëm”, u përgjigj Meta.
Top Channel