“Pamë ditarin e Veliajt”/ Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi: Me ato që lexuam jemi përballë veprash penale, Rama të dorëhiqet. Manja: S’ka qeveri kujdestare, ju ka mbetur vetëm… 03/11 11:25
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një fotoalbum të shkrepur në Bruksel ku shihet së bashku me krerët e BE si dhe liderë të tjerë të vendeve të ndryshme në botë, të cilët morën pjesë në konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.
“Mirëmëngjes me fotoalbumin e një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të europës” shkruan kryeministri Rama.
Ditën e djeshme Shqipëria mblodhi nga Konferenca e Donatorëve që ishte organizuar për ndihma pas tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë, 1.15 miliardë euro që do të vijnë në formën e granteve, huave, e fondeve për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.
Top Channel