62 shtete 32 organizata pjesmarrëse në Konferencën e Donatorëve u angazhuan ti japin Shqipërisë dhe popullit shqiptar një ndihmë rekord prej 1.15 miliardë euro për rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit. Kryeministri Edi Rama e quajti këtë diçka magjike.

Kontribuesit më të më mëdhenj ishin Franca me 60 milion dhe Italia me 65 milion euro. Ndërsa Banka Islamike për zhvillim u angazhua për investime në Shqipëri që kapim vlerën e 365 milionë dollarëve ndërsa Emiratet e Bashkuara do të ndërtojnë 2000 shtëpi.

Kjo shumë e jashtëzakonshme e mbledhur për rindërtim është mbështetje për popullin shqiptar nga ana tjetër një përgjegjesi e madhe për transparencë nga qeveria. Po ashtu fjalë e mbajtur nga Edi Rama që deklaroi dy dite pas tërmetit se paratë do ti nxirrte nga dheu.

Top Channel