Prej disa vitesh vazhdonin të dëgjoheshin zëra për një kapitull të pestë të Indiana Jones, mes deklaratave të Steven Spielberg dhe datave që shtyheshin në pafundësi.

Tani duhet se arkeologu i famshëm dhe i patrembur, do të rikthehet së shpejti. Harrison Ford, gjatë një emisioni të Ellen deGeneres ka saktësuar se filmimet për filmin e ri do të fillojnë verën e ardhshme. Do të jetë argëtuese. Nuk më pritet. Aktori do të rimarrë në dorë kamzhikun tani që është në moshën 77 vjeçare dhe shumëkush ka filluar të pyesë se si do të jetë jeta e një Indiana Jones-i në këtë moshë, në kapitullin e ri.

“Nuk kam ndër mend t’ju tregoj më shumë për historinë sepse nuk më duket një ide e mirë, por do të shohim shumë zhvillime në jetën dhe marrëdhëniet e tij. Do të shohim të zgjidhet një pjesë e historisë së tij – ka treguar Fodr gjatë shout, por edhe ka garantuar se bëhet fjalë për një skenografi të shkëlqyer. Filmi i fundit i serisë, Indiana Jones dhe mbretëria e kaskës së kristaltë, i takon vitit 2008 dhe doli 20 vite pas filmit të tretë, Indiana Jones dhe kryqëzata e fundit. Kapitulli i pestë do të dalë në kinema në korrik 2021, ekzaktësisht 40 vite pas deburimit në ekranin e madh të profesorit të respektueshëm dhe kërkues të arkeologjisë që udhëton nëpër botë në kërkim të thesareve.

Top Channel