Një aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Grabjan-Divjak rreth orës 15 e 20 të ditës së sotme.

Mësohet se një automjet, tip Peugeot ka aksidentuar shtetasi, i identifikuar si Rauf Coku, cili po udhëtonte me motorçiklet. Si pasojë e kësaj përplasje, 71 vjeçari, Coku ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes, në gjendje të rëndë për jetën.

Nga hetime paraprake mendohet se shkak i aksidentit kane qene disa manovra të gabuara të drejtuesit të motorit gjë që i ka prerë rrugën drejtuesit të automjetit, i cili edhe pse ka tentuar të kryej një manovrim të mundshëm, nuk ka arritur ta shmang përplasjen.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel