Milot Rashica në radarët e Liverpoolit. Lajmi i  bujshëm publikohet nga gazeta prestigjoze gjermane “Bild”. Sipas të përditshmes në fjalë të kuqtë janë në kërkim të një alternative të vlefshme për të qenë zëvendësuesi i parë i treshes magjike të sulmit, Salah-Mane-Firmino nëse njëri prej tyre mungon dhe shikojnë te Rashica njeriun ideal për ta marrë këtë rol.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurosh nga Werder Bremen, shifër që Liverpooli është i gatshëm ta paguajë.

Sipas të gjitha gjasave e ardhmja e Milot Rashicës do të jetë te një prej klubeve më të mëdha të Europës pasi Jurgen Klopp e pëlqen së tepërmi futbollistin.  Nëse do e shesë për 38 milionë euro, Rashicën për Werder Bremen do të ishte një rekord në historinë e klubit.

Top Channel