E shtunë, 10 Gusht 2019
11:31
Hidhet shorti i Superiores, Kukësi-Partizani që në start

Ka marrë jetë paraditen e kësaj të shtune në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit 2019-2020.

11:02
Korruptoi gjyqtarin dhe i shpëtoi burgut, ekstradohet nga Anglia, Gentian Doda

Një operacion i mbajtur në sekret të plotë mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës.

10:52
Icardi do vetëm Juven, sulmuesi dikton kushtet tek Inter

Pasi e zhveshi nga shiriti i kapitenit dhe e detyroi të qëndrojë larg ekipit të parë, jashtë planeve për të ardhmen, Inter i hoqi numrin 9 Mauro Icardit duke rikonfirmuar kushtet për të gjetur një skuadër të re për sulmuesin.

10:50
Premier League/ Kampionët e City, zbresin sot në fushë për sezonin e ri

Manchester City kampion në fuqi do të zbresë në fushë në orën 13:30, e para nga 6 ndeshje të programuara këtë të shtunë në Premier League.

10:18
Isabel Allende: Emigrantët e pasurojnë një vend

Romani i ri i shkrimtares së njohur, Isabel Allende rrëfen për të arratisurit, që mbërritën në Kili pas luftës civile në Spanjë. Në bisedë për DW autorja flet për aktualitetin e kësaj historie.

10:11
Policia Bashkiake gjobë Lamborghinit të parkuar gabim, Veliaj: Makina yll, parkimi fyll

Të kesh një automjet luksoz nuk do të thotë se je i paprekshëm nëse shkel ligjin në Tiranë. Policia Bashkiake ka marrë masa administrative ndaj automjeteve të cilat parkohen në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

09:53
Vijon operacioni “Plazh i lirë”, procedohen penalisht 2 drejtorë pranë Bashkisë Lezhë

Policia e Lezhës ka liruar një sipërfaqe prej 8 mijë metra katror plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe janë sekuestruar rreth 500 cadra e shezlongë në plazhin e Kune Vain në Shëngjin.

09:42
Mustafa: Jemi për bashkëpunim me Beogradin, por pa presione

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, i bëri thirrje ministrit të Pushtetit Lokal të Serbisë, Branko Ruzhiq “të përqendrohet në përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore, dhe institucionale ndaj shqiptarëve që jetojnë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës”.

09:10
Investigimi i Daily Mail: Vrasësi Gentian Doda hyri dy herë ilegalisht në Angli

Një operacion i mbajtur në sekret të plotë mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës më 6 Maj 2019. Britanikja, “Daily Mail”, në një artikull kushtuar Gentian Dodës shkruan se ai ia kishte dalë të hynte dy herë ilegalisht në Britani.

08:40
Lezhë, gjendet i mbytur një 54-vjeçar

Një person i pajetë është gjendur në lumin Mat në urën “Urë e Skurajve” në Kurbin.

07:52
Kim Jong Un nuk ndalet/ Korea e Veriut lëshon dy raketa të tjera

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër sot duke e çuar në 5 numrin total të raketave të lëshuara gjatë javëve të fundit.

06:33
Tërheqim trupat/ SHBA kërcënon Gjermaninë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po marrin në konsideratë tërheqjen e disa trupave amerikane të vendosura në Gjermani, me Poloninë që konsiderohet si destinacion i ri i tyre.

06:06
Lirohen një pjesë e imigrantëve të arrestuar në Misisipi

Rreth gjysma e 680 emigrantëve pa dokumente të arrestuar gjatë një operacioni në nivel federal, janë lënë të lirë prej autoriteteve. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa fabrika përpunuese në Misisipi.

05:22
70 vjet Konventat e Gjenevës

Konventat e Gjenevës, themelimi i ligjit ndërkombëtar humanitar, u miratua 70 vjet më parë. Por a ka efekt ajo sot me konfliktet e armatosura që po zhvillohen gjithnjë e më shumë në qendrat urbane?

04:07
‘Pallatet’ e romëve po ‘mbijnë’ ngado në Rumani

Me kolonat e tyre të mermerta, kupolat dhe çatitë në formë pagodash, shtëpi të ndërtuara nga romët e pasur, dekorojnë fshatrat rumune.

03:02
Tajfuni ‘Lekima’ vendos Kinën në alarm të kuq

Autoritetet kineze janë në alarm maksimal në prag të mbërritjes së tajfunit të fuqishëm Lekima, në brigjet lindore të Kinës. Tajfuni që ka mbërthyer ndërkohë Tajvanin, me erëra që kapin shpejtësinë e 190 kilometrave në orë, pritet të arrijë në Provincën Zhejiang të Kinës, ditën e shtunë.

02:28
Ish luftëtari i UÇK/ Morina nuk ekstradohet në Serbi

Kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e një ish anëtari të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina, u refuzua nga gjykata në Maqedoninë e Veriut.

01:53
Grabitqarët e detit/ Zbulohen peshkaqenët floureshente

Ndoshta kjo nuk është mënyra më e mirë për tu kamufluar, por disa specie peshkaqenësh, që notojnë mbi fundin e oqeanit, marrin një ngjyrë jeshile të shndritshme, të dukshme për të tjerët e llojit të vet.

00:58
Foto/ Njihuni me tifozen speciale të Lazio-s

Ajo është bërë e famshme nga fotot seksi dhe për jetën e saj në mesin e shoqërisë së lartë italiane.

E premte, 09 Gusht 2019
23:49
Liverpool e nis me fitore kampionatin, shkatërron 4-1 Norwich

Ka startuar Premier League me ndeshjen hapëse mes Liverpool-Norwich. Një start vërtet i çmendur ku ‘Të Kuqtë’ fituan me rezultatin e thëllë 4-1.

22:33
Neymar i vë afate Barçës, por blaugranat duhet të ruhen edhe nga Reali!

Neymar pret Barcelonën deri në 20 gusht duke i vënë një afat blaugranave. Nga Spanja është ky lajmi i fundit në lidhje me yllin brazilian të PSG, që ka prishur raportet me klubin e tij dhe dëshiron kthimin në Katalunjë edhe pse marrëdhënia e komplikuar mes Barçës e Al Khelaifit nuk e bëjnë aspak të lehtë tratativën. Barcelona mbetet zgjedhja e parë e Neymar, por që gjithsesi e mban një sy nga Bernabeu. Tani për tani, sulmuesi mbetet në pritje të një lëvizjeje nga ish klubi i tij, duke parë se si do të evoluojë situata te PSG.

21:59
Soni Malaj: Kam pasion të madh për artin dhe nuk lodhem asnjëherë së punuari

Soni Malaj, e cila numëron plot 22 vite karrierë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe e preferuar nga publiku shqiptar, pavarësisht se konkurreca kohë e fundit është rritur në tregun muzikor. Një ndër të paktat këngëtare që këndon “live”, ky vit ka qënë tepër produktiv për artisten, e cila përveç projekteve të shumta që ka sjellë, ajo ka dhënë disa performanca të rëndësishme që sigurisht kanë lënë shenjë në karrierën e saj.

21:42
Butrint Imeri, pas shumë kohësh, hyn në “Top 3”

Kanë kaluar thuajse tre muaj që nga koha kur Butrint Imeri ka qënë pjesë e zonën së nxehtë të klasifikimit. Ka qënë pikërisht bashkëpunimi i tij me Majk, “Sa gjynah”, i cili jo vetëm e ka futur në zonën e nxehtë por gjithashtu e ka renditur në vendin e parë.

21:36
SHBA paralajmëron zhvendosjen e trupave nga Gjermania në Poloni

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump në Gjermani, tha të premten se mungesa e gatishmërisë nga ana e kancelares Angela Merkel për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, mund të mos i lërë asnjë zgjidhje Shteteve të Bashkuara përveçse të lëvizë trupat amerikane të vendosura në Gjermani, drejt Polonisë.

21:08
E ardhmja e Grezdës në udhëkryq, Gerard: Ofertat që kanë ardhur nuk na bindin

Karriera e Eros Grezdës është në udhëkryq për momentin. Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare është nxjerrë në merkato nga Glasgoë Rangers pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Steven Gerard por për momentin klubi skocez po mban peng të ardhmen e kuqeziut pasi siç e ka konfirmuar edhe vetë Gerard ofertat që kanë mbrritur për Grezdën nuk kanë qenë ato të duhurat.

20:49
Shtëpia muze e Kadaresë në “Le Monde”, nga makina e shkrimit tek apartamenti me dy dyer nga jashtë

Ndonëse ka vetëm pak muaj që është hapur, muzeu më i ri në kryeqytet, shtëpia e Ismail Kadaresë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e turistëve të huaj dhe të mediave botërore. Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë apartamentit të shkrimtarit të njohur shqiptar i kthyer tashmë në muze, i arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991).

20:29
Fundjava nis me trafik të rënduar në akset kryesore të vendit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe të shumtë janë njerëzit që këtë periudhë zgjedhin të udhëtojnë drejt plazheve apo edhe zonave të freskëta malore. E për këtë arsye qarkullimi në akset kryesore të vendit është rritur ndjeshëm dhe kjo fundjavë ka nisur me trafik të rënduar.

20:16
Rikthehet Casillas pasi pësoi infarkt në maj, Porto i beson sërish

Iker Kasijas frikësoi mijëra tifozë në mbarë botën kur në muajin maj vuajti një infarkt në zemër që për pak sa nuk i kushtoi jetën. Askush nuk e mendoi asokohe se portieri veteran do të rikthehej në futbollin profesionist. Tani skuadra e tij Porto e ka regjistruar për të luajtur në sezonin e ri në ligën portugeze të futbollit.

19:43
Bulevardi pa parkime/ “Zogu i parë”, zgjerohet për këmbësorët. Më shumë lulishte

Bulevardi Zogu i Parë, po i nënshtrohet një projekti sistemues në të gjithë gjatësinë e tij, duke nisur që në afërsi të Sheshit Skënderbej, e për t’u lidhur më pas më Bulevardin e Ri.

19:31
Kthehet edhe ligji për Akademinë e Shkencave, Meta rendit katër shkelje

Pasi refuzoi të dekretojë emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Parlament edhe ligjin për këtë institucion.

19:00
Anglia dhe Uellsi në “blackout”, qytetarët bllokohen nën tokë me metro, fiken edhe semaforët

Pjesë të konsiderueshme të Anglisë dhe Uellsit u goditën pasditen e sotme nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike. Mediat britanike raportuan se mungesa e energjisë shkaktoi kaos në trena dhe metro, ku qytetarët mbetën të bllokuar nën tokë.

18:20
Imazhet e ndaluara të internetit në Kinë

Asgjë nuk e pasqyron fuqinë e qëndrueshme të fotografisë ikonike “Tank Man” sa përpjekjet e marra për ta censuruar atë në internet në Kinë.

18:02
E pabesueshme ç’ndodh në avion – FOTO

Udhëtimet me avion jo gjithmonë janë komode, e aq më pak nëse ato zgjasin për disa orë.

17:51
Përfundojnë intervistat për ‘Kushtetuesen’, KED do përgatisë listën për Kuvendin dhe Presidentin

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Sot janë intervistuar Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari, ndërsa dy ditë më parë u intervistua Besnik Muçi.

17:37
Rehabilitohen rrugët në Lundër dhe Fikas

Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe në zonat periferike për mirëmbajtjen e rrugëve duke i shtruar ato me asfalt.

17:25
Konfirmohet dita dhe ora për shortin e Superligës shqiptare

Makthi merr fund. Kategoria Superiore 2019-2020 do të nisë rrugëtimin e saj, kur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë të shtunë, në orën 11:00, do të hidhet edhe shorti për kalendarin e sezonit të ri. Nuk ka surpriza, në short do të jenë të gjitha skuadrat e paracaktuara si pjesë e kampionatit elitar të futbollit në vend dhe ky, në fakt, është lajmi i madh. Një sinjal konfirmimi se Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari, që para pak javësh u treguan nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit si më problematiket për pajisjen me licencë, do të jenë pjesë e kampionatit.

17:20
Bie nga kati i katërt, ndërron jetë 65-vjeçarja

Një 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës së saj në qytetin e Fierit.

17:15
13 filmat më të frikshëm të kohërave!

Për të gjithë të fiksuarit pas filmave horror, galeria e mëposhtme e fotografive do t’u njohë me 13 prodhimet më të frikshme kinematografike të historisë.

16:36
Pjetri mohoi akuzat, reagon PD: Ja dokumentet që provojnë se nuk ka udhëtuar drejt Italisë

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri, duke rrëzuar, sipas saj, pretendimet se ai ka udhëtuar drejt Italisë gjatë periudhës 2002-2010.

16:33
22 foto hipnotizuese që do “iu bëjnë lëmsh”

Realiteti ndonjëherë mund të jetë një enigmë. Ligjet e fizikës mund të krijojnë iluzione dhe fenomene të mahnitshme optike që na bëjnë të dyshojmë atë që shohim.

16:27
“Shes kokainë sepse anglezët e duan”, dënohet 21 vjeçari shqiptar në Britani

BBC raporton se një shqiptar, shpërndarës droge, i cili pranoi se shiste kokainë sepse “anglezët e duan”, është dënuar me burg. R.Toska, 21 vjeç, është dënuar me 30 muaj heqje lirie pasi në muajin korrik u gjet me një sasi kokaine që kushtonte £850, dokumenta të falsifikuara dhe kishte hyrë në Britani ilegalisht.

16:03
“Zhvatja” cënon integrimin/ Skandali i rëndë në Shkup, në dyshim prokuroria speciale

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer tha se një hetim i pazgjidhur për shantazh në Maqedoninë e Veriut mund të minojë perspektivën e vendit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

15:40
Strakosha do Champions: Portieri mes objektivave të tregut

Në orët e fundit, në tokën gjermane para se Lacio të spostohej në Spanjë për miqësoren me Celta de Vigo- n, portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha renditi kualifikimin në Champions, si objektivin primar të klubit.

15:36
Digjitalizimi, sa e njohim? Flasin qytetarët: Po marrin dekoderat Digitalb

Më 1 shtator është afati i fundit kur programet televizive mund të shihen me mënyrën e vjetër. Rritja e cilësisë së transmetimeve kërkon kalimin në digjital, por si mund të vazhdojnë banorët e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës të vazhdojnë të ndjekin programet e Top Channel. Përgjigjen na e dhanë vetë abonentët e Digitalb.

15:33
Calavera: Kundër çdo kompromisi që dëmton krijimin e një shteti të fortë ligjor në Shqipëri

Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë për Zërin e Amerikës, është shprehur se Vettingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar në Shqipëri.

15:27
Nis sot Premier League: Çdo ndeshje në paketën SuperSport të DigitAlb

Do të nisë sot në mbrëmje në orën 21:00 gara e kampionatit më të fortë të futbollit në planet.

15:23
Rinohet Vlora e vjetër/ Restaurohen 68 objekte shekullore në qytet

Këto janë pamjet e dikurshme të qendrës historike të Vlorës, ndërtesa në rrënim dhe degradim urban. Sot kjo zonë po i nënshtrohet një rehabilitimi total, dhe investimi shkon në 13 milion euro.

15:14
Lagje e re në Ndroq: Ndërhyrje në zonat rurale pranë Tiranës

Një investim i ri shtohet në Njësinë Administrative Ndroq.

15:12
Basha: Tenderat për të vjedhur/ Kreu i PD mbështet dekretet e Metës

Lulzim Basha përshëndeti dekretet presidenciale, të cilat kthyen për rishqyrtim në Parlament, dy koncesionet e rrugës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

15:05
Meta rrëzon koncesionin: “Orikum-Llogara”, ndjekje penale kush bëri kontratën

Pas Thumanë-Kashar, presidenti i republikës ka rrëzuar dhe kontratën e dytë koncesionare të miratuar nga Kuvendi, atë të rrugës Orikum-Dukat.

14:49
Vrasësi i “Diabolik” është shqiptar, hetimet janë fokusuar në Ballkan

Kush e tradhtoi kreun e bandës italo-shqiptare Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe me nofkën “Diabolik” dhe që kanë lodhje me Camorran? Kjo mbetet një enigmë për policinë, e cila tani po heton për vrasje të llojit mafioz. Dikush e nxori atë në pritë Dhe fakti që ai shkoi në një takim në Parco degli Acquedotti dhe tani pas një serie arrestimesh të bandave kriminale, po i çojnë hetuesit tek shqiptarët. “Diabolik”, ka pasur marrëdhënie të ngushta me shqiptarët, por siç duket kohët e fundit ai qëndronte larg tyre.

14:41
Foto/ Aksident në Prrenjas

Një aksident ka ndodhur në Prrenjas, ndërkohë që kanë mbërritur edhe fotot nga vend-ngjarja.

14:32
Korçë/ Vetëhidhet nga kati i pestë 24-vjeçari

Një 24-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

14:27
“Shkrepëtima” në DokuFest: 140 filma në garë, 11 të prodhuar nga shqiptarët

Një vend të rëndësishëm në edicionin e 18-të të DokuFest po zënë edhe filmat e krijuar nga shqiptarët.

14:18
19-vjeçarit nuk i ndalet rritja e barkut, për mjekët mbetet mister

Një 19-vjeçar po vuan nga rritja e pandalshme e barkut të tij.  “Sujit Kumar, nga Muzaffarpur, India, vuri re që stomaku i tij ishte fryrë kur ishte vetëm shtatë vjeç”, thonë media lokale. Por asnjë mjek nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një diagnozë të saktë për rritjen e barkut të tij, i cili […]

14:10
“Hollivudi i errët”/ 50 vite nga ‘masakra’ e Manson

Si një guidë turistike i specializuar në vdekjet e famshme në Hollivud, Scott Michaels, është i vetëdijshëm për magjepsjen e Amerikës me anën e errët të Tinseltoun.

14:05
A e ka shkelur Meta, Kushtetutën? Delegacioni i Komisionit të Venecias vjen në Tiranë më 9 shtator

Pak kohë më parë Kuvendi i Shqipërisë i kërkoi Komisionit të Venecias përgjigje për 8 pyetje në lidhje me detyrat dhe kompetencat e Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke nisur nga caktimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti, përplasjet në KZAZ-të në bashkitë e drejtuara nga përfaqësues të opozitës në vend, 30 qershori dhe deri tek komisioni hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

13:58
Certifikohet gjenerata e parë e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas shndërrimit në ushtri

Forcës së Sigurisë së Kosovës sot i është bashkuar gjenerata e para e rekrutëve të rinj pas miratimit të ligjeve për shndërrimin e saj në ushtri të Kosovës.

13:58
Kërkimet për naftë në Mesdhe. Grekë, amerikanë e izraelitë diskutojnë në Qipro

Me synim kryesor bashkëpunimin për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve, por edhe sigurisë ne Mesdheun Lindor për herë të parë  u mbajt në Athinë  një konferencë e rëndësishme e Ministrave të Energjisë, me pjesëmarrjen e Greqisë, Qipros, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

13:28
Basketboll, Kombëtarja pa stërvitje; Nuk lejohen të futen në fushë për shkak të një kontrate

Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit për meshkuj nuk e ka mbyllur si duhet fazën përgatitore për ndeshjen ndaj Danimarkës që do të luhet më 10 gusht në Kopenhagen.

13:05
Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës reagon ndaj akuzave të PD: I hapur për çdo verifikim

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, mohon të jetë ndaluar nga policia italiane apo të jetë dëbuar nga shteti fqinj, sikundër edhe pretendon Partia Demokratike.

12:53
50 vite nga fotoja e famshme: Përkujtohet ecja e “The Beatles” në vijat e bardha

Disa mijëra fansa të grupit legjendar “The Beatles” u mblodhën në Londër për të festuar përvjetorin e 50-të të fotos së famshme të grupit që shfaqet duke kaluar mbi vijat e bardha dhe që shërbeu si kopertina e albumit “Abbey Road”.

12:38
Dramatike! Burri ngeci midis dy shkëmbinjve për katër ditë

Një operacion dramatik shpëtimi për të çliruar një njeri që kishte ngecur mes shkëmbinjve u nxor nga autoritetet në një xhungël në Batambang, Kamboxhia. Sipas policisë, Sum Bora rrëshqiti mes shkëmbinjve të dielën, teksa u përpoq të kapte elektrikun e dorës, i cili i kishte rënë nga duart.

12:36
Afrikani i Kukësit këndon “Shqipëri, o nëna ime!” – VIDEO

Skuadra e Kukësit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut dhe atmosfera në kampin verilindor duket mjaft entuziaste.

12:28
Italia sërish në krizë, Salvini çon vendin ne zgjedhje

Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, tërhoqi mbështetjen e tij për koalicionin qeverisës në vend të enjten dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme, duke e detyruar Kryeministrin e vendit të kërkojë që ai të justifikojë vendimin e tij për të shkaktuar një krizë politike.

12:25
Gomarica këngëtare, bëhet virale videoja nga India

Një yll indian muzike, aspak ortodoks, ka “rrëmbyer|” zemrat online me dhëmbët e mëdhenj, pellushin e shndritshëm, katër këmbët dhe zërin melodioz.

12:24
Pelegrinazhi në Mekë, tregtarët shumëfishojnë fitimet

Në qytetin e Mekës, të mbushur me dyqane ku shiten ushqime dhe ëmbëlsira, shitësit janë përgatitur të nxjerrin fitime nga pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit. “Biznesi po shkon shumë mirë”, thotë një shitës pranë xhamisë së madhe, vendin e shenjtë të islamit.

12:24
Ndalohen 1300 azilantë, operacioni i FRONTEX në kufi që prej majit

FRONTEX, misioni ndërkombëtar i kontrollit të kufirit bëri publike disa prej rezultateve të punës disa mujore të efektivëve nga disa vende përgjatë vijës së kufirit të gjelbërt në Kakavijë.

12:18
Himarë-Pogradec: Vijon operacioni “Plazh i lirë”

Policia e shtetit, është ndalur në Himarë dhe Pogradec për të vijuar operacionin e koduar “Plazh i lirë”, duke zbatuar në këtë mënyrë planin e posaçëm të masave “për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.

12:15
Vaun e Dejës e merr PS; Ndryshon kryebashkiaku. Pjetri i përgjigjet akuzave të PD

Mark Babani ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetari i bashkisë së Vau të Dejës. Betimin e bëri pas konstituimit të këshillit të ri të bashkisë, mbledhje që u zhvillua në Qendrën Shëndetësore të qytetit, pak metër larg bashkisë.

12:13
Basha për qeverinë: Me paratë që po vidhni, jeni duke blerë burgun

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha dha një mesazh ndaj qeverisë dhe siç ai iu referua, “klientëve të korrupsionit”.

12:12
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Maqedonia e Veriut para Shqipërisë në BE, mund të destabilizojë rajonin

Kryeministri Rama në një intervistë për Medina prestigjioze Euronews nga rezidenca e tij në Dhërmi ka paralajmëruar vendet e Bashkimit Europian se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë.

12:08
Shqiptari i “sëmurë” nga dashuria, rrëmben dhe përdhunon italianen

Një grua italiane, 28 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, u detyrua me forcë të ndiqte ish-in e saj, një shqiptar M.M. 30 vjeç, me precedent penal, nga Siena në Foligno. Këtu ajo u mbajt në një apartament dhe u detyrua për tre ditë të gjata të vuante dhunën seksuale të torturuesit të saj. Dhuna zgjati nga e Mërkura e 31 korrikut deri pasditen e së premtes së 3 gushtit 2019.

11:55
Basha: Modeli i vjedhjes nga Rama, fryrja e kostove të tenderave dhe koncesioneve

Kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka vijuar me akuzat e tij për vjedhje nga ana e qeverisë, për të cilën ai thotë se ka një model tip i regjimeve të korruptuara në botë.

11:54
Fier/ Kultivim bimësh narkotike, policia godet dy raste

Gjatë aksionit të saj, policia e Fierit ka goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku për njërin rast njëri autor është arrestuar e ndërsa po punohet përmes metodave speciale të hetimit për dokumentimin e rastit tjetër.

11:33
Gjendet një viktimë në kanal, policia jep detaje

Rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë, është gjetur një shtetas i pajetë në një kanal me ujë.

11:21
Ky make-up artist nga Kosova po mahnit botën

Edhe më herët kemi shkruar për make-up artistin nga Kosova, Arbër Bytyçi dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm.

11:05
Zyrtari i lartë i policisë çeke viziton pikën kufitare: FRONTEX, sukses në Shqipëri

Zv/Presidenti i parë i Policisë Çeke, Gjeneral Brigade Mgr Martin Vondrasek ka mbërritur në Tiranë, ku u prit nga Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe nga Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj.

10:47
Aksioni anti-informalitet, Rama: Keqardhje për Havanën e famshme, por s’tolerohet askush

Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot me postimet në rrjetin social Facebook të bizneseve që janë ndëshkuar, pasi nuk iu kanë dhënë klientëve kuponin tatimor, duke i shkaktuar dëm financave të shtetit dhe qytetarëve. Duke publikuar fotot e biznesit në fjalë, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se askush nuk është mbi ligjin dhe çdokush do të goditet.

10:38
Garazhi përfshihet nga flakët, digjet automjeti në pronësi të 53-vjeçarit

Një  garazh është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lozhan të Korçës.

10:10
Aksident pranë Bypassit të Fierit, njëri prej mjeteve përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje pranë Bypassit të Fierit në zonën e Baltezës. Dy automjete, njëri tip Opel dhe tjetri tip Golf, janë përplasur  me njeri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

09:53
Aktori i Hollivudit tregon për darkën e tmerrshme me Donald Trump dhe Melania

Woody Harrelson ka folur për mënyrën sesi u detyrua të pijë marijuanë për të duruar një darkë të tmerrshme me Donald Trump dhe gruan e tij Melania. Harrelson ka folur për darkën e vitit 2002, ku zbulon se si arriti në përfundimin se Trump, ishte narcist.

09:38
Gruaja verbohet me acid nga i dashuri i burrit të saj homoseksual

Një grua është verbuar pasi i dashuri sekret i burrit të saj homoseksual e ka sulmuar me acid në fytyrë. Sulmi ka ndodhur në Filipine për shkaqe xhelozie.

09:25
Meta kthen “Orikum-Llogora”: Koncesioni i rrugës shkel konkurrencën e lirë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rrezuar një tjetër koncesion të qeverisë Rama. Bëhet fjalë për projektin e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”, i cili u dha me koncesion.

09:09
Shqiptarët e dëshpëruar punonin në fermat e kanabisit, dëshmia: Më kërcënuan nënën  

Tre shqiptarë “të dëshpëruar” vendosën të punojnë në fermat e kanabisit në Hull për të shlyer borxhet e tyre, pas kontrabandimin në  Britani të Madhe. Halit Mazreku, 24 vjeç, Elson Zani, 23 vjeç dhe Kristjan Kola, 22 vjeç, u kapën duke u kujdesur për fermat e kanabisit në tre banesa në Hull, kur policia bastisi pronat në 26 nëntor të vitit të kaluar.

08:34
Vala e të nxehtit shkakton bilanc lufte në Holandë

“Pothuajse 400 njerëz më shumë vdiqën në Holandë gjatë valës së të nxehtit rekord të Evropës”, tha të premten Agjencia Kombëtare e Statistikave holandeze CBS. “Në total, 2964 njerëz vdiqën në Holandë gjatë javës që filloi më 22 korrik, -tha CBS, -e cila ishte rreth 15% më shumë sesa gjatë një jave mesatare gjatë verës”.

08:22
Maqedonia e Veriut refuzon ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi

Një gjykatë në Maqedoninë e Veriut ka refuzuar një kërkesë serbe për ekstradim për një ish-ushtar të UÇK-së, i cili u arrestua nën një urdhër ndërkombëtar për krime lufte.

07:43
Në limitet e mbylljes së merkatos, Arsenal bën 2 përforcimet e fundit

Arsenal ka bërë dy përforcime cilësore në limitet e afatit përfundimtar të mbylljes së merkatos verore.

07:16
SHBA sanksione Venezuelës/ Reagojnë Kombet e Bashkuara, ndërsa Maduro nis ‘hakmarrjen’

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka kritikuar sanksionet e fundit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Venezuelës duke thënë se ato do të intensifikojnë vuajtjet e miliona njerëzve atje.

06:59
“Lekima”/ Tajfuni i rrezikshëm godet Japoninë, Tajvanin dhe Kinën

Moti i keq dhe i paqëndruesëhm ka bërë që Tajvani dhe Japonia të përgatiten për tu përballuar me një super tajfun që quhet “Lekima”.

05:48
Dëbohet nga SHBA për në Irak, vdes 41 vjeçari

Një 41 vjeçar ka ndërruar jetë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dëbuan në Irak.

03:10
Renée Haferkamp, përkthyesja e Europës që i mbijetoi Holokaustit

Renée Haferkamp ka qenë e pranishme kur janë negociuuar Marrëveshjet e Romës. Pavarësisht Brexit-it dhe nacionalizmit të ri 90 vjeçarja është e qetë dhe ka një këshillë.

02:44
SHBA, arrestohen rreth 700 emigrantë të paligjshëm

Agjentët federalë arrestuan të mërkurën rreth 700 emigrantë pa dokumente gjatë një operacioni në fabrikat e përpunimit të ushqimit në Misisipi, që u vlerësua si më i madhi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara në 10 vjet.

02:00
Nuk ka qetësi në SHBA, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur në Kaliforni

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qetësi këtë javë.

E enjte, 08 Gusht 2019
23:54
Panik tek qytetarët/ Dy tërmete ‘shkundin’ Turqinë

Sot në mesditë Turqia është shkundur nga tërmetet. Sipas raportimit të mediave turke ishin dy tërmetë të njëpasnjëshme që preken Turqinë.

22:52
Dialogu kombëtar për ujin në Gjermani

Kurdoherë me bollëk dhe i kthjellët: Ky është imazhi i gjermanëve për ujin e pijshëm: Një burim, që nuk shteron kurrë. Por ndoshta një ditë njerëzit duhet ta ndryshojnë këtë qasje: E ardhmja e ujit nuk është e sigurt.

22:28
20 foto që tregojnë se natyra zotëron botën

Çdo vit ne presim 7.3 milion hektarë pyje. Njerëzimi e bën të njëjtën gjë me burimet e tjera dhe pasurinë e tokës.

22:07
Serf në Senë/ Parizienët drejt sporteve të ujit

Larg nga resortet në oqeanin atlantik apo në Mesdhe, banorët e Parisit kanë mbërthyer dërrasat e tyre të sërfit apo skitë e ujit dhe po i drejtohen lumit të Senës në kërkim të pak aksioni dhe adrenaline, nga ajo që sigurojnë sportet e ujit. Dhe e bëjnë këtë në periferi të kryeqytetit francez.

21:47
Kjo është arsyeja pse unaza e martesës vendoset në gishtin e katërt

Kur shohim dikë me një unazë në gishtin e tyre të katërt në dorën e djathtë vëmë bast që nuk është i martuar.

21:19
Ekspertët e OKB: Dieta bimore shpëton planetin

Kalimi tek një dietë me bazë bimët mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve të klimës. Ekspertët e kombeve të bashkuara kanë publikuar raportin e tyre për shfrytëzimin e tokës dhe ndryshimet e klimës dhe thonë se konsumi i lartë i mishit dhe produkteve të bulmetit në perëndim, po ushqen ngrohjen globale.