Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Autoritetet kineze janë në alarm maksimal në prag të mbërritjes së tajfunit të fuqishëm Lekima, në brigjet lindore të Kinës. Tajfuni që ka mbërthyer ndërkohë Tajvanin, me erëra që kapin shpejtësinë e 190 kilometrave në orë, pritet të arrijë në Provincën Zhejiang të Kinës, ditën e shtunë.
Ekipet e emergjencës janë angazhuar në këtë rajon për të bërë përgatitjet e duhura, ka thënë ministria kineze e emergjencave.
Ndërkohë, mijëra personave në Shangai u është kërkuar të evakuohen. Paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në disa zona ndërkohë që gjatë fundjavës do të mbeten të pezulluara disa linja hekurudhore.
Lekima është një nga dy tajfunët që ndodhen aktualisht në perëndim të Oqeanit Paqësor. Tajfuni tjetër, Krosa, është nisur drejt Ishujve Guam.
Top Channel