Rikthehet Casillas pasi pësoi infarkt në maj, Porto i beson sërish

09/08/2019 20:16

Iker Kasijas frikësoi mijëra tifozë në mbarë botën kur në muajin maj vuajti një infarkt në zemër që për pak sa nuk i kushtoi jetën. Askush nuk e mendoi asokohe se portieri veteran do të rikthehej në futbollin profesionist. Tani skuadra e tij Porto e ka regjistruar për të luajtur në sezonin e ri në ligën portugeze të futbollit.

Ish portieri i Spanjës dhe Realit të Madridit, tashmë 38 vjeç, është mes emrave që mund të përzgjedhë trajneri për sfidën e hapjes të shtunën kundër Gil Visente. Iker Kasijas, që ishte kapiten i Spanjës vitin 2010 në triumfin e vetëm të iberikëve në një botëror, luajti 725 ndeshje me Realin para se t’i bashkohej Portos.

Një infarkt kardiak në maj e bëri portierin të kalojë 5 ditë nën kujdesin e mjekëve ndërsa Porto gjeti shpejt zëvendësuesin. Ekipi luzitan firmosi me portierin argjentinas Markesin, por tani konkurrenca shtohet me përfshirjen e Iker Kasijas në skuadrën e parë.

Top Channel