Lulzim Basha përshëndeti dekretet presidenciale, të cilat kthyen për rishqyrtim në Parlament, dy koncesionet e rrugës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

“Gjithë koncesionet e Ramës janë të tilla, fry koston disa herë dhe jepja tenderin klientëve pastaj ndaj paratë me klientët”, tha Basha.

Por, Ilir Meta duket se nuk ka të njëjtin mendim me kryedemokratin sa i takon rrëzimit të Ramës me zgjedhje.

“Thelbi i qëndrimit të presidentit është i njëjtë me qëndrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, që ne kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhje. Qëndrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Edi Rama ka qenë i qartë, transparent, i argumentuar dhe tashmë i faktuar”, tha Basha.

Edhe me aleatët mohon të ketë ndasi. Fajin për dështimin e një tryezë dialogu qe do i hapte zgjidhje krizës ja faturon kundërshtarit politik.

“Vizita do të ketë shumë edhe në gusht edhe në shtator, edhe nga ndërkombëtarët. Por pengesa e vetme për ta zgjidhur këtë krizë është Rama”, tha ai.

Basha paralajmëron se vendi po futet në një spirale të rrezikshme përplasjeje, teksa shton se precedentin e ka vendosur vetë Rama.

Në shtator demokratët depozitojnë në prokurorinë shqiptare dhe danezë kallzimin penal për arkitektin e teatrit kombëtar Bjarke Ingels.

Të njëjtën lëvizje ligjore paralajmëroi edhe për koncesionarin e kasave fiskale dhe arkitektin e rikonstruksionit te Universitetit te Arteve.

Top Channel