Kërkimet për naftë në Mesdhe. Grekë, amerikanë e izraelitë diskutojnë në Qipro

09/08/2019 13:58

Me synim kryesor bashkëpunimin për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve, por edhe sigurisë ne Mesdheun Lindor për herë të parë  u mbajt në Athinë  një konferencë e rëndësishme e Ministrave të Energjisë, me pjesëmarrjen e Greqisë, Qipros, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Prania e vetë zv/ministrit të Jashtëm amerikan për burimet e energjisë, Francis Fannon tregon rëndësinë që i jep Uashingtonit marrëdhënieve me Athinën si dhe mbështetjen  e SHBA-së tek krijimi i boshtit Izrael, Qipro, Greqi në Mesdheun lindor sikundër peshë ndaj aleancës së Turqisë me Rusinë dhe Iranin.

“Ram dakord të kemi dhe të forcojmë bashkëpunimin në fushën e Energjisë që përfshin sigurinë kibernetike, atë të infrastrukturës dhe gjithashtu çështjet mjedisore. Vendosëm të shpejtojmë procesin sa i përket gazsjellësit ‘East Med’, i cili është një përparësi për të tre vendet e përfshira”, tha Kostis Hatzidakis Ministri i Mjedisit dhe Energjisë.

Qëllimi i konferencës ka qenë gjithashtu identifikimi i fushave të mundshme të bashkëpunimit energjetik me interes për të katër vendet si dhe për të dhënë një shtytje themelore për një marrëveshje ndërqeveritare në ndërtimin e gazsjellësit ‘East Med’.

Sektori i Energjetikes, sipas zyrtarit të lartë amerikan është tepër i rëndësishëm në fushën e zhvillimit ekonomik si dhe tek  përpjekjet politike të stabilizimit të rajonit. Ai ka theksuar gjithashtu se Greqia është ura lidhëse për BE me veprat energjetike si gazsjellësi TAP,IGB dhe stacioni i gazit natyror të lëngshëm në Revithusa, ndërsa ka mbështetur edhe njëherë të drejtën e Qipros për shfrytëzimin e burimeve të saj në një moment kur Ankaraja ka dërguar në zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros dy anije për kërkime të hidrokarbureve.

Sipas Institutit te Bizneseve Amerikane  bashkëpunimi trepalësh; Izrael, Qipro ,Greqi përbën themelin e sigurisë në shekullin e 21 në Mesdheun Lindor.

 

Top Channel