E hënë, 02 Mars 2020
13:13
Debati për taksën ndaj Serbisë/ LDK kërkon që parlamenti të mbështesë Kurtin në heqjen e plotë të saj

Parlamenti i Kosovës po mban sot një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e taksës.

13:09
Të dënuar për vrasje/ Kush janë dy subjektet që OFL u dërgoi sot formularin

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

13:04
2 marsi i vitit 1444/ Në Lezhë përkujtohet ngjarja historike e Besëlidhjes

Motoja e tubimit të presidentit është për një besëlidhje të re. Por ngjarja historike e 2 marsit 1444, besëlidhja e Skënderbeut po përkujtohet sot në Lezhë.

13:01
Mbi 1000 policë për sigurinë/ Masat për protestën e Presidentit sot pasdite

Tashmë janë të dukshme edhe masat e para të cilat ka marrë policia. Në rrugët të cilat janë paralel me bulevardin dëshmorët e kombit policia ka vendosur shirita në vendet e parkimit, me qëllim moslejimin e tyre.

12:57
Kurti: Reciprocitetin e kemi obligim edhe nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme për taksën, ka thënë se qëndrimi i tij i shpalosur ditë më parë e ka vendosur Kosovën në ofensivë dhe është i duhuri për të ecur përpara.

12:50
Qyteti ku me një qira prej 2000 dollarësh në muaj, merr një mini-dhomë me shtratin pranë …

Në pamje të parë, reklama duket mbresëlënëse: Një apartament me një dhomë gjumi në Camden Town të Londrës, që lëvdon tavanet e larta e punimet me mermer.

12:49
Albin Kurti i shkruan letër Trumpit dhe Pompeos, ja çfarë thotë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

12:43
Komisioni Europian publikon raportin lidhur me ecurinë e reformave në Shqipëri

Komisioni Europian publikon sot raportin e tij lidhur me reformat në Shqipëri, një përditësim i atij të majit 2019, i cili këtë radhë është kryer në linjë me metodologjinë e re, e që pritet të jetë pozitiv si për vendin tonë, ashtu dhe për Maqedoninë e Veriut.

12:43
Fotot/ Besëlidhja presidenciale, zbulohet strategu sigurisë të manifestimit

Siguria natyrshëm është një prioritet për cilindo organizator manifestimesh.

12:40
Shala, Kurtit: Nuk është koha të mashtrosh SHBA-të

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala duke folur në emër të grupit parlamentar tha se taksa u vendos si rezultat për të mbrojtur prodhuesin vendor.

12:39
Vidhet dyqani i celularëve në Urë-Vajgurore, nuk dihen ende autorët

Një dyqan celularësh është vjedhur në Urë-Vajgurore, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët e dyshuar.

12:29
“Frozen” i vërtetë/ Banorët kur zgjohen gjejnë shtëpitë e mbuluara nga akulli

Për dikë tjetër është një mrekulli e vërtetë dimri, por banorët e zonës së Lake Erie në shtetin e Nju Jorkut u zgjuan këtë fundjavë e përjetuan një makth: shtëpitë e tyre ishin mbuluar plotësisht nga një akull i trashë.

12:26
Kaos në MotoGP/ “Covid-19” shtyn garën e Tajlandës

Koronavirusi nuk ka shkaktuar kaos vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera, siç është rasti i MotoGP.

12:22
Derbi i Beogradit/ Përleshje tifozësh para ndeshjes

Kur dëgjon derbin e Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit të shkon menjëherë te tensionet që shoqëron këtë përballje. Ajo e kësaj fundjave nuk bën përjashtim.

12:20
Athina: BE të dalë me strategji të re/ “Refugjatët të shkojnë direkt nga Turqia në vendet përkatëse”

Që kur Presidenti Erdogan hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi është përshkallëzuar ndjeshëm.

12:17
Gjendet ilaçi për koronavirusin! Një firmë amerikane jep shpresë, testet do ti nisë këtë muaj

Një firmë bio mjekësore amerikane njoftoi se do të fillojë studime shtesë klinike të Remdesivir-it, deri më tani ilaçi më premtues për koronavirusin.

12:04
Lady Gaga na futi të dridhurat! Poston video e zhytur në një vaskë plot me akull

Pasi u mungoi fansave të saj, Gaga është kthyer me një projekt shumë interesant, ku shfaqet me një “look pink” në të cilin nga ngelën sytë!

11:58
“Pasuria nga puna në të zezë”/ Rama: Me 84 vota, s’do ketë asnjë shansin që…

Amnistia fiskale dhe penale, propozuar nga kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS-së të shtunën, kishte çështja e tretë që kreu i qeverisë diskutoi në parlament.

11:56
Foto/ Çfarë dekreti do të firmosë Meta mbi këtë tavolinë?

Përpara presidencës ka nisur të ngrihet podiumi nga ku do presidenti do ti drejtohet popullit.

11:51
Rama: Rindërtimi do hapë vende pune. Puna në shtet për ekselentët!

Rindërtimi dhe vendet e reja të punës nga ky proces ishte çështja e dytë tek e cila u ndal kryeministri Edi Rama në parlament.

11:42
Rihanna promovon koleksionin e saj të të brendshmeve dhe duket e mahnitshme! (Foto)

Rihanna është cilësuar si këngëtarja femër më e pasur, në të gjithë botën, me një pasuri më të lartë se sa damat madhështore të pop-it, Madonna, Celine Dion dhe Beyonce.

11:41
Koronavirusi/ Rama: S’kemi asnjë të prekur! Mos u alarmoni nga infodemia

Kryeministri Edi Rama nga parlamenti ka folur për mundësinë e përhapjes së koronavirusit në vend.

11:32
Meta kujton 1444: Mirësevjen Besëlidhja e re/ Lleshaj: Të ruajmë besëlidhjet e vjetra

Data 2 mars mblodhi në Lezhë personalitet të ndryshme për të përkujtuar këtë datë historike për qytetin, por jo vetëm, edhe për mbarë Shqipërinë.

11:27
Erdogan do të diskutojë për Sirinë me Putinin në Moskë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të zhvillojnë këtë javë bisedime në Moskë, në kohën e rritjes së tensioneve në Siri, ka njoftuar presidenca turke më 2 mars.

11:17
Operacioni “Mezhgorani”/ Gjykata e Lartë: Asnjë lloj kontakti të Dvoranit me këtë çështje

Disa ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi publikisht disa të dhëna lidhur me disa veprime dhe rezultate të arritura në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019 dhe një operacioni policor të emërtuar “Mezhgorani”.

11:14
Berlinale: Ariu i artë i jepet filmit iranian

Festivali Ndërkombëtar i Filmit arriti të shtunën pikën kulmore me ndarjen e çmimeve. Ariu i Artë iu dha filmit “Nuk ka djall” të regjisorit iranian, Mohammad Rasoulof, i cili nuk ishte i pranishëm në Berlinale.

11:13
Tërmet tjetër në vend, ja ku ishte epiqendra

Një tjetër tërmet ka goditur vendin tonë sot.

11:11
“Mund të shpërthejë!”/ Punëtorët pozojnë “selfie” me bombën e Luftës së Dytë Botërore në krahë (Foto)

“Selfie të papërshtatshme”, vijnë nga disa punëtorë, të cilët shihen tek pozojnë me një bombë të Luftës së Dytë Botërore në krahë.

11:01
Koronavirusi/ Manastirliu raporton në parlament: Shqipëria asnjë person të prekur!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në parlament, duke folur për koronavirusin tha se Shqipëria nuk ka asnjë person të prekur nga ky virus.

10:57
Putin: Nuk duam luftë me askënd, por…

Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk ka ndërmend të bëjë luftë me askënd, por ai kërkon që t`i bindë vendet e tjera të mos i hyjnë rrugës së konfliktit me Moskën.

10:52
Wuhan/ Shërohet nga koronavirusi 98-vjeçarja, bilanci në botë thellohet

Ndërsa bilanci i vdekjeve nga koronavirusi nëpër botë kapërceu 3.000, nga epiqendra e tij, Wuhani, mbërrin lajmin se një paciente 98 vjecare është shëruar e u dërgua në shtëpi.

10:49
Nis procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Agjencia kundër Korrupsion ka njoftuar se nga dje ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

10:45
Hajdari: Kjo sallë është bërë grupi i miliarderëve! Historitë e naftëtarëve të rrëqethin shpirtin

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari nuk i kurseu sulmet për klasën politike shqiptare. Nga foltorja e Kuvendit Hajdari u ndal tek greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej kohësh nuk marrin pagat e tyre.

10:43
Koronavirusi në Itali: 33 të shëruar të tjerë dhe pesë vdekje të reja!

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka mbërritur në 41; 1700 janë të infektuarit e 83 të shëruarit, përfshirë 33 vetëm 24 orët e fundit.

10:37
“Vrasje makabër”/ U masakrua për vdekje me thikë 15 minuta pasi la fëmijën e porsalindur

Një 24-vjeçar është gjendur i vdekur në makinën e tij VV Polo, pas një sulmi makabër. Teksa po udhëtonte në orët e vona të natës në rrugët e Londrës i riu është sulmuar me thikë brenda makinës së tij.

10:32
Rudina Hajdari ngre zërin në parlament: Unë kam qenë viktimë e dhunës

“Unë kam qenë viktimë e dhunës. Po e them këtu sot, kur kam qenë e re kam qenë viktimë e dhunës”, kështu deklaroi në parlament deputetja Rudina Hajdari.

10:27
Sekuestrohen 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë në qendër të Tiranës/ 7 persona në procedim penal

Policia ka realizuar dy operacione “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë “.

10:22
Media siriane: Forcat turke rrëzojnë dy avionë sirianë

Media shtetërore siriane “SANA” njoftoi të dielën se forcat turke vunë në shënjestër dhe rrëzuan dy aeroplanë sirianë të cilët po fluturonin mbi rajonin e Idlibit. “SANA” njoftoi se pilotët u ulën të sigurt në tokë me parashutë.

10:21
Vdes këshilltari i Khamenei, zyrtari i parë që humb jetën nga koronavirusi

Një këshilltar i Ayatollah Ali Khamenei është bërë i pari zyrtar i parë iranian që humb jetën nga koronavirus pasi vdiq sot në një spital të Teheranit.

10:17
Tragjedi në guroren e Krujës, humbi jetën një punëtor/ Policia arreston 3 persona, 2 të tjerë në kërkim

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në guroren e Krujës, në fshatin Kurcaj, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

10:10
Spiropali: BesëLikja, rruga qorre e atyre që s’e duan Shqipërinë Europiane!

Ministrja e Shtetit per Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në twitter sa i përket thirrjeve të vazhdueshme të Presidentit Ilir Meta për tu bashkuar tubimit të sotëm.

10:04
Presidenti i Argjentinës propozon legalizimin e abortit

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez ka thënë se brenda 10 ditëve do të dërgojë për miratim një projektligj për legalizim të abortit.

10:00
Taksa 100 për qind, seancë e jashtëzakonshme parlamentare sot në Kosovë

Taksa doganore 100 për qind e vendosur nga Qeveria e kaluar e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pritet që të largohet nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, me synimin që të zëvendësohet me reciprocitet ekonomik dhe tregtar.

09:59
Gjendet pa shenja jete 18-vjeçari në Prizren

Policia ka raportuar se në fshatin Medvec të Prizrenit është gjetur pa shenja jete një 18-vjeçar.

09:56
Memushaj protagonist, nxjerr Pescarën nga kriza me një gol në “stilin” Del Piero

Ledian Memushaj nxjerr Pescaran nga kriza me një supergol. Mesfushori i kombëtares shqiptare për një ditë u rikthye në vëmendje të gjithë sportdashësve të futbollit italian, Alex Del Pieron dhe golat e tij spektakolarë nga jashtë zone.

09:51
Kriza e refugjatëve në Greqi – situata po përshkallëzohet

Pasi Ankaraja i hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi është përshkallëzuar. A do të veprojë më në fund Evropa?

09:36
Mega-operacion në Shqipëri dhe pesë shtete të tjera, goditet grupi kriminal i trafikut të drogës

Policia e Shtetit në Brescia të Italisë zhvilloi një operacion të gjerë ku arrestoi një grup personash të dyshuar për krime si trafikimin e drogës, dëmtimet me qëllim plaçkitjen, si dhe mbajtjen dhe trafikimin e armëve.

09:24
Horoskopi javor, nga 02 – 09 mars

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime…

09:13
Koreja Jugore: Phenjani ka lëshuar dy raketa të paidentifikuara në det

Koreja Veriore ka nisur dy raketa të paidentifikuara në det, teksa rifillon të tregojë aftësitë ushtarake që ka, në kohën e negociatave të bllokuara me Shtetet e Bashkuara.

09:13
2 marsi/ Meta kujton 1444: Mirësevjen Besëlidhja e re me Pranverën Kuqezi!

Sot më 2 mars Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ngjarjen historike të Besëlidhjes së Lezhës, ditë kur ai vetë do të mbajë edhe tubim.

09:11
SHBA, konfirmohet viktima e dytë nga virusi vdekjeprurës Covid-19

Viktima e dytë është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga virusi vdekjeprurës Covid-19.

09:10
Aksidenti me një të vdekur dhe 6 të plagosur! Arrestohet shoferi i ‘Benz’-it që u përfshi në aksident mbrëmë

Policia ka arrestuar shoferin e makinës tip ‘Benz’ që u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidentin me vdekje në Fushë Krujë.

09:08
Izraeli mban zgjedhjet e treta në më pak se 12 muaj

Izraeli zhvillon të hënën zgjedhjet e treta në më pak se një vit, me synim të dhënies fund të bllokadës politike, ndërkohë që kryeministri i krahut të djathtë, Benjamin Netanyahu tenton të fitojë një tjetër mandat, ndonëse përballet me padi penale.

09:04
Komisioni Evropian publikon sot raportin për ecurinë e reformave në Shqipëri

Komisionit Evropian pritet që sot të publikojë raportin mbi ecurinë e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria.

08:55
Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon sulmin ndaj kryeredaktorit të web-faqes

Sindikata e Pavarur e RTK-së dënoi ashpër aktin e dhunës ndaj kryeredaktorit të web-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti i cili është sulmuar mbrëmë nga disa persona në një lokal të Prishtinës.

08:49
Dhunohet kryeredaktori i web-faqes së RTK-së

Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona në një lokal të Prishtinës.

08:46
Turkish Airlines ndërpret të gjitha fluturimet me Italinë

Kompania ajrore Turkish Airlines (THY) njoftoi se ka anuluar të gjitha fluturimet e saj drejt Italisë duke filluar nga 1 marsi.

08:39
Koronavirusi/ Numri i viktimave në të gjithë botën arrin në 3000

Numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë në të gjithë botën nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 3.000, pasi Kina raportoi 42 vdekje të tjera.

08:34
Isa Mustafa kërkon heqjen e tarifave – Grenell e quan udhëheqës të guximshëm

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi tha të dielën se heqja e tarifave ndaj mallrave serbe që nga nesër, do të ishte një fillim i mbarë për më shumë përparim.

08:25
Pete Buttigieg heq dorë nga gara presidenciale në SHBA

Pete Buttigieg, ish-kryetar i një qyteti të vogël të Indianas i ka dhënë fund garës për të fituar kandidimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

08:20
Pse disa njerëz e urrejnë vendin ku punojnë?

E urrej punën time! A e keni thënë ndonjëherë këtë shprehje? Apo e keni dëgjuar dikë tjetër duke thënë? A e keni menduar arsyen se pse e keni thënë këtë? Sipas një sondazhi të realizuar nga Korporata Analitike dhe Këshilluese “Gallup”, afër 85% e punonjësve në botë thonë se e urrejnë punën që bëjnë.

08:11
Kinë/ Ulet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi

Vijon të ulet me ritme domethënëse, numri i të prekurve me koronavirus në Kinë, vend i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes botërore të këtij virusi vdekjeprurës.

08:07
Tiranë, sot tubimi i Metës kundër “grushtit të shtetit”

Sot, në orën 17:00 mbahet tubimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta, që siç argumenton ai, ka synim çmontimin e grushtit të shtetit.

07:43
Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë prezente pasdite dhe gjatë mbrëmjes.

E diel, 01 Mars 2020
22:58
Vjen “rokada” në krye/ Reali mund Barçën, El Clasico 2-0

Renditja e kampionatit spanjoll të futbollit ofron një panoramë të re pas ndeshjeve të fundjavës, me rezultatet që intrigojnë edhe më shumë garën për titullin.

22:49
Pamje/ Henri Çili del nga burgu, përqafohet me të afërmit

Pak minuta më parë, Gjykata e Përmetit dha masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.

22:27
Volejboll/ Partizani, kampion i Kupës së Republikës

Në një ndeshje dramatike, të gjatë dhe të bukur me shpirt të fortë gare, e fituar në setin final, Partizani mundi Erzenin duke fituar Kupën e Republikës në volejboll për meshkuj.

22:02
Gaz lotsjellës ndaj emigrantëve/ Policia bllokon 13 mijë persona dhe tenton të mbajë kufirin të mbyllur

Pamjet e fundit televizive nga kufiri greko-turk në pikën e Kastanjës në lumin Evro tregojnë se emigrantët që qëndrojnë ne pjesen turke hedhin guëë, sende të forta dhe bomba me gaz lotsjellës drejt forcave speciale greke.

21:44
“Kodi rrugor, ndryshimet me studim”/ Ekspertët: S’është policia ajo që duhet të marrë frenat në dorë

Ministria e Brendshme dhe Policia rrugore kanë prezantuar ndryshimet në Kodin Rrugor që parashikojnë ashpërsime të gjobave për drejtuesit e mjeteve, kryesisht për alkool, përdorim celulari, apo shkelje të përsëritura. Disa prej tyre, ashpërsime me disa-fish.

21:32
Tragjedi në guroren e Krujës/ Shpërtheu mina, ndërron jetë një punëtor dhe plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në guroren e Krujës, në fshatin Kurcaj, ku një punëtor ka humbur jetën.

21:12
“Mezhgorani”/ Jepen masat e sigurisë për 30 të ndaluarit, Gjykata liron Henri Çilin

Pak minuta më parë, Gjykata e Përmetit ka dhënë masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.

20:47
Dëbora në Shebenik/ Dhjetëra turistë kalojnë fundjavën në Parkun Kombëtar

Nëse kishit menduar se marsi solli pranverën, duket se dimri edhe për pak kohë nuk ka plan të lëshojë territor.

20:31
Orges Shehi, trajner i Kukësit/ Gjici: Duro duhet të kishte dhënë vetë dorëheqjen

As Gega e as Shkëmbi, trajneri i ri i Kukësit do të jetë Orges Shehi.

20:21
“Sami Frashëri” do shembet/ U dëmtua në 26 nëntor, struktura s’i bën ballë një tërmeti tjetër

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, pësoi dëmtime serioze, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

20:15
Përmet, masa për të arrestuarit/ Gjykata në seancë maratonë, prokuroria ka kërkuar burg për 28 persona

Në Gjykatën e Përmetit po vijon që prej mesditës seanca për dhënien e masës së sigurisë për 30 të arrestuar të operacionit “Mezhgorani”.

20:11
Piktori shqiptar në Milano: S’jam i frikësuar, por vigjilent/ Po zbatoj çfarë na kërkuan autoritetet

Igli Marion jeton në Milano prej më shumë se 10 vitesh. Piktorin shqiptar ashtu si të gjithë italianët të dielën e përfshiu një valë paniku prej koronavirusit, por tani situata po i kthehet normalitetit.

20:05
Krimet zgjedhore në SPAK/ Përgjigjja e Olsian Çelës: Të riformulohen propozimet e PD-së

Propozimet e demokratëve për rishikimin e rolit të prokurorisë në zgjedhje dhe kalimin e hetimit të korrupsionit zgjedhor si pjesë e kompetencave të SPAK, u panë me rezerva nga socialistët, të cilët i kërkuan menjëherë mendim Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Cela.

19:47
“Shet arrestimin e Çilit, sikur ka arrestuar Toto Rinon”/ Meta thumbon Gjonajn, nuk harron as Dvoranin

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, përpos denoncimit të ligjit për Dividentin dhe cekjes së temës Haradinaj-Rama, sa i takon deklaratës së këtij të fundit, presidenti i Republikës nuk la pa thumbur ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe pa komentuar arrestimin e analistit Henri Çili.

19:33
Heqja e taksës/ Meta për Ramën: Gruaja e Bilalit po provokon Haradinajn

Gjatë konferencës për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndër të tjera, ceku edhe çështjen Rama-Haradinaj, pas komenteve të kryeministrit Rama, për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

19:13
“Mavri Kuvendi shkeli me 2 këmbët ligjin”/ Meta: Sekti mafioz i Rilindjes po dhunon Kushtetutën

Ashtu siç u lajmërua nga zëdhënësi i tij, presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp ku denoncoi miratimin e ligjit për Dividentin (për Tatimin mbi të Ardhurat).

18:59
Itali/ 34 të vdekur dhe 1700 të infektuar, kisha San Luigi në Romë mbyll dyert

34 viktima dhe 1700 të prekur, ky është bilanci aktual i koronavirusit në Itali.

18:39
FOTO/ Presidenca nis 24 orë përpara përgatitjet për Besëlidhjen

Kur kanë mbetur edhe 24 orë kohë nga nisja e tubimit të Besëlidhjes, thirrur nga presidenti Ilir Meta kanë nisur përgatitjet përkatëse.

18:31
Tiranë-Fushë Krujë/ Përplaset autobusi me makinën, vdes drejtuesi i saj dhe plagosen 6 pasagjerë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

18:27
Shpresë nga Kina! U infektua me koronavirus, shërohet pacientja

Shërimi i një pacienteje 98-vjeçare në Wuhan, Kinëvendin prej nga ku shpërtheu virusi famëkeq, Covid-19 jep shpresë në kurimin e personave të moshuar, të cilësuar si grupi më i rrezikuar nga koronavirusi, nisur nga mosha e viktimave.

18:03
Kryetari i LDK-së pro heqjes së taksës, reagon Grenell: Mustafa, lider guximtar

Pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se duhet të hiqet plotësisht tarifa ndaj produkteve serbe, ashtu siç po kërkon SHBA-ja, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell e ka mirëpritur qëndrimin në fjalë.

17:55
Frika nga koronavirusi/ Videoja e berberit “të kujdesshëm” bëhet virale

Në një kohë kur bilanci botëror është thelluar në 2,995 viktima dhe 87,716 të infektuar nga koronavirusi, një berber nga Kuvajti duket se e ka marrë tepër seriozisht të mbrojturit nga virusi në fjalë.

17:44
Si ta kuptoni nëse dikush po ju spiunon në Facebook

Nëse dyshoni se dikush po ju spiunon apo ka hyrë në llogarinë tuaj, Facebook ju jep mundësinë ta kontrolloni ose parandaloni atë.

17:33
Frika nga koronavirusi, mbyllet muzeu i Luvrit

Shpërthimi i virusit të rrezikshëm me origjinë nga Kina, Covid-19 i ka detyruar shtetet në mbarë globin të marrin masa të forta për të parandaluar dhe frenuar një përhapje në masë.

17:13
Koronavirusi “detyron” Vatikanin të marrë masa!

Në kohën kur koronavirusi është shndërruar në një shqetësim global, dhe tashmë i ka mbërritur në oborr, Vatikani është detyruar të marrë masa.

17:07
Policia sekuestron në Moskë “makinën e Batman-it”

Një makinë e modifikuar, jashtëzakonisht e ngjashme me Batmobile, e shfaqur në një nga filmat e fundit të Batman, është konfiskuar në Moskë.

16:57
“Për të denoncuar një krim të tmerrshëm kushtetues”/ Meta, konferencë për shtyp

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi bën me dijeni se ditën e sotme, kreu i shtetit, Ilir Meta do të japë një konferencë për shtyp.

16:52
Koronavirusi/ A duhet vendosur maska për të evituar infektimin?

Frika nga koronavirusi dhe përhapja e madhe e tij, ka bërë që shumëkush, në përpjekje për t’u mbrojtur, t’i drejtohet farmacive për të blerë maska apo elementë të tjerë mbrojtës, duke i vendosur edhe këto të fundit përballë një situate të papërballueshme.

16:45
Kryeministri britanik dhe partnerja e tij, në pritje të një fëmije

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie Symonds, po presin një fëmijë.

16:38
Manifestimi më 2 mars/ Basha: Së bashku me bashkëqytetarët e mi, në mbrojtje të kushtetutës

Sot, një ditë para manifestimit të 2 marsit, organizuar nga Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, përmes një postimi në Facebook.

16:32
Luftë kundër duhanit! Francë, një paketë 10 euro

Çmimi i një pakete cigaresh në Francë ka shënuar një rekord të ri. Një paketë mund të blihet tani për jo pak, por 10 euro.

16:20
Festivali i Berlinit, triumfon regjisori iranian

Regjisori disident iranian, Mohammad Rasoulof, fitoi çmimin e madh të festivalit të filmit në Berlin, për “There Is No Evil”, një vepër kritike për dënimin me vdekje në vendin e tij.

15:48
Nisin përgatitjet për Besëlidhjen/ Lezhë, 2 marsi i 1444

Në 2 mars të 1444 në katedralen e Shën Nikollit Skënderbeu mblodhi besëlidhjen e Lezhës.

15:38
Kisha e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit, pret vizitorë në vigjilje të Pashkëve

Manastiri dhe kisha e Shën Mërisë Hyjlindëse e cila është ndërtuar në një truall piktoresk në ishullin e Zvërnecit, buzë lagunës së Nartës e bën atë një atraksion per te gjithë turistet vendas e të huaj që vizitojnë qytetin e Vlorës.

15:30
Rama nxjerr Kongresin në shesh/ Me të rinjtë e FRESSH sfidon Metën, përgjigjet Presidenca

Një ditë para manifestimit presidencial të 2 marsit, Edi Rama zbriti kongresin e partisë në shesh para zyrës së Ilir Metës. Një mesazh mesa duket forcë në numra, të cilin Kryeminitsri beson se Presidenti nuk e gëzon.

15:27
Mustafa: Taksa të hiqet ashtu siç po kërkon SHBA-ja, deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Qeverisë mbështetje pa rezerva

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës.