Siguria natyrshëm është një prioritet për cilindo organizator manifestimesh.

Këto foto të Top channel tregojnë se presidenca ka angazhuar për çështjet e sigurisë së manifestimit thirrur nga presidenti Meta, një njeri me eksperiencë në çështjet policore.

Ai është Shemsi Premçi ish drejtor i emergjencave civile por muajt e fundit i punësuar në presidencë si këshilltar i presidentit për çështjet e emergjencës.

Zoti Premçi sic shihet nga fotot flet me një patrullë policie e stacionuar përpara presidencës duke dhënë orientimet e nevojshme.

Të shtunën vetë presidenti Ilir Meta tha se qytetarët duhet të kenë zero frikë dhe se ai ishte takuar me drejtuesit e policisë së shtetit ku i kishte kërkuar sa më pakë forca policore.

Eksperienca e zotit Premçi është një garanci e shtuar në mbarëvajtjen e sigurisë e në tilla kushte me pamëdyshje ai mund të quhet strategu sigurisë presidenciale në këtë manifestim kuq e zi siç e ka quajtur kreu shtetit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel