Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala duke folur në emër të grupit parlamentar tha se taksa u vendos si rezultat për të mbrojtur prodhuesin vendor.

“Kosova ka një bilanc negativ tregtar. Në dy vitet e fundit janë përkrahur prodhuesit vendor. Ministria e Tregtisë i propozoi Qeverisë që të ndërmarrë masa mbrojtje, për të mbrojtur prodhuesin kosovar”, tha Shala.

Ai tutje iu drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se keni ndryshuar shumë kohëve të fundit.

“Kryeministër duke pasur parasysh se keni ndërruar shumë kohëve të fundit, po ua kujtoj disa çështje: Serbia çdo ditë punon për të zhbërë shtetin e Kosovës, Serbia vazhdimisht kërcënon qytetarët e Kosovës sidomos ata të komuniteti serb, Serbia në mënyrë të paligjshme mbështet e financon strukturat paralele. Ti kryeministër ke tentuar ta mashtrosh popullin tonë që nga konferenca e Ramubjesë, dhe për çdo gjë tjetër të mirë që i ka ndodhur Kosovës deri më tash”, tha Shala.

Deputeti Shala iu drejtua kryeministrit se nuk është koha më për të mashtruar qytetarët, e as mikun më të madh të Kosovës, SHBA-të.

Top Channel