Kur dëgjon derbin e Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit të shkon menjëherë te tensionet që shoqëron këtë përballje. Ajo e kësaj fundjave nuk bën përjashtim.

Përpara kësaj sfide pranë stadiumit u shënuan incidente mes Grupimit Deli të Crvena Zvezdës dhe atij Grobari të Partizanit të Beogradit. por historitë shkuan edhe më tej teksa pati përplasje edhe mes vetë tifozëve të partizanit të Beogradit.

Përplasjet mes tifozëve të Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit ndodhën në kryëzimin mes Lamartinova dhe nebojsa Street dhe ata që sulmuan të parët ishin pikërisht tifozët e Partizanit të Beogradit që në atë moment ishin më shumë. Në fund bilanci foli për 3 persona të plagosur që u dërguan në spital, ndërkohë që konflikti vijoi edhe në një sektor të stadiumit Marakana ku u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjendjen.

Top Channel