Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona në një lokal të Prishtinës.

RTK njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës në lokalin “Friends Aveny” në kryeqytet.

Ahmeti ka deklaruar se nuk e di pse arsyen se pse është sulmuar, ndërsa shtoi se është kërcënuar me jetë.

“Pesë vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.

Siç bëhet e ditur, policia dhe prokuroria janë duke e hetuar rastin.

Top Channel