Aksidenti me një të vdekur dhe 6 të plagosur! Arrestohet shoferi i ‘Benz’-it që u përfshi në aksident mbrëmë

02/03/2020 09:10

Policia ka arrestuar shoferin e makinës tip ‘Benz’ që u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidentin me vdekje në Fushë Krujë.

Policia njofton se është arrestuar H.Sh. 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Tapizë duke drejtuar makinën tip “Benz” u përplas me një “Volkswagen” dhe më pas me autobusin e udhëtarëve nga Shkodra.

“Ky shtetas në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” e më pas është përplasur me mjetin autobuz tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi F.Xh.,59 vjeç, si dhe kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh.,A.Xh.,R.D.,M.D.,T.Gj.,K.Gj.,T.L.,Xh.L., pasagjerë në mjetet “Volksvagen” dhe autobuz “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

  Tiranë-Fushë Krujë/ Përplaset autobusi me makinën, vdes drejtuesi i saj dhe plagosen 6 pasagjerë (VIDEO)

Top Channel