Memushaj protagonist, nxjerr Pescarën nga kriza me një gol në “stilin” Del Piero

02/03/2020 09:56

Ledian Memushaj nxjerr Pescaran nga kriza me një supergol. Mesfushori i kombëtares shqiptare për një ditë u rikthye në vëmendje të gjithë sportdashësve të futbollit italian, Alex Del Pieron dhe golat e tij spektakolarë nga jashtë zone.

Pescara pas 3 humbjesh radhazi u rikthye te suksesi në Serie A, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Ascolin. Në minutën e 81-të Memushaj shënoi golin e fitores nga një pozicion i prirët në limitet e zonës. Një gol fantastik ky i kuqeziut që mori duartrokitjet e shokëve të skuadrës dhe stafit teknik të Pescarës. Ky ishte goli i tretë për Ledian Memushajn në këtë sezon të Serie B me 33-vjeçarin që është një titullar fiks te Pescara.

Top Channel