E premte, 15 Nëntor 2019
11:40
Ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave që lindin parakohe

Shoqata e Neonatologëve të Kosovës ka shënuar Ditën Botërore të Prematurëve apo të porsalindurve me ç’rast u tha se ndër vite ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave që lindin parakohe.

11:35
Reforma Zgjedhore/ Komisioni i Posaçëm zgjatet deri më 15 shkurt

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi që të zgjatet afati i veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm për realizimin e Reformës Zgjedhore.

11:32
“Më 25 nëntor do i prezantoj publikut platformën kundër KÇK-së”

Platforma e kryeministrit Edi Rama kundër të ashtuquajturit grupi “kap ça të kapësh” në drejtësi, do të prezantohet më 25 nëntor. Është vetë Rama që e bën të ditur prezantimin e kësaj platforme, teksa po flet në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

11:28
Gruan nga Prishtina e rrahin vajza dhe dhëndri

Policia e Kosovës njofton se një grua nga Prishtina ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vajza dhe dhëndri i saj, të cilët janë duke jetuar në një shtëpi të përbashkët.

11:27
Edhe 337 ushtarë të rinj i bashkohen FSK-së

Rreshtave të Ushtrisë së Kosovës iu bashkuan sot edhe 337 ushtarë të cilët kanë përfunduar ke sukses trajnimin bazik në qendrën e stërvitjeve bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

11:26
Grabitet para në një pikë e kembimit valutor në Gjilan

Policia njofton se në rrugën “Adem Jashari”, në një person ka raportuar se tre persona të maskuar me përdorim force kanë depërtuar në lokalin – këmbimoren e tij dhe kanë vjedhur kasafortën në të cilën sipas ankuesit ka pasur: dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe euro.

11:25
Ngërçi me ‘Kushtetuesen’, Rama: Zgjedhja jonë u dakordësua 100% me aleatët strategjikë

Nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta për presidentin Ilir Meta, për shkak të ngërçit të krijuar me Gjykatën Kushtetuese. Sa i përket zgjedhjes së dy anëtareve të kësaj gjykate nga mazhoranca dhe hyrjes automatikisht të anëtares tjetër, Arta Vorpsi, Rama tha se veprimet janë dakordësuar 100% me aleatët strategjikë të Shqipërisë.

11:24
Milaim Zeka: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milam Zeka, beson se vendi sërish do të shkojë në zgjedhje.

11:22
Në Kosovë ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave

Në konferencën e parë të Shoqatës së Neonatologëve të Kosovës u tha se përkushtimi dhe puna e në këtë sektor ka bërë që të ulet numri i vdekjeve të foshnjave të lindura para kohe.

11:22
Terapi kundër homoseksualitetit? Thuhet se ka ndryshuar orientimin e njerëzve…

Quhet zyrtarisht “terapia e konvertimit”, ose e “riparimit”; fillesat i ka në SHBA, e tani po përhapet dhe në Evropën Veriore.

11:21
2523 qytetarë të Kosovës të vdekur në aksidente që nga paslufta

Që nga paslufta kanë vdekur 2523 persona nga aksidentet në trafik dhe ky numër konsiderohet alarmant, ndërsa mesatarisht në vit numri i aksidenteve me fatalitet është 122.

11:20
Zvicra e Suedia kërkojnë kualifikimin në Euro 2020

Tetë ndeshje pritet të luhen sot në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

11:18
Eshtrat e Zhitisë më 23 nëntor rivarrosen afër Demaçit

Eshtrat e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, më 23 nëntor do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani.

11:17
Anëtari i VV-së akuzon vëzhguesit e Nismës në QNR për ngacmime seksuale

Nisma për Kosovën ka reaguar sot duke thënë se VV po shantazhon dhe kërcënon vëzhguesit e tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

11:10
Fëmija gjeni! 9-vjeçari gati të mbyllë Bachelor- in

Besojeni ose jo, por një fëmijë gjeni pritet të diplomohet në nivelin Bachelor, ndërkohë që është veçse 9 vjeç.

11:09
Njëvjetori i protestës studentore, Lëvizja për Universitetin njofton rikthimin te Ministria e Arsimit

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e protestës studentore, Lëvizja për Universitetin paralajmëron rikthimin e protestës përpara Ministrisë së Arsimit.

11:01
Atentati në Shkozet/ Avokati kërkon lirimin e Redjan Rrajës, ja cila gjyqtare do shqyrtojë kërkesën

Pasi avokati i Redjan Rrajës apeloi masën e sigurisë dhe i kërkoi gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda të lironte 34-vjeçarin, i arrestuar për atentatin në Shkozet, Gjykata e Apelit për Krimet ka hedhur shortin dhe ka caktuar gjyqtaren Albana Boksi.

11:01
Eja në Leusë, arratisu me mua

Është e bukur, se si një fshat merr emrin nga një shenjtore. Shenjtorja Eleusë, mëshironjësa e kishës së vjetër 400 vjeçare në fshatin Leusë të Përmetit.

10:45
Meta: Përpjekja për të kapur sistemin e drejtësisë është e dështuar dhe e vdekur

Të dështuara dhe të vdekura i ka konsideruar presidenti Ilir Meta përpjekjet, sipas tij, për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe nëpërmjet saj edhe kapjen e të gjithë sistemit të drejtësisë.

10:43
Debat në seancën e jashtëzakonshme/ Gjuzi: Duam 45 minuta kohë t’i hedhim një sy rezolutës

Ka nisur me një debat seanca e sotme në Kuvend, një seancë kjo e jashtëzakonshme për të miratuar projekt-rezolutën ndaj presidentit Ilir Meta, sa i takon çështjes problematike të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

10:25
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, Balla: Ky president do mbahet mend si kundërshtari më i madh i Kushtetueses

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për të miratuar projekt- rezolutën ndaj presidentit Ilir Meta, sa i takon çështjes problematike të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

10:18
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari i rrezikshëm në Dibër

Një person i shpallur në kërkim dhe i cilësuar me rrezikshmëri shoqërore ka rënë në pranga nga policia e Matit, Dibër.

10:07
“41 bis”, Gjonaj pret prokurorin e Antimafias italiane: Bashkëpunim për goditjen e krimit të organizuar

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj priti Prokurorin Kombëtar të Drejtorisë Antimafia dhe Antiterrorizmit në Itali Federico Cafiero De Raho, me të cilin ka implementuar një sërë bashkëpunimesh institucionale me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

09:48
Nisma: VV po kërcënon dhe shantazhon vëzhguesit në QNR

Nisma Socialdemokrate është ankuar se vëzhguesit e saj kanë vërejtur parregullsi dhe janë duke u përballur me presione nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

09:45
Rreth 14 milionë persona ndoqën seancat publike për hetimet rreth Trumpit

Rreth 13.8 milionë persona në Shtetet e Bashkuara kanë shikuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ditës së parë të seancave dëgjimore publike në hetimet e udhëhequra nga demokratët, për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump.

09:38
Forcat e Armatosura/ Përzgjidhen qitësit më të mirë në kampionatin e zhvilluar për herë të parë

Në kampionatin e zhvilluar për herë të parë me pushkët dhe pistoletat sportive, janë përzgjedhur qitësit më të mirë të Forcave të Armatosura.

09:22
Vazhdon aksioni në Astir! IKMT shemb 2 objekte dykatëshe

Teksa zonën e Astirit është rrethuar mëngjesin e sotëm nga forca të shumta policore, punonjësit e IKMT-së kanë vazhduar procesin e shembejve duke prishur 2 godina dykatëshe.

09:06
Tiranë- Gjendet një trup i pajetë në trotuar

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

08:45
Policia “rrethon” Astirin/ IKMT rinis aksionin e shembjeve

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur zonën e Astirit të rrethuar nga forca të shumta policore. IKMT-ja ka nisur sërish aksionin, përsa i takon prishjes së objekteve.

08:37
Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferrllari mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese

Mëngjesin e sotëm, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferrllari kanë mbërritur në Gjykatën Kushtetuese.

08:23
Zvarritjet e procesit zgjedhor në Kosovë

Deri në tri javë mund të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve në Kosovë. Certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në shtator duhet të presë ende.

08:12
Trashi: Nuk zbatuam detyrat e trajnerit, por shohim përpara

Pas golit të shënuar në Moldavi, Lorenc Trashi bindi trajnerin Edi Reja për të marrë sërish një fanellë titullari në ndeshjen me Andorrën, por këtë herë nuk arriti të dilte në lojën e tij dhe mbeti në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë.

07:53
E fshehur në banane, policia sekuestron 1.2 ton kokainë

E fshehur në një kontenier me banane, policia ka sekuestruar më shumë se një ton kokainë në portin Tauro, në Kalabri, në jug të Italisë.

07:41
Parashikimi i motit/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët.

07:32
Manaj: Ishim të përqendruar, por gabuam te golat e kundërshtarit

Rey Manaj shënoi golin e barazimit ndaj Andorrës, por shpërdoroi disa mundësi të tjera, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim. Në intervistën e dhënë për emisionin “Kuqezi” në Supersport, sulmuesi lushnjar mohoi që skuadra të ishte e shpërqendruar, por evidentoi gabimet në golat e pësuar.

07:28
Tërmet 7.1 ballë, jepet alarmi edhe për cunam

Një tërmet i fuqishëm ka goditur provincën Maluku në Indonezi.

07:01
Si të ruani në ngrirje shegën dhe lëngun e saj

Shega është një frut i mrekullueshëm dhe plot vlera për shëndetin e njeriut. Ajo duhet konsumuar rregullisht gjatë gjithë vitit por fatkeqësisht stina e shegës nuk zgjat shumë.

06:52
Ja 5 ushqimet që duhet përdorur për pastrimin e organizmit

Një trup në formë, ushqyerja e shëndetshme dhe shëndeti i mirë janë ndër prioritetet që secili duhet të ketë parasysh kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit. Prioritete që shpesh herë dhe pa dashur i lëmë edhe pas dore. Hapi i parë drejt përmbushjes së këtyre objektivave është pastrimi i organizmit në brendësi të tij, një proces që njihet si detoksifikim.

06:27
Më shumë hithra në vjeshtë për një imunitet më të fortë në dimër

Hithra është një barishte shumë e pasur në vlera për trupin e njeriut. Ajo është e pasur në fibër, kalcium, magnez, proteinë apo vitaminat A dhe B6.

05:38
Pompeo: Nuk heqim dorë nga lufta kundër ISIS-it

Shtetet e Bashkuara premtuan se nuk do të heqin dorë nga lufta për të zhdukur grupin terrorist Shteti Islamik, ndërkohë që u bënë thirrje aleatëve të marrin më shumë përgjegjësi për luftëtarët e huaj dhe për rindërtimin e Irakut dhe Sirisë.

04:32
Premtimet e Oliverit për zgjerimin dhe fqinjësinë e BE-së

Ai ishte kundërthënës përpara se të hynte në sallë, por kandidati për t’u bërë komisionar i ardhshëm i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së, hungarezi Oliver Varhelyi, kishte një paraqitje konform standardeve gjatë seancës së tij konfirmuese në Parlamentin Evropian, më 14 nëntor.

03:09
Gjykata mohon kërkesën e Pres. Trump lidhur me taksat

Një gjykatë federale e apelit mohoi kërkesën e Presidentit Donald Trump për një seancë të re dëgjimore lidhur me një padi që synoi të parandalojë Dhomën e Përfaqësuesve që të marrë të dhëna mbi financat e tij.

02:25
Influencerat me fitime marramendëse/ Reklama në erën dixhitale

Paratë e bëra nga ata që tashmë njihen si social-media influencers, është rritur me ritme meteorike vitet e fundit. Sipas një raporti të fundit, çmimi mesatar i një fotoje të sponsorizuar në Instagram është rritur nga 134 dollarë në 2014 në 1642 dollarë në 2019.

01:25
Kroaci/ Zgjedhjet presidenciale mbahen më 22 dhjetor

Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor. Data u njoftua nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

00:50
Hysaj: E morëm lehtë ndeshjen, me Francën ndryshon “muzika”

Elseid Hysaj luajti 45-minutëshin e dytë në ndeshjen ndaj Andorrës, ku Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, ndërsa në intervistën e dhënë për “Kuqezi” në Supersport, kapiteni i kuqezinjve pranoi se skuadra e mori lehtë takimin.

00:22
Dështojnë Shqipëria dhe Kosova, të dielën sfidat me Francën dhe Anglinë

Duhej të ishte sfida që do të shënonte rekordin e pikëve për Kombëtaren Shqiptare, por kuqezinjtë bënë bllofin në kualifikueset e Euro 2020 ndaj Andorrës. Në Elbasan Arena, kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në një sfidë ku lojtarët u dukën sikur ishin më shumë me mendje te Franca.

E enjte, 14 Nëntor 2019
23:56
Balaj: Duhej të guxonim më shumë, gabuam në pësimin e golave

Bekim Balaj u rikthye titullar dhe gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Andorrës, por në fund kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim, që i la një shije të hidhur edhe sulmuesit shkodran.

23:24
Barazimi ndaj Andorrës/ Reja: Ishim të ngadaltë, shpresoj të ndryshojmë ndaj Francës

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja nuk e fshehu zhgënjimin për barazimin 2-2 ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, teksa në lidhjen direkte me emisionin “Kuqezi” në Supersport, pranoi se skuadra nuk dha atë që pritej dhe se ishte e lexueshme në lojë.

22:54
Open/ Shembja e shtëpive, banorët e “Astirit” nuk i mbajnë lotët në studio

Sonte emisioni “Open” në Top Channel u dedikohet banorëve të Unazës së Re në kryeqytet, të cilët po tregojnë historitë e tyre me shembjet e shtëpive. Teksa tregonin historitë e tyrë banorët u prekën dhe u përlotën në studio.

22:51
Sytë nga National League, Kosova nuk ia del dot nga kualifikueset

Kosova nuk ka mundur që të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Çekisë duke u mposhtur me rezultatin 2-1 dhe tashmë nuk ka asnjë mundësi që të kapë vendin e dytë.

22:49
Me mendje tek Franca, dështojnë ndaj Andorrës

Shqipëria nuk ka mundur që të fitojë dot kundër Andorrës duke barazuar me rezultatin 2-2 në Elbasan Arena dhe tashmë i thotë lamtumirë edhe vendit të tretë.

22:33
“Kërko falje ose të nxjerr jashtë”, Vasili debat me Balliun. Banorët e “Astirit” distancohen nga dhuna ndaj gazetarit

Debate të forta në emisionin “Open” në Top Channel u bënë mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe moderators Eni Vasili.

22:27
Çekia “përmbys” Kosovën, Europiani një hap më larg

Çekia ka përmbysur rezultatin në ndeshjen kundër Kosovës duke realizuar edhe golin e dytë në pak minuta.

22:16
Barazon Çekia ndaj Kosovës

Çekia ka barazuar në minutën e 71 me anë të Kral në ndeshjen kundër Kosovës.

22:13
Open/ Aktivisti Ervin Goci: Po vidhet çdo centimetër tokë. Malltezi: Dhuna te “Astiri” mund të evitohej

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, që u arrestua në protestën e banorëve të “Astirit” në kryeqytet, foli në emisionin “Open” në Top Channel për arrestimin e tij dhe për përplasjet mes banorëve dhe policisë.

22:07
Super gol, Atdhe Nuhiu kalon Kosovën në avantazh

Kosova ka shënuar një super gol në takimin që po zhvillon në Çeki me anë të Atdhe Nuhiut në minutën e 50-të të takimit.

22:06
Pushime në Brezovicë? Rruga mbyllet për dy ditë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë ka informuar se është mbyllur përkohësisht rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit. Mbyllja ka ardhur për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit).

22:02
Dy gola të shpejtë në Shqipëri-Andorra

Ka ndryshuar rezultati i ndeshjes Shqipëri-Andorrë me fillimin e pjesës së dytë, me miqtë që shënuan për 1-2 në minutën e 49-të me anë të Martinez.

22:01
FOTO/ Gjakoset sfida Çeki-Kosovë

Gjatë ndeshjes Çeki-Kosovë që po luhet në këto momenti, futbollisti i Dardanëve Mërgim Vojvoda është gjakosur.

21:46
Skandal/ “Kosova është zemra e Serbisë” gjatë himnit të Kosovës në Çeki

Tifozët çekë i kanë nisur provokimet e tyre edhe gjatë luajtjes së himnit të Kosovës në ndeshjen që po luhet në Pilsen për llogari të kualifikueseve të “Euro 2020”.

21:39
Përfundojnë pjesët e para Shqipëri-Andorra dhe Çeki-Kosovë

Ka përfunduar me rezultatin 1-1 pjesa e parë midis Shqipërisë dhe Andorrës në takimin që po luhet në Elbasan Arena për llogari të kualifikuesve të Euro 2020.

21:32
Përballja me banorët e “Astirit”, Arbjan Mazniku tërhiqet nga emisioni “Open”

“Teatri i Astirit” është tema që po trajtohet sot në emisionin “Open” në Top Channel, ku të ftuar janë banorë të Unazës së Re në kryeqytet, përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe gazetari Andi Bushati.

21:12
I diplomuar në Yale, dikur punonte në Wall Street, ka 10 vite që endet rrugëve

Edhe pse kishte diplomë në ekonomi nga një prej universiteteve më prestigjiozë, Yale, dhe përvojë pune në Wall Street e Hollivud, Shon Pllezënts ka 10 vite që jeton rrugëve të Los Anxhelosit, si i pastrehë.

21:09
Andorra shënon gol, i dyti në eliminatore

Andorra ka barazuar rezultatin kundër Shqipërisë në “Elbasan Arena” në minutën e 18-të me anë të Martinez.

21:02
Orikum/ 20 kg kanabis në banesë, Policia arreston dy persona në flagrancë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Policinë e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e shtetasit F.B., në Orikum, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kilogramë, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

21:00
Shqipëria në avantazh, shënon Bekim Balaj

Është zhbllokuar rezultati në Shqipëri-Andorra që në minutën e gjashtë me gol të Bekim Balajt.

20:38
Vajza e Youtube vlerësohet me çmim

15-vjeçarja Niki Lilli, e famshme në Youtube, ka arritur të intervistojë në kanalin e saj një kryeministre, do të jetë fituesja më e re e Çmimit të Veçantë Bafta.

20:38
Kosovë/ “U ndëshkuan me votë”, kush mbeti jashtë kuvendit

Zgjedhjet e 6 tetorit, lanë jashtë kuvendit të Kosovës, disa deputetë që kanë përfaqësuar partitë politike në dy ose më shumë legjislatura, përfshirë edhe figura qendrore të tyre.

20:30
Fiks Fare/ Prokuroria e Fierit zvarrit hetimin për aksidentin me vdekje: Nuk gjejmë dot zetor!

Denoncimi i 71-vjeçares për Fiks Fare: “Premtimin që i bëra te varri do e çoj deri në fund, do zbardh si më vdiq burri”

20:21
Panairi i Librit/ “Dudaj” me tituj te rinj: Morrison, Allende, Vorpsi, Obama

Vijon edhe sot Panairi i Librit në Tiranë ku janë bërë bashkë me qindra autorë dhe shtëpi botuese.

20:13
​Çeki-Kosovë, formacionet zyrtare

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes tejet të rëndësishme të Kosovës, asaj ndaj Çekisë.

20:13
Betohet edhe Fiona Papajorgji, Gjykata Kushtetuese me 4 anëtarë të rinj

Është betuar pak minuta më parë edhe Fiona Papajorgji, gjyqtare e re e Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia u zhvillua në Presidencë.

20:11
Foto/ Emri i stadiumit, logo e “Air Albania” vendoset në stadium

Prej disa kohësh emri i ri i stadiumit ka qenë një histori më vete. Federata Shqiptare e Futbollit hapi një ankand ku kompani të ndryshme mund të bënin oferta.

20:11
Reklama në erën digjitale, fitime marramendëse

Paratë e bëra nga ata që tashmë njihen si social-media influencers, është rritur me ritme meteorike vitet e fundit.

19:59
Debati mbi dekretin/ Xhaferllari betohet para Metës si gjyqtare e ‘Kushtetueses’

Pavarësisht debatit institucional dhe politik që ka përfshirë ditët e fundit vendin, Marsida Xhaferllari është betuar mbrëmjen e sotme në Presidencë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

19:59
Dita botërore e diabetit, 13 mijë të prekur në Kosovë

Në ditën botërore të diabetit, Kosova bën bilancin. Sipas ekspertëve, gjatë këtij viti në Kosovë janë evidentuar 38 raste, nën moshën 18 vjeçare, të prekur nga diabeti dhe në total, mbi 13 mijë kosovarë janë prekur nga kjo sëmundje.

19:51
Kroacia në zgjedhje/ Presidencialet mbahen më 22 dhjetor

Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor. Data u njoftua nga kryeministri kroat Andrej Plenkovic.

19:49
Grevë në Kosovë/ Punonjësit e sektorit privat: Paga minimale 35 euro

Sektori privat në Kosovë do të fillojë protestat dhe grevat, nga e marta e javës së ardhshme.

19:46
Këshilltari i Metës: Në Kushtetuese shkojnë vetëm kandidaturat e betuara në Presidencë

Gjyqtarja Arta Vorpsi ditën e sotme me anë të një shkrese të noterizuar ka shpallur veten anëtare të Gjykatës Kushtetuese, për të folur për këtë në studion e Top Talk ka qenë i ftuar këshilltari i Presidentit, Ilir Meta, Bledar Dërvishi.

19:45
Fermë në sheshin “Skënderbej”/ Për dy ditë 400 fermerë në një panair

Sheshi “Skëndërbej” po përgatitet të presë 400 fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Në datat 16-17 nëntor kjo hapësirë do të shndërrohet në një fermë gjigante.

19:39
Përmbytje, zjarre, epidemi/ Faji është i ndryshimit të klimës

Përmbytje ekstreme në Venecia, zjarret në Australi e madje edhe shpërthim epidemie në Kinë, të gjitha këto i janë atribuar ndryshimeve të klimës këtë javë ndërkohë që kërkuesit kanë paralajmëruar se ngrohja globale mund të ngarkojë gjeneratat e ardhshme me sëmundje që zgjasin përgjatë gjithë jetës.

19:35
Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 5 të plagosur

Një tjetër sulm me armë zjarri në një shkollë në shtetet e bashkuara. Të paktën pesë vetë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në oborrin e një gjimnazi në Kaliforni, një prej të cilëve humbi jetën në spital. Dy nga të plagosurit e tjerë, janë sipas mjekëve në gjendje kritike.

19:34
Betohet Elsa Toska, gjyqtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese

Është betuar pak minuta më parë gjyqtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia e betimit të Elsa Toskës u zhvillua përpara presidentit Ilir meta.

19:32
Formacionet zyrtare Shqipëri-Andorrë

Janë publikuar formacionet zyrtare të Shqipërisë kundër Andorrës me takimin që fillon në orën 20:45.

19:25
Amendola: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Për Italinë shtyrja e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një gabim historik, u shpreh ministri italian për Çështjet e Evropës, Enzo Amendola duke iu adresuar komisioneve të mbledhura të Dhomës dhe Senatit në lidhje me përfundimet e Këshillit Evropian të 17-18 tetorit.

19:11
Heq kancerin sa një top futbolli – Foto

Elektricisti në pension, 81-vjeç, më në fund u lirua nga një tumor i madhësisë së topit të futbollit nga qafa e tij pasi dy kirurgë e larguan pasi lokacioni i rrallë i kancerit ishte i rrezikshëm.

19:06
Statistikat ndër vite/ Vetëm tre pikë larg, Edy Reja mund të hyjë në histori të Shqipërisë

Edi Reja i ka ndryshuar komplet fytyrën kombëtares në krahasim me atë të trajnerit të mëparshëm Kristian Panuçi.

19:04
Gjermani Peter Beyer raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është përzgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

18:50
Gjeniu i vogël po merr diplomën e universitetit që në moshën 9-vjeçare

Një djalë “gjeni” në Belgjikë është duke përfunduar diplomën e universitetit që në moshën 9-vjeçare.

18:48
Pak para ndeshjeve, Lorik Cana motivon kështu Kosovën dhe Shqipërinë

Kosova dhe Shqipëria do të luajnë sot ndeshjet e radhës kualifikuese për në kampionatin evropian. Dhe legjenda gjakovare, Lorik Cana ka motivuar dy ekipet duke publikuar dy foto në rrjetet sociale.

18:47
I propozon të dashurës për martesë duke bërë sërf, unaza përfundon në oqean

Një djalë i ka propozuar të dashurës duke u ulur në gjunjë mbi tavolinën e sërfit.

18:46
Tifozët çekë, thirrje “Kosova është Serbi” pranë hotelit të kombëtares

Një numër i vogël tifozësh çekë, sipas RTK, i janë afruar hotelit ku po qëndron kombëtarja e Kosovës dhe kanë bërë thirrje “Kosova është Serbi”.

18:44
Euro 2020, situata në çdo grup/ Ja ekipet e kualifikuar dhe ata që shpresojnë

Kualifikueseve të Europianit po u vjen fundi, këtë javë do të luhen ndeshjet e fundit dhe do të përcaktohen edhe skuadrat që do kalojnë nga kjo fazë.

18:40
Ngordh rinoceronti i bardhë më i vjetër në botë

Rinoceronti më i vjetër i bardhë në botë, Sana i lindur në Afrikën e Jugut, ka vdekur në moshën 55-vjeç, njoftoi sot kopshti zoologjik francez ku ai kishte qëndruar për 26 vjet.

18:32
Erdogan: Turqia nuk heq dorë nga sistemi mbrojtës i Rusisë

Ankaraja nuk do të heqë dorë nga sistemi mbrojtës raketor S-400 i Rusisë, edhe nëse e përvetëson sistemin Patriot të SHBA.

18:29
Këngëtari i njohur e thotë hapur: Kredinë s’ e pagova me rrogë, por me …

Këngëtari i njohur Egzon Pireci, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të promovuar albumin e tij më të ri, përmes së cilit ka sjellë disa nga këngët më të njohura shqiptare të ripunuara.

18:27
Gjykata Kushtetuese/ Bashkimi Evropian: Të zgjidhet sa më shpejtë konflikti i interpretimit

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.

18:27
Modelja e njohur shqiptare së shpejti drejt martesës: Ka ardhur koha!

Modelja simpatike Kristina Baki, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth eksperiencës së re si aktore, pjesë e kastit të filmit “Falco”.

18:14
Tërmet i fortë godet Indonezinë, lëshohet alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm 7.1 sipas shkallës Rihter goditi Indonezinë, dhe Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit lëshoi një alarm për cunami.

18:07
Kur ishte foshnje e hodhën në kontejner, sot drejton kompaninë multi-milionëshe

Emri i Freddie Figgers është një nga më të përmendurit në rrjetet sociale për faktin se nëna e tij e la atë si foshnje në një kontejner bërlloku dhe tani është në krye të një kompanie me vlerë 62 milionë dollarë.