Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se kryeministri, Albin Kurti paraqet rrezik për shtetin e Kosovës. Sipas tij ai është një person i paqëndrueshëm dhe po paraqitet si një nëpunës doganor.

Deputeti Veseli në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për taksën 100 përqind ndaj Serbisë tha se partia e tij e mban qëndrimin e njëjtë për taksën, edhe sa ishte në pushtet.

“Ky njeri paraqet rrezik për shtetin e Kosovës, sovranitetin. kjo sallë është një trashëgimi, por ky më është dukur si një autonomist. kryeministër kanë ndryshua senet, duhet me u sjell si shtet i pavarur dhe sovran. nuk mundesh me fol si një nëpunës doganor o kryeministër” , tha ai.

Ai tha se në janar të vitit 2019 i ka propozuar draftin për pezullimin e taksës, që sipas tij për shkak të popullzimit e kanë refuzuar këtë.

Të njëjtën, Veseli tha se e ka propozuar qeveria Kurti.

“Mbyllja e paqartësive me Serbinë është interes i Kosovës, sa më larg tyre. ShBA kanë investuar në këtë rajon, kjo është arsyeja pse e kam propozuar…Me këtë veprim Kosova do të kthente avantazhin ndaj Serbisë dhe do t’i ruante marrëdhëniet me aleatët tanë”, tha ai.

Krahas kësaj, shefi i PDK-së tha se raportet me ShBA janë në pikën më të ulët. Derisa tha se qeveria Kurti ose duhet të dëgjojë ata, ose të bie.

“Qeveria e ka luar ra nga taksa. Edhe kjo qeveri mund të bie pikërisht nga taksa…unë e kam të njëjtën qëndrim, nuk e kam nijet të ndryshoj, ky është një dallim i madh mes meje dhe tyre që e kanë pushtetin”, tha ai.

Top Channel