Aktorja simpatike e serialit “O Sa Mirë”, Erza Ramuka, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu historinë e jetës së babait të saj.

“Që në moshën 9 vjeçare, jo për të mbijetuar, por për të arritur qëllimet e tij e për ti treguar familjes që ‘unë ia dal’, babi ka qenë duke shitur lëngje te kufiri, në rrugë, nëpër makina…Kur u rrit filloi të shiste edhe cigare, naftë…jo përmes doganës, jashtë doganës”, tha ndër të tjera ajo.

Nisur nga historia e jetës së babait të saj, aktorja 18 vjeçare realizoi një film me metrazh të shkurtër dedikuar tërësisht të atit.

Top Channel