Federata Shqiptare e Futbollit vijon përpjekjet e saj për të sjellë finalen e një kompeticioni të rëndësishëm evropian në Tiranë, pikërisht në Air Albania Stadium.

Qeveria e futbollit në vend ka vendosur që të heqë dorë nga kandidatura për të pritur Superkupën e Evropës, për të përqendruar vëmendjen te Liga e Konferencës, kompeticioni më i ri i UEFA që do të nisë në sezonin 2021/2022, finalen e të cilit kërkon ta sjellë pikërisht në ‘Air Albania Stadium’.

Arsyeja për këtë lëvizje të institucionit më të lartë në Shqipëri lidhet me ekzistencën e mundësive më të mëdha akordimi për pritjen e finales së Ligës së Konferencës, vendimi për të cilën do të jepet në muajin dhjetor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA.

Top Channel