Rreth 50 automjete të vogla me anëtarë të LSI-së Skrapar dhe qytetarë të Skraparit janë nisur pak minuta në parë drejt Tiranës, për tu bërë pjesë e protestës së thirrur nga Presidenti Ilir Meta në mbrojtje të kushtetutës.

Edhe pse e dinin mirë se policia e Beratit ka intensifikuar kontrollet në rrugët dalëse nacionale nga Berati drejt Tiranës,ata nuk janë trembur aspak dhe janë organizuar për tu nisur të gjitha mjetet së bashku në një autokollonë tē vetme, me flamuj e borie.

Rreth 250 protestues nga Skrapari janë nisur në autokollonë drejt protestën në Tiranë rreth orën 13:00 të ditës së sotme,ndërkohë që drejtues të degës së LSI-së Skrapar konfirmojnë se më herët janë nisur edhe 30 automjete të tjera private nga qyteti i Skraparit,në orare të ndryshme. Drejt protestës së orës 17:00 në Tiranë,janë nisur më herët nga Berati rreth 110 automjete me anëtarë të PD-së dhe LSI-së dhe qytetarë beratas.

Top Channel