Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Joel Shaw ishte vetëm 11 vjeç kur vdiq nga kanceri në të njëjtën ditë si nëna e tij, e cila u mbyt në një aksident gjashtë vjet më parë.
Babai i tij i shkatërruar Dave, beson se gruaja e tij e ndjerë, e cila ishte 34 vjeçe kur u mbyt aksidentalisht, i kishte planifikuar nga qielli ditët e fundit të birit të saj dhe tani “do të kujdeset për të”.
“Çdo gjë ishte njëlloj, si me ditën edhe datën, 8 shkurt, edhe moti ishte i njëjtë me shi dhe erë. Joel kishte arkivolin e bardhë ashtu si nëna e tij dhe funeralet u mbajtën në të njëjtin vend. Kjo nuk është thjesht një koinçidencë”, thotë babai i tre fëmijëve Dave.
“Mendoj se Julie po shikonte nga lart te bebja e saj dhe donte të bashkohej me të”, shton ai.
52-vjeçari nga Lancashire thotë se u shokua nga reagimi i djalit të tij kur iu tha se sëmundja ishte e pashërueshme. “Joel e pyeti menjëherë mjekun nëse do të vdiste dhe kur ai pohoi, Joel tundi kokën e i tha ‘Ti bëre gjithçka munde.’Guximi i tij ishte tronditës. Ai fliste shumë opër mamanë e ti para vdekjes, sikur e dinte se do ta shihte përsëri”.
Joel ishte më i vogli nag fëmijët e Dave e Julie dhe i pëlqente shumë futbolli.
“Joel ishte futbollist i shkëlqyeshëm. Ishte shumë i mirë në shkollë, punëtor e i shkathët. Ne besonim se do të arrinte shumë në jetë”.
Top Channel