Të kesh një automjet luksoz nuk do të thotë se je i paprekshëm nëse shkel ligjin në Tiranë. Policia Bashkiake ka marrë masa administrative ndaj automjeteve të cilat parkohen në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

Tashmë ligji ka filluar të veprojë njësoj për të gjithë dhe për Policinë Bashkiake kjo gjë nuk përbënë më dallim.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pavarësisht faktit nëse automjetet që kanë parkuar në kundërshtim me sinjalistikën janë të të viteve të fundit dhe të shtrenjta, pronarët e tyre nuk kanë qenë imun ndaj Policisë Bashkiake e cila kërkon që të disiplinojë qarkullimin e tyre në rrugët brenda qytetit të Tiranës për të garantuar hapësirat e nevojshme për të gjithë qytetarët.

“Makina yll, parkimi fyll! Sot merr gjobwn, herën tjetër kur të parkosh lambon gjeje një vend më të mirë. Po pse më çuna?! Më doli goja duke ju thënë!”, shkruan Veliaj.

Top Channel