Rehabilitohen rrugët në Lundër dhe Fikas

09/08/2019 17:37

Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe në zonat periferike për mirëmbajtjen e rrugëve duke i shtruar ato me asfalt.

Banorët e Lundrës dhe të fshatit Fikas në kryeqytet tashmë nuk do të vuajnë më nga rruga me gropa.

Ekipet e punës po punojnë bashkë me mjetet e rënda që të përfundojnë në kohë me shtrimin e shtresës së re të asfaltit.

Bashkia e Tiranës ka zgjeruar hartën e investimeve, duke shkuar edhe në zonat periferike, që iu shtuan administrimit të saj me ndarjen e re territoriale.

Top Channel