Trump kërkon sërish Groenlandën, reagon kryeministrja islandeze: I përket popullit të saj
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si “absolutisht të nevojshme”.
Duke folur nga samiti dyditor i NATO-s në Ankara, ku marrin pjesë edhe liderët e vendeve anëtare, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, Rutte u pyet për operacionin ushtarak amerikan që, sipas Uashingtonit, goditi mbi 80 objektiva në Iran.
“Mendoj se ishte absolutisht e nevojshme, sepse kur ke një armëpushim dhe Irani praktikisht e shkel atë, siç pamë me sulmet ndaj anijeve, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të reagojnë me forcë“, deklaroi kreu i NATO-s.
Komenti i Rutte vjen në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm pas sulmeve ndaj tankerëve në Ngushticën e Hormuzit dhe kundërpërgjigjes ushtarake amerikane.
Deklarata e tij pritet të shtojë debatet mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa liderët e NATO-s vijojnë diskutimet për sigurinë rajonale dhe sfidat globale në samitin e Ankarasë.
Top Channel