55 milionë euro për një 22-vjeçar! Bayerni mbyll një tjetër supertransferim
Lionel Messi vazhdon të sfidojë ligjet e kohës dhe të rishkruajë librat e historisë së futbollit.
Me rrjetën e tundur kundër Egjiptit, kapiteni argjentinas ka regjistruar një arritje të paprecedentë, duke u bërë lojtari i parë në të gjithë historinë e Kupës së Botës që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të fazës me eliminim direkt.
Edhe pse në moshën 39-vjeçare, numri 10 dëshmoi sërish se është njeriu i momenteve të mëdha, atëherë kur topi peshon më shumë. Seria e tij e jashtëzakonshme nisi në rrugëtimin e lavdishëm të Katarit dhe vazhdon të mbahet e gjallë në këtë edicion.
Viktimat e “Pleshtit” në këtë ecuri rekord janë:
Me golin e fundit, Messi theu zyrtarisht rekordin e mëparshëm prej pesë ndeshjesh radhazi me gol në fazën “nokaut”, një rekord i vjetër që mbahej nga emra mitikë të futbollit si braziliani Leônidas, hungarezi György Sárosi dhe braziliani tjetër Vavá.
Një ecuri e tillë thekson jo vetëm jetëgjatësinë e tij në majën e futbollit botëror, por mbi të gjitha aftësinë për të qenë deçiziv pikërisht atëherë kur marzhi i gabimit është zero. Në atë që po konsiderohet gjerësisht si “vallja e tij e fundit”, Lionel Messi po sigurohet që të lërë pas trashëgimi dhe numra që ndoshta nuk do të thyhen kurrë.
Top Channel