17:25
Konfirmohet dita dhe ora për shortin e Superligës shqiptare
Makthi merr fund. Kategoria Superiore 2019-2020 do të nisë rrugëtimin e saj, kur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë të shtunë, në orën 11:00, do të hidhet edhe shorti për kalendarin e sezonit të ri. Nuk ka surpriza, në short do të jenë të gjitha skuadrat e paracaktuara si pjesë e kampionatit elitar të futbollit në vend dhe ky, në fakt, është lajmi i madh. Një sinjal konfirmimi se Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari, që para pak javësh u treguan nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit si më problematiket për pajisjen me licencë, do të jenë pjesë e kampionatit.