
Në vjeshtë Partia Demokratike do prezantojë planin e saj kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave të pista, i cili parashikon auditimin dhe hetimin e ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara për të ardhmen nga mazhoranca qeverisëse.
“Nga Teatri, Unaza e Re, Shkozë, Bulevardi i Ri, dhe kudo ku aferat korruptive të Edi Ramës me kompani kliente kanë shkaktuar dëme, qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla”, tha Basha.
Paketa ligjore për kontrollin e aseteve të politikanëve është gati. Hetimit i cili do të kryhet në bashkëpunim me Europol dhe Interpol nuk do i shpëtojë asnjë ish zyrtar deri ne rang kryeministri.
“Qeveria do nxjerre një fond për hetimet dhe auditimet dhe për të gjurmuar paratë në çdo vend të botës. Qofshin zyrtarë apo ish-zyrtar ministra apo kryministra, jurist shqiptarë apo të huaj do jenë subjekt i legjislacionit”, tha ai më tej.
Droga dhe krimi po rrezikojne sigurinë kombetare dhe të ardhmen ekonomike dhe politike paralamëroi Lulzim Basha. Duke iu referuar reportazhit të televizionit italian RAI 3 për trafikun shqiptar të drogës ai nënvizoi tri sektorët kryesor ku po investohen paratë e drogës.
“Sasia e kanabisit 5 here me e larte se viti e shkuar. Paratë e krimit po pastrohen ne tiranë. Sektori bankar, i ndërtimit dhe turizmit tre sektorët kyç për investimin e parave te drogës”, tha ai.
Basha paralajmëroi se kriza politike do të përfundojë me politikanë në pranga në duar si e vetmja garanci që ajo të mos përsëritet në të ardhmen.
Top Channel