Pamje nga Vlora

Në plazhet brenda qytetit të Vlorës, aksionet per lirimin e tyre ende nuk janë zhvilluar.

Në pritje të tyre pushuesit thonë se po vjen fundi i sezonit dhe se hapësirat duhet të ishin liruar më herët, sepse p.sh një pensionist nuk ka aq para sa të paguajë 500 lekë çdo ditë për një çadër.

Në hapësirat publike të dhëna me qira nga bashkia e Vlorës, pushuesit janë të detyruar që çadrat, të cilat ata i kanë me vete t’i vendosin mes papastërtive. Po ashtu dhe mungesa e tualeteve publike është një tjetër shqetësim.

E ardhur nga Belgjika një plazhiste e rregullt në Vlorë thotë se këtë vit e ka gjetur të zaptuar nga një biznes privat hapësirën publike ku kishte bërë plazh vitin e kaluar.

Krahas aksionit kombëtar që në qarkun e Vlorës ka mbërritur deri në Radhimë, kryeministri Rama ka premtuar një ligj të ri dhe burg për zaptuesit e paligjshëm të rërës.

Top Channel