Nuk kaluan as 12 orë nga hapja me force e kësaj dere që në Bashkinë e Kamzës të nisë qetesisht puna. Punonjesit janë në zyra bashkë me kryebashkiakun e ri dhe këtu para bashkisë askush nuk proteston…

Elda Menga:  Zoti Suli  iu duk dita e parë e punës?

Rakip Suli: Pjesa më e madhe kishin ardhur dhe janë nëpër zyra. Por, përshtypja më e madhe që më bëri është se zyrat dhe ambientet janë në gjendje skandaloze. Mbase s’ke pasur mundësi të investosh, por duhet pastërtia dhe kushtet për punonjësit.

Dokumentet dhe materialet ne zyre i larguat ju apo kryebashkiaku qe iku?

Deri dje e pardje thonin nuk lirojmë zyrat dhe kur vijmë këtu ishin boshatisur zyrat. Ne si kishim thënë që të na e boshatisnin pse e kanë boshatisur, ja po e shini ju.

Zoti Suli do largoni njerëzit   nga puna?

Pjesa më e madhe e drejtoreve, 90 përqind e drejtorëve kanë marrë lejen e zakonshme dhe kanë ikur,  arsyet pse e kanë marrë  e kupton secili.

Xhelal Mziu ka drejtuar bashkinë e Kamzës për 12 vite,  dhe ka marrë vendime të ndryshme, nëse  konstatoni shkelje ligjore a do e padisni?

Këtu do të bëhet një auditim nga dita e parë që është ulur në karrige, deri dje që është larguar.  Këtu kam bindje absolute se ka shkelje të jashtëzakonshme, por nuk dua të flas me fjalë sot dua të flas me letra.

Zoti Suli kryetari I Partise Demokratike Lulzim Basha  iu ka akuzuar për dhunim të institucioneve?

Jam i vetmi person në 30  vite,  që thjesht për një pretedinm të PD-se  vajta me kërkesën time në Gjykatën Kushtetuese dhe gjykata më dha të drejtë.  Vijon të merret me fjalë politike.

Nga zyra e Rakip Sulit nuk largohemi  pa vënë re një detaj. Fotografia e Presidentit  është sërish e përmbysur. Kryebashkiaku I ri  Kamzës në  vend të Ilir Metës  do të mbajë në zyrë  Ismail Qemalin, duke na zbuluar ku e kishte hedhur paraardhësi I tij. 

“Si dëshirë kam fotografinë e Ismail Qemalit dhe ai ka për mua shumë vlerë . Do e marr direkt lart, nuk e lë dot kështu”, thotë ai.

Ditën e parë të punës e ka nisur me mbledhjen e informacionit dhe jo me vendime. Në zyrën e shërbimit ndaj qytetarëve merr ankesat e tyre personalisht.

“Ju, falenderoj për intervistën, koha e fjalëve mbaroi  unë po vijoj punën.”

Top Channel