E diel, 11 Gusht 2019
10:15
Katedralet britanike shndërrohen në parqe argëtimi

Katedralet britanike po tërheqin vizitorë në mënyra të paimagjinueshme këtë verë. Ajo e Rochesterit ofron kurse falas mini-golfi, ndërsa katedralja e Norwichit ka ngritur në qendër të saj një rrëshqitëse gjigante, 15 metra të lartë, si ato që mund t’i shohësh në parqet e argëtimit.

10:01
Plagosja e djeshme në Laç, policia zbardh motivin

Policia e Komisariatit Kurbin zbardh ngjarjen e ndodhur dje në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.M.

09:45
Presidenti brazilian jep zgjidhjen për shpëtimin e ambientit: Bëni më pak jashtëqitje

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, sugjeron se njerëzit duhet të bëjnë më pak jashtëqitje, në mënyrë që të shpëtohet ambienti. Kjo pasi ai është vënë në shënjestër të kritikave për një përshkallëzim të shpyllëzimit në Amazonë, që kur erdhi në pushtet.

09:36
Rama publikon fotot e rikonstruksionit të Xhamisë së Pazarit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook përfundimin e punimeve të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër.

09:30
Basha uron Kurban Bajramin: Zoti ju faltë mirësi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

09:26
Kurban Bajrami, Meta mesazh edhe klasës politike: Dialog gjithëpërfshirës, për të ardhmen e begatë

Presidenti Ilir Meta edhe në këtë ditë feste, përveç urimit për besimtarët myslimanë, nuk ka nguruar të japë edhe një mesazh për klasën politike. Nëpërmjet postimit në Facebook, Meta shpreson që  kjo ditë të shërbejë për “dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Evropa!”.

08:50
Foto nga falja e namazit në sheshin ‘”Skënderbej”
08:43
Festa e Kurban Bajramit, Spahiu: Sot shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit

Besimtarët myslimanë falën mëngjesin e kësaj të diele namazin e Kurban Bajramit, e thënë ndryshe “Festa e Flijimit”. Kjo ditë shoqërohet me bërjen kurban të bagëtive, kryesisht qengjave.

08:32
Ishin duke pirë kafe në lokal, gruaja përplaset për vdekje nga një i dehur. Në spital edhe bashkëshorti e i biri

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Lushnjës. Burime për Top Channel, raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit, pranë shkollës “Skënder Libohova”.

E shtunë, 10 Gusht 2019
22:57
Akuzat e PD, Valdrin Pjetri nxjerr dokumentet

Pas akuzave të PD se është dënuar për trafik droge, ka reaguar kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Valdrin Pjetri.

22:46
Televizioni brazilian, reportazh mes bukurive shqiptare

TV Globo, një nga televizionet më të mëdha në Amerikën latine, i ka kushtuar kohë dhe vëmendje Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke thurur jo pak lavde për bukuritë natyrore, historinë dhe traditat e vendit tonë.

22:33
Nga peshkatarët te pasanikët/ Mykonos, ishulli grek ku paraja dhe shampanja derdhen lumë

Përpara se të kishte një boom turistësh, Mykonos që sot punëson mijëra vetë ishte thjesht një ishull i varfër peshkatarësh.

22:24
‘P’ si protesta/ Në Hong Kong protestojnë familjet

Të armatosur me tullumbacë dhe patina, disa qindra familje dolën në rrugë në Hong Kong të shtunën për të treguar mbështetje për protestat pro demokracisë që kanë hyrë në muajin e tretë të tyre.

21:58
Mjeti del nga rruga, humb jetën nga flakët shoferi

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Karahaxh” pranë Finiqit, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

21:37
8 vende në Tokë ku graviteti nuk ekziston

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

21:19
Fotot/ 14 skulpturat më befasuese

Skulptura moderne është më shumë sesa arti i mishërimit të objekteve në gur, metal, ose materiale të tjera.

20:53
Del video e projektit, ja si do të transformohet Bulevardi “Zogu I”

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të transformimit të Bulevardit “Zogu I”, që pritet të marrë 18 muaj kohë.Projekti parashikon, zgjerim të trotuareve dhe eliminimin total të parkimit.

20:41
Goditi me thikë bashkëmoshatarin, 16-vjeçari vetëdorëzohet në polici

Policia njofton se ka arritur të zbardhë plagosjen e ndodhur më datë 6 gusht në rrugën “Vaso Pasha” në kryeqytet, ku pas një konflikti u plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.

20:30
Shpërthejnë raketat ruse, panik për rrezatim radioaktiv

Ekspertë bërthamorë amerikanë thanë se dyshonin që një shpërthim aksidental dhe çlirimi i rrezeve radioaktive në Rusinë veriore, këtë javë, ka ndodhur gjatë testimit të një rakete kruiz bërthamore, me të cilën u krenua presidenti Vladimir Putin vitin e shkuar.

20:19
“Zhvatja” Zaev në përgjime/ Fakte të reja për skandalin e Prokurorisë speciale

Media italiane “La Verita” ka publikuar videon e tretë mbi çështjen “Zhvatja”, audio-përgjime të cilat tronditën politikën maqedonase. Në videon në fjalë dëgjohet biseda mes Bojan Jovanovskit – Boki 13, Jordan Kamçev dhe Katica Janeva.

20:02
Falja në malin e mëshirës, 2 milionë pelegrinë në Mekë

Pelegrinët myslimanë falen në malin Arafat, po ashtu të njohur edhe si Jabal al Rahma, mali i mëshirës, në juglindje të qytetit të shenjtë të Mekës, ndërsa kulmi i pelegrinaxhit të Haxhit po afrohet.

19:48
Për Bajram në Durrës/ Pushuesit nga Kosova, dyndje në kufi

Në prag të festës së madhe të Bajramit, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur që këtë ditë festive ta kalojnë në plazhin e Durrësit.

19:44
Çdo ditë një viktimë në rrugë/ Aksidentet shtohen gjatë ditëve të pushimit

7 makina të përplasura dhe dy persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e së shtunës në Tiranë, në afërsi të kryqëzimit të Komunës së Parisit.

19:40
Laç/ Të shtëna me armë zjarri, një plagosur

Në qytetin e Laçit një 19-vjeçar është plagosur si pasojë e një të shtëne me armë.

19:33
Pesticide të ndaluara në treg/ Ikën methomyl, por po shitet helmi sunfire

Top Channel një vit më parë tregoi se si pesticidi i rrezikshëm methomyl tregtohej lirshëm në çdo farmaci bujqësore edhe pse insekticidi methomyl ishte i ndaluar për t’u përdorur nga fermerët.

19:01
Bardhi i kundërpërgjigjet Ramës: Karabinieria italiane s’është llafe në erë

Pas deklaratës së Edi Ramës në lidhje me dokumentarin e televizionit Rai3, që tregonte për trafikun e drogës në Shqipëri drejt vendeve të tjera, për të cilin kryeministri tha se është e kotë të harxhosh kohë me shumëçka që sot serviret si gazetari, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

18:47
Shorti i Superligës, FSHF përcakton kalendarin e ndeshjeve

Është hedhur shorti i edicionit të 83-të të kategorisë më të lartë të futbollit shqiptar, asaj superiore.

18:35
Basha nga Mallakastra: Populli ka të drejtën ta marrë nē dorë zgjidhjen me të gjitha format dhe mënyrat

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi në aktivin e strukturave të PD në Mallakastër, se kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës siç i quan ai, është e paligjshme dhe kriminale. “Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama” – tha zoti Basha.

18:23
Kosovë/ Konfiskohen armët e dy gardistëve shqiptarë

Dy gardistë shqiptarë janë ndaluar në Kosovë, pasi u janë sekuestruar armët.

18:08
Financieri amerikan vret veten në qelinë e burgut

Financieri amerikan, Jeffrey Epstein, i akuzuar për abuzime seksuale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik minorenësh, është vetëvrarë në qelinë e tij të burgut në Manhatan, ku edhe mbahej.

17:48
Manchester City lider në fushën e Uest Hemit

Kampionët në fuqi në futbollin anglez debutuan në mënyrë madhështore. Mancester Siti fitoi 5-0 në fushën e Uest Hemit, duke dominuar totalisht në një ndeshje e cila ishte parashikuar e vështirë, por rezultoi thuajse një seancë stërvitore.

17:36
“Këta, që i bëjnë karshillëk ligjit”, Rama tregon ç’do ndodhë nga sot e tutje

Kryeministri Edi Rama njofton se nga sot e tutje nuk ka më sensibilizim, por “qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit”.

16:58
Liverpool mund Norwich/ City, sot transferta në Londër

Liverpool ngriti siparin e kampionatit anglez të futbollit me një fitore ekzaltuese 4-1 ndaj Norwich-it, në një përballje ku autogoli i hapi rrugën vendasve që thjeshtuan lojën ndaj debutuesve.

16:36
Operacioni “Departure”: 4 persona nën pranga për falsifikim dokumentesh

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit.

16:17
Micky Haxhiislami : Japonezët në intervistë pune duan detaje për vendlindjen. Po nuk njohe rrënjët e tua nuk të konsiderojnë. 

Micky Haxhiislami ka rreth 17 vite që jeton në Japoni, ku drejton dhe biznesin e tij. 

16:00
Italia në udhëkryq, Salvini kërkon ta kthejë djathtas

Italia u zhyt në paqartësi politike të premten pasi ministri i Brendshëm, Mateo Salvini tërhoqi mbështetjen për koalicionin qeverisës dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme, ndërsa parlamenti i ka nisur tashmë pushimet e verës.

15:48
Tajfuni Lekima godet Kinën, 13 viktima e dhjetëra të zhdukur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se një milion të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre pasi tajfuni Lekima goditi Kinën.

15:41
Emigrantët në mes të detit, aktori Richard Gere shpërndan ushqime në anije

Aktori amerikan Richard Gere ka shpërndarë ushqime në një anije spanjolle bamirësie, ku qëndrojnë të bllokuar 121 emigrantë.

15:36
Dokumentari i Rai 3, Rama: E kotë të harxhosh kohë me shumëçka që sot serviret si gazetari

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dokumentarin televizionit italian Rai3, i cili tregonte për trafikun e drogës në Shqipëri drejt vendeve të tjera.

15:31
Kempi, në qendra shëndetësore: Ndryshon mënyra e vlerësimit, synohet punësimi

Për të shmangur abuzimet dhe jo vetëm, vlerësimi i aftësisë së kufizuar për të përfituar pagesë kempi tanimë do të bëhet nëpër qendra shëndetësore.

15:27
Gjobat që dëmtojnë turizmin; Në plazhin e Velipojës, biznesi ankohet për bashkinë

3 vite më parë, dy vëllezërit Leonard dhe Lekë Marku vendosen që gjithë kursimet e jetës së tyre, një pjesë të arritura në emigracion, t’i investonin në shërbim të zhvillimit të turizmit në Velipojë.

15:20
Rama me fjalët e Helidon Finos: Teatri i ri të ndërtohet sa më shpejt!

Kryeministri Edi Rama vazhdon të postojë në rrjetet sociale qëndrimet e aktorëve që janë pro shembjes së Teatrit.

15:03
Biznesi, 10 ditë afat për dividentin/ Në 7 muaj me taksën e re u shpërndanë 540 mln euro

Bizneset që shpërndajnë fitimin e vitit 2018 tek aksionerët e tyre para datës 20 gusht do të paguajnë vetëm 8 për qind tatim mbi dividentit. Por nëse fitimi shpërndahet pas datës 20, atëherë taksa rritet menjëherë në 15 për qind.

15:01
Ndjekje penale për evazion/ Braçe: Abuzime edhe nga kompanitë e mëdha

Në sektorin e karburantëve, paligjshmëria ka kapur kufijtë e krimit penal.

15:01
Vazhdojnë paqartësitë, Brexit nxeh politikën britanike

Kush mendoi se Brexit do e ketë më të lëmuar rrugën pas ndryshimit të kuajve në karrocën qeveritare britanike, do duhet të mendohet sërish.

14:43
Jorida Tabaku: Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka argumentuar se sipas saj, episodet humoristike të qeverisë Rama nuk lidhen vetëm me mënyrën e paraqitjes së kryeministrit në takimet zyrtare apo konferencat, por që sipas saj, ato shpesh zbresin edhe në zyrat e kryeministrisë, ku anëtarë të qeverisë për të mbuluar koncesionet abuzive ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë.

14:37
Të pikturosh me dritën e shpirtit; Historia e Yllkës, piktorja e verbër

Për ta krijuar të bukurën ndonjëherë nuk duhen sytë. Pak shpresë e shumë imagjinatë është ajo çfarë i duhet Yllkës së verbër.

14:21
Reportazhi i drogës/ Lleshaj: Emisioni i Rai3, një mishmash për të ilustruar “Fakenews”

Një dokumentar i tre ditëve më parë në Rai3, ku thuhej se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis ka sjellë një reagim të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili i është referuar reportazhit në fjalë si një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e “Fake news”.

14:08
Talenti kosovar, largohet nga Bayern Munich për Premier League

Ylli kosovar i futbollit, Meritan Shabani, do të jetë pjesë e Premier Ligës nga edicioni i ardhshëm.

14:02
Aksident i 7-fishtë te “Komuna e Parisit”, devijohet trafiku

Një aksident i shtatëfishtë ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”, në kryeqytet, tek kryqëzimi i Komunës së Parisit.

13:53
Bardhi: Rama e di që Valdin Pjetri është i dënuar, të ikin të dy

Përmes një deklarate, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi vijoi akuzat se kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdin Pjetri ka qenë i dënuar për trafik droge, duke theksuar se në dijeni të këtij dënimi është edhe kryeministri Edi Rama.

13:44
Durrësi, mirë dhe lirë; Emigrantët tregojnë dallimin me çmimet

Ushqimi i mirë mbetet një nga kënaqësitë e mëdha të jetës e veçanërisht në periudhën e pushimeve. Pas orëve të tëra në plazh, jetës së natës dhe kënaqësive në kërkim të bukurive të natyrës, një drekë apo darkë e mirë peshku, shoqëruar me një gotë verë a pije freskuese, në bregdet është çlodhja dhe shija e dëshiruar për këdo.

13:37
Prizreni plot me turistë/ Pikë maksimale për ushqimet me çmime të ulëta

Netët buzë shatërvanit të Prizrenit, aty ku gërshetohet klima detare e Adriatikut me atë malore të varg maleve të Sharrit, përshkohet nga freskia e Lumbardhit.

13:21
Mozaiku i Tiranës; Rrënoja e një vile antike romake

Pavarësisht se ka qenë një sajt jo tepër i reklamuar, Mozaiku i Tiranës dëshmon vjetërsinë më të madhe të qytetit. Në vilën romake që daton në shek. II pas Krishtit, ndërkohë që Kisha Paleokristiane daton në shekullin e IV.

13:13
Rruga e lumit të Vlorës; Lidh bregdetin duke shmangur Llogaranë

Segmenti i parë i rikostruksionit të rrugës së Lumit të Vlorës ka përfunduar plotësisht. Puna ka nisur për lotin e dytë, Ura e Gjormit-Kuc dhe brenda vjeshtës do të nisë dhe ndërtimi i lotit të tretë nga Kuçi në Qeparo.

13:00
Leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet, në kërkim zv/drejtori i Kadastrës Durrës

Në përfundim të operacionit të koduar “Legalizimi”, policia e Durrësit ka ndaluar ekonomistin pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës si dhe ka shpallur në kërkim Zv/ Drejtorin Arben Isaku, i cili më herët ka mbajtur detyrën e kreut të ALUIZNI-t Durrës, dhe Specialisti.

12:28
Inaugurohet “Vinea Resort & SPA”; Qendra e re e agro-turizmit në Arapaj të Durrësit

Nëse doni të shijoni verën e mirë dhe prodhimet bio, atë mund ta gjeni në agro-turizmin e familjes Koka në Arapaj të Durrësit.

12:14
Braçe tregon rezultatet e aksionit kundër informalitetit: Ndjekje penale për evazion

Mesditën e së shtunës, zv/kryeministri Erjon Braçe, tha se në vend gëlon paligjshmeria ne shitjen e karburanteve dhe gjate këtyre ditëve ka patur edhe arrestime dhe ndjekje penale, si dhe po rillogariten të gjitha detyrimet që kompanitë kanë ndaj shtetit.

12:03
Vendim politik për rastin Dako? Ja si përgjigjet Erjon Braçe

Në një dalje për mediat, zv/kryeministri Braçe u pyet për rastin e Vangjush Dakos, të cilit DASH i ka ndaluar hyrjen në SHBA.

11:31
Hidhet shorti i Superiores, Kukësi-Partizani që në start

Ka marrë jetë paraditen e kësaj të shtune në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit 2019-2020.

11:02
Korruptoi gjyqtarin dhe i shpëtoi burgut, ekstradohet nga Anglia, Gentian Doda

Një operacion i mbajtur në sekret të plotë mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës.

10:52
Icardi do vetëm Juven, sulmuesi dikton kushtet tek Inter

Pasi e zhveshi nga shiriti i kapitenit dhe e detyroi të qëndrojë larg ekipit të parë, jashtë planeve për të ardhmen, Inter i hoqi numrin 9 Mauro Icardit duke rikonfirmuar kushtet për të gjetur një skuadër të re për sulmuesin.

10:50
Premier League/ Kampionët e City, zbresin sot në fushë për sezonin e ri

Manchester City kampion në fuqi do të zbresë në fushë në orën 13:30, e para nga 6 ndeshje të programuara këtë të shtunë në Premier League.

10:18
Isabel Allende: Emigrantët e pasurojnë një vend

Romani i ri i shkrimtares së njohur, Isabel Allende rrëfen për të arratisurit, që mbërritën në Kili pas luftës civile në Spanjë. Në bisedë për DW autorja flet për aktualitetin e kësaj historie.

10:11
Policia Bashkiake gjobë Lamborghinit të parkuar gabim, Veliaj: Makina yll, parkimi fyll

Të kesh një automjet luksoz nuk do të thotë se je i paprekshëm nëse shkel ligjin në Tiranë. Policia Bashkiake ka marrë masa administrative ndaj automjeteve të cilat parkohen në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

09:53
Vijon operacioni “Plazh i lirë”, procedohen penalisht 2 drejtorë pranë Bashkisë Lezhë

Policia e Lezhës ka liruar një sipërfaqe prej 8 mijë metra katror plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe janë sekuestruar rreth 500 cadra e shezlongë në plazhin e Kune Vain në Shëngjin.

09:42
Mustafa: Jemi për bashkëpunim me Beogradin, por pa presione

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, i bëri thirrje ministrit të Pushtetit Lokal të Serbisë, Branko Ruzhiq “të përqendrohet në përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore, dhe institucionale ndaj shqiptarëve që jetojnë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës”.

09:10
Investigimi i Daily Mail: Vrasësi Gentian Doda hyri dy herë ilegalisht në Angli

Një operacion i mbajtur në sekret të plotë mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës më 6 Maj 2019. Britanikja, “Daily Mail”, në një artikull kushtuar Gentian Dodës shkruan se ai ia kishte dalë të hynte dy herë ilegalisht në Britani.

08:40
Lezhë, gjendet i mbytur një 54-vjeçar

Një person i pajetë është gjendur në lumin Mat në urën “Urë e Skurajve” në Kurbin.

07:52
Kim Jong Un nuk ndalet/ Korea e Veriut lëshon dy raketa të tjera

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër sot duke e çuar në 5 numrin total të raketave të lëshuara gjatë javëve të fundit.

06:33
Tërheqim trupat/ SHBA kërcënon Gjermaninë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po marrin në konsideratë tërheqjen e disa trupave amerikane të vendosura në Gjermani, me Poloninë që konsiderohet si destinacion i ri i tyre.

06:06
Lirohen një pjesë e imigrantëve të arrestuar në Misisipi

Rreth gjysma e 680 emigrantëve pa dokumente të arrestuar gjatë një operacioni në nivel federal, janë lënë të lirë prej autoriteteve. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa fabrika përpunuese në Misisipi.

05:22
70 vjet Konventat e Gjenevës

Konventat e Gjenevës, themelimi i ligjit ndërkombëtar humanitar, u miratua 70 vjet më parë. Por a ka efekt ajo sot me konfliktet e armatosura që po zhvillohen gjithnjë e më shumë në qendrat urbane?

04:07
‘Pallatet’ e romëve po ‘mbijnë’ ngado në Rumani

Me kolonat e tyre të mermerta, kupolat dhe çatitë në formë pagodash, shtëpi të ndërtuara nga romët e pasur, dekorojnë fshatrat rumune.

03:02
Tajfuni ‘Lekima’ vendos Kinën në alarm të kuq

Autoritetet kineze janë në alarm maksimal në prag të mbërritjes së tajfunit të fuqishëm Lekima, në brigjet lindore të Kinës. Tajfuni që ka mbërthyer ndërkohë Tajvanin, me erëra që kapin shpejtësinë e 190 kilometrave në orë, pritet të arrijë në Provincën Zhejiang të Kinës, ditën e shtunë.

02:28
Ish luftëtari i UÇK/ Morina nuk ekstradohet në Serbi

Kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e një ish anëtari të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina, u refuzua nga gjykata në Maqedoninë e Veriut.

01:53
Grabitqarët e detit/ Zbulohen peshkaqenët floureshente

Ndoshta kjo nuk është mënyra më e mirë për tu kamufluar, por disa specie peshkaqenësh, që notojnë mbi fundin e oqeanit, marrin një ngjyrë jeshile të shndritshme, të dukshme për të tjerët e llojit të vet.

00:58
Foto/ Njihuni me tifozen speciale të Lazio-s

Ajo është bërë e famshme nga fotot seksi dhe për jetën e saj në mesin e shoqërisë së lartë italiane.

E premte, 09 Gusht 2019
23:49
Liverpool e nis me fitore kampionatin, shkatërron 4-1 Norwich

Ka startuar Premier League me ndeshjen hapëse mes Liverpool-Norwich. Një start vërtet i çmendur ku ‘Të Kuqtë’ fituan me rezultatin e thëllë 4-1.

22:33
Neymar i vë afate Barçës, por blaugranat duhet të ruhen edhe nga Reali!

Neymar pret Barcelonën deri në 20 gusht duke i vënë një afat blaugranave. Nga Spanja është ky lajmi i fundit në lidhje me yllin brazilian të PSG, që ka prishur raportet me klubin e tij dhe dëshiron kthimin në Katalunjë edhe pse marrëdhënia e komplikuar mes Barçës e Al Khelaifit nuk e bëjnë aspak të lehtë tratativën. Barcelona mbetet zgjedhja e parë e Neymar, por që gjithsesi e mban një sy nga Bernabeu. Tani për tani, sulmuesi mbetet në pritje të një lëvizjeje nga ish klubi i tij, duke parë se si do të evoluojë situata te PSG.

21:59
Soni Malaj: Kam pasion të madh për artin dhe nuk lodhem asnjëherë së punuari

Soni Malaj, e cila numëron plot 22 vite karrierë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe e preferuar nga publiku shqiptar, pavarësisht se konkurreca kohë e fundit është rritur në tregun muzikor. Një ndër të paktat këngëtare që këndon “live”, ky vit ka qënë tepër produktiv për artisten, e cila përveç projekteve të shumta që ka sjellë, ajo ka dhënë disa performanca të rëndësishme që sigurisht kanë lënë shenjë në karrierën e saj.

21:42
Butrint Imeri, pas shumë kohësh, hyn në “Top 3”

Kanë kaluar thuajse tre muaj që nga koha kur Butrint Imeri ka qënë pjesë e zonën së nxehtë të klasifikimit. Ka qënë pikërisht bashkëpunimi i tij me Majk, “Sa gjynah”, i cili jo vetëm e ka futur në zonën e nxehtë por gjithashtu e ka renditur në vendin e parë.

21:36
SHBA paralajmëron zhvendosjen e trupave nga Gjermania në Poloni

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump në Gjermani, tha të premten se mungesa e gatishmërisë nga ana e kancelares Angela Merkel për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, mund të mos i lërë asnjë zgjidhje Shteteve të Bashkuara përveçse të lëvizë trupat amerikane të vendosura në Gjermani, drejt Polonisë.

21:08
E ardhmja e Grezdës në udhëkryq, Gerard: Ofertat që kanë ardhur nuk na bindin

Karriera e Eros Grezdës është në udhëkryq për momentin. Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare është nxjerrë në merkato nga Glasgoë Rangers pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Steven Gerard por për momentin klubi skocez po mban peng të ardhmen e kuqeziut pasi siç e ka konfirmuar edhe vetë Gerard ofertat që kanë mbrritur për Grezdën nuk kanë qenë ato të duhurat.

20:49
Shtëpia muze e Kadaresë në “Le Monde”, nga makina e shkrimit tek apartamenti me dy dyer nga jashtë

Ndonëse ka vetëm pak muaj që është hapur, muzeu më i ri në kryeqytet, shtëpia e Ismail Kadaresë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e turistëve të huaj dhe të mediave botërore. Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë apartamentit të shkrimtarit të njohur shqiptar i kthyer tashmë në muze, i arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991).

20:29
Fundjava nis me trafik të rënduar në akset kryesore të vendit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe të shumtë janë njerëzit që këtë periudhë zgjedhin të udhëtojnë drejt plazheve apo edhe zonave të freskëta malore. E për këtë arsye qarkullimi në akset kryesore të vendit është rritur ndjeshëm dhe kjo fundjavë ka nisur me trafik të rënduar.

20:16
Rikthehet Casillas pasi pësoi infarkt në maj, Porto i beson sërish

Iker Kasijas frikësoi mijëra tifozë në mbarë botën kur në muajin maj vuajti një infarkt në zemër që për pak sa nuk i kushtoi jetën. Askush nuk e mendoi asokohe se portieri veteran do të rikthehej në futbollin profesionist. Tani skuadra e tij Porto e ka regjistruar për të luajtur në sezonin e ri në ligën portugeze të futbollit.

19:43
Bulevardi pa parkime/ “Zogu i parë”, zgjerohet për këmbësorët. Më shumë lulishte

Bulevardi Zogu i Parë, po i nënshtrohet një projekti sistemues në të gjithë gjatësinë e tij, duke nisur që në afërsi të Sheshit Skënderbej, e për t’u lidhur më pas më Bulevardin e Ri.

19:31
Kthehet edhe ligji për Akademinë e Shkencave, Meta rendit katër shkelje

Pasi refuzoi të dekretojë emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Parlament edhe ligjin për këtë institucion.

19:00
Anglia dhe Uellsi në “blackout”, qytetarët bllokohen nën tokë me metro, fiken edhe semaforët

Pjesë të konsiderueshme të Anglisë dhe Uellsit u goditën pasditen e sotme nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike. Mediat britanike raportuan se mungesa e energjisë shkaktoi kaos në trena dhe metro, ku qytetarët mbetën të bllokuar nën tokë.

18:20
Imazhet e ndaluara të internetit në Kinë

Asgjë nuk e pasqyron fuqinë e qëndrueshme të fotografisë ikonike “Tank Man” sa përpjekjet e marra për ta censuruar atë në internet në Kinë.

18:02
E pabesueshme ç’ndodh në avion – FOTO

Udhëtimet me avion jo gjithmonë janë komode, e aq më pak nëse ato zgjasin për disa orë.

17:51
Përfundojnë intervistat për ‘Kushtetuesen’, KED do përgatisë listën për Kuvendin dhe Presidentin

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Sot janë intervistuar Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari, ndërsa dy ditë më parë u intervistua Besnik Muçi.

17:37
Rehabilitohen rrugët në Lundër dhe Fikas

Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe në zonat periferike për mirëmbajtjen e rrugëve duke i shtruar ato me asfalt.

17:25
Konfirmohet dita dhe ora për shortin e Superligës shqiptare

Makthi merr fund. Kategoria Superiore 2019-2020 do të nisë rrugëtimin e saj, kur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë të shtunë, në orën 11:00, do të hidhet edhe shorti për kalendarin e sezonit të ri. Nuk ka surpriza, në short do të jenë të gjitha skuadrat e paracaktuara si pjesë e kampionatit elitar të futbollit në vend dhe ky, në fakt, është lajmi i madh. Një sinjal konfirmimi se Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari, që para pak javësh u treguan nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit si më problematiket për pajisjen me licencë, do të jenë pjesë e kampionatit.

17:20
Bie nga kati i katërt, ndërron jetë 65-vjeçarja

Një 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës së saj në qytetin e Fierit.

17:15
13 filmat më të frikshëm të kohërave!

Për të gjithë të fiksuarit pas filmave horror, galeria e mëposhtme e fotografive do t’u njohë me 13 prodhimet më të frikshme kinematografike të historisë.

16:36
Pjetri mohoi akuzat, reagon PD: Ja dokumentet që provojnë se nuk ka udhëtuar drejt Italisë

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri, duke rrëzuar, sipas saj, pretendimet se ai ka udhëtuar drejt Italisë gjatë periudhës 2002-2010.

16:33
22 foto hipnotizuese që do “iu bëjnë lëmsh”

Realiteti ndonjëherë mund të jetë një enigmë. Ligjet e fizikës mund të krijojnë iluzione dhe fenomene të mahnitshme optike që na bëjnë të dyshojmë atë që shohim.

16:27
“Shes kokainë sepse anglezët e duan”, dënohet 21 vjeçari shqiptar në Britani

BBC raporton se një shqiptar, shpërndarës droge, i cili pranoi se shiste kokainë sepse “anglezët e duan”, është dënuar me burg. R.Toska, 21 vjeç, është dënuar me 30 muaj heqje lirie pasi në muajin korrik u gjet me një sasi kokaine që kushtonte £850, dokumenta të falsifikuara dhe kishte hyrë në Britani ilegalisht.