Policia njofton se ka arritur të zbardhë plagosjen e ndodhur më datë 6 gusht në rrugën “Vaso Pasha” në kryeqytet, ku pas një konflikti u plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.

Si rezultat i veprimeve hetimore është identifikuar edhe autori i dyshuari, 16 vjeçari T.R, i cili është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë.

Njoftimi

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 6 gusht, në rrugën “Vaso Pasha”, ku pas një konflikti u plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat përreth ambientit ku ka ndodhur ngjarja, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.R, 16 vjeç, banues në Tiranë, si autor i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë .

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera për gjetjen e tij dhe bashkëpunimit me familjarët, mesditën e sotme 16-vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, ku dhe u bë ndalimi i tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar te vrasë me thikë shtetasin O.T.

Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Top Channel