Ishin duke pirë kafe në lokal, gruaja përplaset për vdekje nga një i dehur. Në spital edhe bashkëshorti e i biri

11/08/2019 08:32

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Lushnjës. Burime për Top Channel, raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit, pranë shkollës “Skënder Libohova”.

Drejtuesi 22-vjeçar i një mjeti minibus ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e më pas ka përfunduar në lulishten e qytetit.

Si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë Teuta Alickolli 51 vjeçe, e cila ishte së bashku me bashkëshortin dhe djalin, të cilët ishin  duke pirë kafe në lokalin e tyre.  Gruaja është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur bashkëshorti i viktimës shtetasi F.Alickolli, 54 vjeç dhe djali i tyre Q.Alcikolli, 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte. Shtetasit,  F. Alickolli  dhe Q. Alickolli  ndodhen në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht u raportua se drejtuesi i mjetit ishte një 16-vjeçar, por më pas, policia tha zyrtarisht se bëhej fjalë për një 22-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel