Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Karahaxh” pranë Finiqit, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Shkaku i vdekjes së 50 vjeçarit dyshohet bllokimi në makine nga përplasja dhe më pas nga karburanti ka marrë flakë makina. Ndërkohë që gruaja me të cilën ai po udhëtonte është munduar ta nxjerrë ,por ka qenë e pamundur për shkak të deformimit të llamarinës së makinës. Ndërkohë po merret në pyetje nga policia, por ende gruaja është e traumatizuar nga ngjarja.

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel