Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha uron begati dhe mirësi për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!”, uron Basha.

Top Channel