Pavarësisht se ka qenë një sajt jo tepër i reklamuar, Mozaiku i Tiranës dëshmon vjetërsinë më të madhe të qytetit. Në vilën romake që daton në shek. II pas Krishtit, ndërkohë që Kisha Paleokristiane daton në shekullin e IV.

Po ashtu edhe zbulimet arkeologjike që janë gjetur përgjatë gjithë kësaj zone përreth dëshmojnë për fillesat e para urbane të qytetit.

Në vitin 1972, gjatë punimeve për një kompleks banimi në këtë pjesë të qytetit, dolën në dritë rrënojat e një godine antike me ambiente të shtruar me mozaik. Këto gjurmë mendohet të jenë jesë e rrënojave të një kompleksi romak, ndoshta të një vile të tipit rural.

“Siç e shikoni mozaiku është shumë i dëmtuar, sepse janë hapur gropa me skllavator dhe janë marrë pjesët dhe pastaj është kuptuar që ekzistonte një mozaik. Është bërë restaurimi, më vonë pas 90, është bërë edhe mbulesa”, shprehet Olsi Plasa, arkitekt restaurator.

Ndërkohë që besimi kristian ishte e paligjshëm, asokohe mbledhjet e komuniteteve kristiane zhvilloheshin nëpër banesat private. Ashtu sic mund të zbulojmë që kjo ndërtesë ka pasur edhe këtë funksion, duke u renditur në tipologjinë e kishave paleokristiane.

Në këto ambiente të shtruara më mozaikë dominojnë motivet gjeometrike dhe florale, si gërsheti I stilizuar, rozetat, trekëndëshat, tipike këto në artin romak.

“Motivi kryesor I këtij Mozaiku është simboli I jetës. Këto janë simbole kristiane, ose paleo-kristiane. Është ky gërsheti që shihet në gjithë mozaikët e kishave. Janë dy peshq, që është përsëri simboli I periudhës së krishterë”, tha Olsi Plasa, arkitekt restaurator.

Objektet e kultit shfrytëzuan arkitekturën paraardhëse romake. Gjatë transformimit të banesës në objekt kulti janë përdorur tulla me simbole kryqesh, të datuara në periudhën e Kostandinit të I. Ndërkohë që ky Moziak së shpejti do t’I nënshtrohet edhe restaurimit.

“Specialistët e IMK, sëbashku me ne do bëjnë një bashkëpunim për një restaurim. Do pastrohet kjo, sepse ka zënë myk, që e kanë hequr vështrimin e qartë të qeramikës, sepse ky është një mozaik që është I përbërë nga guri I zi, I bardhë dhe qeramika”, shprehet Olsi Plasa, arkitekt restaurator.

Top Channel