Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dokumentarin televizionit italian Rai3, i cili tregonte për trafikun e drogës në Shqipëri drejt vendeve të tjera.

Sipas Ramës kjo që publikon media italiane nuk është gazetari, por shton faktin se ajo që ka sot nevojë vendi ynë, janë reformat, puna dhe veprat.

Rama në Twitter

“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje?Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat.Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës?”-shruan Rama, ndërsa shpërndan edhe reagimin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Top Channel