E mërkurë, 28 Gusht 2019
09:47
Rezultate të shkëlqyera/ Maturanti shqiptar, i pari në universitetin grek

Një maturant shqiptar ka tërhequr vëmendjen mediatike në Greqi, për shkak të rezultateve të larta në provimet parauniversitare.

09:45
Gjykata në Bangladesh: Hiq ‘virgjërinë’ nga certifikatat e martesës

Gjykata e Lartë e Bangladeshit ka vendosur që femrave nuk duhet tu kërkohet më që të deklarojnë nëse janë të virgjëra në certifikatat e martesës pas fushatave të shumta, në kërkim të të drejtave të  barabarta.

09:32
Sanchez sot në Milano, Inter arrin marrëveshjen edhe për Biraghi

Alexis Sanchez është tashmë lojtar i Interit. Transferimi i tij nga Manchester United nuk është bërë ende zyrtar, por futbollisti kilian pritet të mbërrijë sot në Milano për të përfunduar procedurat e fundit për kalimin te zikaltërit.

09:26
Shqiptari i gjetur i vdekur në makinë, policia: Nuk dimë nëse është vrasje apo vetëvrasje

Ende nuk ka detaje për shqiptari e gjetur të pajetë brenda një makine, një ditë më parë në Itali. Policia nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje. Raportohet se 27-vjeçari është një person me precedent penal në të kaluarën.

09:26
Qyteti antik i Turqisë mund të shkatërrohet në pak javë

Një qytet i lashtë historik në Turqi rrezikon të përmbytet në fare pak javë. Vendi i quajtur Hasankeyf në të cilin gjenden mijëra banorë shtrihet në brigjet e lumit Tigris, në juglindje të Turqisë dhe pritet të përmbytet si pasojë e ndërtimit të digës Ilisu, e cila do të prodhojë energji për rajonin.

09:16
Largimi nga Tirana, Meta pret ambasadorin austriak

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë. Meta e ka falenderuar Sattler për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe për promovimin e maleve të Shqipërisë.

08:55
95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, Basha: Ai është frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar sot  95 vjetorin e lindjes se At Zef Pllumit.

08:49
Makinat më të shpejta dhe më të shtrenjta të policisë në botë

Makinat e policisë kanë bërë një rrugë të gjatë. Me kaq shumë automjete të fuqishme në rrugë, është e natyrshme që policia në të gjithë botën të përshtatet dhe garojë me  kriminelët, në mënyrë që t’i kapë ata.

08:32
Pasojat e pariparueshme të zjarreve në Amazonë

“Ne nuk e dimë sa vatra zjarri nga arat do të kalojnë në pyje”, thotë Paulo Brando, ekspert i Institutit të pavarur brazilian për Studimin e Mjedisit në rajonin e Amazonës, IPAM.

08:28
Çfarë studiojnë më shpesh studentët shqiptarë në Gjermani?

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova. Por çfarë vështirësish kanë ata e ku mund të interesohen për t’u orientuar aty? Antje Schlamm, drejtuese e programit të bursave për Europën Qendrore e Lindore, Europën Juglindore e Turqinë në DAAD, Shkëmbimin Akademik Gjerman, do të sqarojë të gjithë procedurat.

08:19
Nëna me tru të vdekur prej 3 muajsh sjell në jetë foshnjën e saj

Një foshnje ka lindur nga një grua me tru të vdekur, e cila u mbajt në jetë me aparatura për gati tre muaj për të lejuar shtatzëninë e saj të ecë përpara.

07:45
Listat e plota/ Ja maturantët fitues në Fakultetin e Ekonomisë

Është publikuar lista e plotë e rënditjes së maturantëve që kanë fituar të drejtën për të studiuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

07:32
Verstappen: Hamilton ka fituar prej makinës

Max Verstappen nuk është përfshirë në garat e Formulës 1 për të qenë një pilot meteor, i cili kalon në këtë kompeticion madhor pa lënë gjurmë thjesht për të thënë një ditë që edhe unë kam qenë dikur një pilot.

07:03
Po udhëtonin drejt Italisë, shuhet familja e kompozitorit të njohur

Kompozitori i njohur britanik, bashkëshortja e tij muzikante dhe vajza e tyre e vogël kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me avion në Zvicër.

05:40
Gaza, dy sulme kamikaze vrasin 3 oficer policie

Dy sulme kamikaze kanë vrarë tre oficer policie dhe plagosur disa të tjerë në Gaza. Sulmet kamikaze ndodhën pas një operacioni të bërë nga policia më herët në Hamas kundër militantëve të ISIS.

04:20
Rouhani: SHBA duhet të heqë sanksionet nëse dëshiron rifillim të negociatave me Iranin

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha nëse Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron bisedime, ai duhet të “bëjë hapin e parë” dhe të heqë të gjitha sanksionet e vendosura kundër Iranit.

03:08
Skocia: Exit për shkak të Brexit?

Më 2014 dështoi për pak referendumi për pavarësinë. Por Brexiti që kërcënon tani mund të sjellë një kthesë duke u bërë shkas për shkëputjen e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar

01:51
Itali, 27 vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në makinë

Trupi i pajetë një shqiptari është gjetur në Itali brenda një makine tip ““Volksvagen Polo”.

01:17
Balotelli te Brescia, Raffaella Fico ‘çmendet’ nga gëzimi

Mario Balotelli ka nisur një përvojë të re me Brescian në Serinë A, lëvizje që ka entuziazmuar ish-të dashurën e tij, Raffaella Fico.

00:40
Tirana – Teuta në barazim/ Ekipet ndajnë pikët në kryeqytet. Ikin dritat në stadium

Tirana dhe Teuta nuk e zgjodhën dot më të fortin mes tyre në përballjen që ngriti siparin e javës së dytë në kategorinë Superiore, por të dy ekipet, në pritje të përballjeve të tjera të mërkurën, kryesojnë renditjen me nga 4 pikë.

E martë, 27 Gusht 2019
23:34
Atentati/ Vritet 26 vjeçari brenda në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Tiranë ku një person është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

22:55
Lauren tregon asetet e saj “bombastike” – Foto

32-vjeçarja, Lauren Goodger ka nxjerr në pah asetet e saj të mrekullueshme, e veshur me një palë streçe dhe bluzë të zezë pas trupit.

22:35
Telekamera e policë, siguria ‘ekstra’ në Juve-Napoli

Në fillim bllokada e shitjes së biletave për tifozët vizitorë e tani, qindra policisë si siguri e shtuar, dhe survejim i teknologjisë së fundit, i denjë edhe për agjencitë sekrete.

22:10
Rita nuk i lë vend imagjinatës! E veshur transparente dhe kërcen “twerk”! – FOTO

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka marrë pjesë në Karnavalet Notting Hill dhe dukej tepër provokuese me veshjen dhe lëvizjet e saj.

22:10
SHBA, akuza për racizëm pasi policia prangos të zotin e shtëpisë si hajdut

Një afro-amerikan në SHBA, i quajtur Kazim Ojenejin, u nxor nga shtëpia e tij dhe u mbajt i prangosur jashtë, vetëm me të brendshme, derisa u vërtetua që ishte i zoti, pasi një shoku i tij kishte ndezur pa dashur alarmin e sigurisë.

21:39
Fundi i pushimeve/ Si të përballohet kthimi në shtëpi

Të provosh pak trishtim pas përfundimit të pushimeve, është diçka normale, e rëndësishme është të mos humbasësh buzëqeshjen dhe ti rikthehesh jetës së përditshme me energji dhe humor të mirë.

21:34
Jeta në qytetin më të nxehtë në tokë

Qyteti më i shenjtë i Islamit është po ashtu qyteti më i nxehtë në botë.

21:25
Love story në G7! Fotot dhe puthjet që tërhoqën vëmendjen nga Samiti i Francës

Samiti i G7-tës ishte plot shtrëngime duarsh, përqafime e puthje, që nuk i shpëtuan syrit të kujdesshëm të medias. Liderët e Samitit në njëfarë mënyre komunikuan edhe me duart e tyre, thotë CNN, që realizoi një kolazh të momenteve më pikante të eventit të rëndësishëm, duke nisur nga ngrohtësia e takimit të Donald Trumpit me kryeministrin Indian, Narendra Mod e deri tek shtrëngimi i zgjatur i duarve të Presidentit amerikan me homologun francez Emmanuel Macron.

21:03
Presidenti brazilian refuzon ndihmën europiane: Nuk ka shi mbi Amazonë

Presidenti Brazilian, Jair Bolsonary e refuzoi ndihmën e vendeve të G7-tës për të luftuar zjarret në Amazonë, në një kohë kur edhe vetë qe shprehur më herët se qeverisë vendase i mungojnë burimet e nevojshme për të luftuar zjarret masive.

20:45
Finalja e “Luftës së Yjeve”. Prezantohet klipi i “The Rise of Skywalker”

Ka lajme te mira per fansat e “Luftës së Yjeve”: në konventën e D23, grupi zyrtar i fansave të “Walt Disney”, u prezantua ,me trailer-in i episodit më të ri të sagës së famshme televizive. “Star Wars IX: The Rise of Skywalker”, dëshmon praktikisht se fundi i kësaj odiseje të gjatë, është afër.

20:14
Plani kundër Brexit. Opozita britanike po organizohet për të penguar largimin

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit të opozitës, nuk u mësua dot as si dhe as kur do ndërmerren përpjekjet legjislative, por qëllimi mbetet pengimi i Kryeministri të ri, Boris Johnson për nxjerrjen e vendit nga Bashkimi Evropian me 31 tetor me ose pa marrëveshje me Brukselin.

19:53
Kosovë/ Fushata zgjat 10 ditë. Zgjedhjet e reja do të kushtojnë 5.7 mln euro

Subjektet politike kanë afat nga 25 shtatori e deri më 4 tetor për prezantimin e programit qeverisës para qytetarëve për zgjedhjet e 6 tetorit.

19:46
Shqiptarët besojnë tek BE dy herë më shumë se grekët, italianët e francezët

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të besimit në institucionet europiane krahasuar me çdo vend tjetër të BE, apo edhe të rajonit.

19:44
Gjykata e Apelit Administrativ nuk zbardh vendimin, bllokohet ‘Kushtetuesja’

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi gjendet përkohësisht në pamundësi për të renditur emrat e garuesve që synojnë katër vende në Gjykatën Kushtetuese. Ky ngërç është shkaktuar prej ditësh nga vendimi gjatë javës së kaluar i Gjykatës së Apelit Administrativ që i kthen të drejtën për garë pretendetes Zhaklina Peto, e përfshirë në listën e ndalimit nga anëtarët e KED.

19:34
Rama: “Mollët e kalbura” jo në PS, dokumentet e PD për Valdrin Pjetrin u morën me ryshfet

Rikthimin në punë prej pushimeve, kryeministri Edi Rama e nisi nga Lezha, nga ku drejtoi një takim me drejtuesit e PS, për zonën e veriut. Një burim nga PS Lezhë i tha gazetarit të Top-Channel Muhamed Veliu, se një pjesë e gjatë e fjalës së kryeministrit lidhej me pastërtinë e figurës për të gjithë drejtuesit e bashkive, nënkryetarët, por edhe për të gjithë ata që kanë një rol drejtues.

19:28
Për tifozët e Serbisë është ‘normale’ të parkojnë një tank para stadiumit! – Foto

Në ndeshjen e parë në Bernë, huliganët serbë mbështetës të Crvena Zvezdës thyen dyqane dhe shkaktuan trazira para dhe gjatë ndeshjes me Jang Bojs, madje 6 qytetarë zviceranë kërkuan ndihmën mjekësore të lënduar. por në kthim, serbët kanë çuar tifozerinë në një tjetër ekstrem.

19:10
Gjermanët e CDU ngjallin shpresë për zgjidhjen e krizës politike

Bundestagu Gjerman duket më i gatshmi për momentin në marrjen e rolit të negociatorit për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

18:46
Zjarr masiv pranë fshatit Cerje, Korçë – Video

Një zjarr masiv ka përfshirë prej dy ditësh pyllin pranë fshatit Cerje të bashkisë Pustec. Flakët kanë djegur një sipërfaqe me dushk dhe kullota duke i shkrumbuar orë pas ore.

18:29
Partizani në Gjirokastër. Nesër prova për të thyer “mallkimin” 22 vjeçar

Këtë mesjavë luhen ndeshjet e javës së dytë të kategorisë Superiore.

18:01
Kriza në Itali, edhe një ditë kohë për bisedime

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini çoi drejt dështimit koalicionin qeverisës për t’u bërë vetë kryeministër.

17:29
Kajmaku: PD s’më bën dot babale, të gjejnë një tjetër

Reagon Agim Kajmaku pas akuzave të PD, e cila ka publikuar sot një tjetër provë që, sipas saj, konfirmon se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka qenë i arrestuar në Greqi. Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, deklaroi se në vendimin e autoriteteve greke “thuhet se shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim (falsifikim parash), është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.”

16:59
Performanca e shqiptares hapi spektaklin e ‘Video Music Awards’

Është zhvilluar dje ceremonia e ‘Video Music Awards’, ku në skenë u ngjitën disa prej këngëtarëve më të suksesshëm të momentit në SHBA dhe në të gjithë botën. Ceremonia e këtij viti u hap me disa performanca në tapetin e kuq nga këngëtarë të rinj dhe një prej tyre ishte shqiptarja Ava Max.

16:33
Gjobë 572 mln dollarë/ Penalizimi për kompaninë Johnson & Johnson

Një promocion agresiv qetësuesish prej opioidi që ka shkaktuar një epidemi varësie.

16:26
Të dënuarit kthejnë burgun e Fierit në ‘galeri arti’, Skënderbeu dhe Nënë Tereza pikturohen në mure

Në kohën kur në vend Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka ngritur padi penale për dy-ish drejtues burgjesh, që akuzohen për favorizim të Shullazit, Lulzim Cakës dhe shumë të dënuarëve të tjerë të rrezikshëm, një lajm interesant vjen nga Burgu i Fierit. Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale në Fier, që drejtohet nga Arjan Hasani, është shndërruar i gjithi në një ekspozitë gjigande.

16:10
Robot në hapësirë, tani astronautët rusë do kenë një ndihmës

Një anije hapësinore e telekomanduar, që mban robotin e parë humanoid të Rusisë që dërgohet në orbitë, është lidhur me stacionin ndërkombëtar të hapësirës të martën, pas një përpjekjeje të dështuar në fundjavë.

16:01
Vjen “IT: Chapter 2”, filmi më i frikshëm i kohërave

Comic-Con në San Diego nisi me një kor britmash dhe pellgje gjaku ndërsa Neë Line Cinema, zbuloi imazhet e para nga “IT: kapitulli 2”, seria që do të pasojë filmin që konsiderohet si më i frikshmi i zhanrit horror të të gjitha kohërave.

15:53
Taylor Swift ndez skenën e MTV Music Awards

Superylli i popit, Taylor Swift, ndezi ceremoninë e përvitshme të Video Music Awards, të MTV, duke marrë çmimin për videon e vitit dhe ndërsa pranoi çmimin, promovoi të drejtat e komunitetit LGTB.

15:44
Humb jetën 7-vjeçarja nga Kosova në plazhin e Durrësit

Një pushuese 7-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

15:36
Rama mbledh drejtuesit e veriut: Largojmë çdo drejtor në Shkodër, janë të paaftë

Në Shëngjin të Lezhës, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqet e veriut. Ndonëse fillimisht ka theksuar se kryebashkiakët e rinj e kanë zbatuar urdhrin duke mos larguar nga puna punonjësit në bashkitë e djathta, të fituara në votimet e 30 qershorit, Rama ka paralajmëruar “furtunë” në bashkinë e Shkodrës.

15:32
Regjistrimi në universitete; më shumë aplikime në fakultetet e preferuara

Të dhënat e studentëve që duan të vijojnë studimet e larta në Shqipëri u kanë kaluar universiteteve.

15:18
Morën ilaçe të kontaminuara, 16 fëmijë preken nga ‘sindroma ujk’

Gjashtëmbëdhjetë fëmijë kanë zhvilluar ‘sindromën ujk’ pasi morën ilaçe të kontaminuara në Spanjë. Foshnjat kanë hipertrikozë – rritjen e qimeve në të gjithë trupin e tyre – pasi morën një formulë të lyer me minoxidil, një ilaç për alopecinë.

15:15
Restaurohet rruga “Kadri Kërçiku”/ Bashkia e Tiranës ndërhyn në lagjet pranë Rrugës së Elbasanit

Rruga “Kadri Kërçiku” që ndodhet ndërmjet Rrugës së Elbasanit dhe Qytet Studentit në Tiranë është rikonstruktuar nga bashkia e Tiranës.

15:08
10 të heshturit e Kuvendit, nuk ju dëgjua zëri në asnjë nga seancat plenare

Instituti Studimeve Politike publikoi raport-analizën me titull “Parlamenti në kohën e krizës” duke mbërritur në përfundimin se kriza e dëmtoi Parlamentin, por arriti të mbijetojë. Në raport me detaje vjen performanca e të zgjedhurve nga populli për periudhen janar/korrik 2019.

15:00
Turistë shqiptarë dhe të huaj bllokohen në aksin Poliçan-Skrapar, shkak protesta e firmave të gurit

Shumë turistë të huaj dhe vendas kanë mbetur të bllokuar në segmetin rrugor Poliçan-Skrapar. Shkak është bërë protesta e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në fshatin Novaj. Bllokimi i rrugës ka sjelle probleme të shumta me trafikun.

14:58
Rekord Guinnes/ Meksikë, 900 vetë duke kërcyer

Rreth 900 persona kërcyen dhe kënduan me muzikën e mariachi-ve në qytetin meksikan të Guadalajara-s, për të vendosur një rekord Guinnes për kërcimin më të madh në botë të muzikës folk.

14:46
“Karaibet” ndotëse të Italisë/ Ambientalistët kundër bukurisë që shkaktohet nga një fabrikë

Këto janë Karaibet e Italisë, me rërë të bardhë dhe det blu… por, plazhet e bardha të Rosinjano Solvay, në Toskana, duhet të falenderojnë për këtë nofkë, një fabrikë, Solvay, e specializuar për prodhimin e bikarbonatit të sodiumit, që ligjërisht shkarkon gurë gëlqerorë në ujëra që më pas hidhen në det.

14:37
Brazili refuzon ndihmën, nuk pranon ndërhyrje nga G7 për zjarret në Amazonë

Qeveria braziliane tha se do të refuzojë ofertën e vendeve të G7 për ndihmë në luftën kundër zjarreve në pyllin e shiut në Amazonë.

14:34
Barcelona rrit ofertën për Neymar, akordi më pranë

Tjetër operacion blic i Barcelonës në Paris për të mbyllur përfundimisht çështjen Neymar. Sulmuesi brazilian dëshiron me çdo kusht rikthimin në Katalunjë dhe drejtuesit e klubit blaugrana janë paraqitur me një ofertë të re në drejtim të Paris Saint Germain.

14:29
Shpresë për koralet, shkencëtarët i krijojnë në laborator

Një ekip shkencëtarësh në SHBA kanë mundur të riprodhojnë korale në laborator, për të parën herë, dhe ky është një hap i madh në përpjekjen për të shpëtuar barrierën e madhe koralore amerikane, në brigjet e Floridës.

14:22
Regjistrimet e fëmijëve/ Analizat që kërkohen për çerdhe, kopshte e shkolla

Qendrat e Specialiteteve po përballen me një fluks pune këto ditë vere, për shkak të një sërë analizash që prindërit duhet të kryejnë për fëmijët që i çojnë në çerdhe, kopshte apo shkolla.

14:03
Braçe iu çon dosjet para drejtësisë tre gjyqtarëve: Dyshime për vendimet e dhëna

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka dërguar para drejtësisë dosjet e tre gjyqtarëve, që sipas tij, kanë shkelur ligjin. Gjatë një deklaratë për mediet, numri 2 i qeverisë tha se sot i është drejtuar ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM dhe KPK për tre gjyqtarë, përkatësisht të Tiranës, Vlorës dhe Gjirokastrës, për shkak të vendimeve të tyre në kundërshtim me ligjin.

13:55
Lufta kundër informalitetit me karburantet, Braçe: Keni kohë deri në fund të shtatorit

Zv/kryeministri Erion Brace në një dalje për mediet pasditen e kësaj tw marte, bëri me dije se aksioni kundër informalitetit do të shtrihet nga sot e tutje edhe “te konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend që zënë gati 40-45 % të konsumit të karburanteve ne Shqipëri”.

13:53
PD publikon tjetër provë kundër Kajmakut: Numri i pasaportës është i pakontestueshëm

Partia Demokratike ka publikuar sot një tjetër provë që, sipas saj, konfirmon se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka qenë i arrestuar në Greqi. Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, deklaroi se në vendimin e autoriteteve greke “thuhet se shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim (falsifikim parash), është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.”

13:37
Rama poston foto nga transformimi i qytetit: Nga një gropë e zymtë, në destinacion turistik

Kryeministri  Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga procesi i transformimit të qytetit të Belshit, sipas të cilit nga një gropë e zymtë, po kthehet në një destinacion turistik.  

13:30
Zjarri në Shëngjin, lihen të lirë dy të akuzuarit

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Shëngjinit. Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje”.

13:19
Zjarr në afërsi të Delvinës

Një zjarr ka rënë në afërsi të Delvinës, ku mësohet se vatra gjendet tërësisht nën kontroll.

13:05
Pas shpërthimit, Inspektoriati Shtetëror bllokon pikën e karburantit

Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka mbërritur në pikën e karburantit që shpërtheu mbrëmjen e së shtunës në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

12:31
Nis turneu “US Open”, Serena Williams shkatërron rivalen

Turneu i fundit “Grand Slam” i vitit në tenis, “US Open” nisi pa shumë surpriza me sportistët pretendentë që kaluan në raundin e dytë të këtij evenimenti.

12:31
Pranga 32 vjeçares nga Tirana, vidhte banesat e pushuesve në plazhin e Durrësit

Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe pushuesve gjatë sezonit turistik, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetaseje, e cila hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë.

12:30
Turistë mbi dy rrota/Çiklistët që përshkojnë Shqipërinë nga veriu në jug

Kjo është 25-vjeçarja gjermane Elizabet Hamper, e cila ka përshkuar 1662 km me biçiklete nga Gjermania deri në Vlorë.

12:26
Fluks pushuesish në plazhin e madh të Durrësit

Të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe zona të ndryshme të Shqipërisë familjarë e pushues të grupmoshave të ndryshme po shfrytëzojnë ditët e fundit të gushtit për të pushuar e për t’i shpëtuar temperaturave të larta të ditës.

12:18
Gjermanët negociatorë? Në Tiranë vjen Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën

Kriza politike e nisur që në shkurt me largimin e opozitës nga Parlamenti sjell në Tiranë zonjën Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar të CDU-CSU-s gjermane. Nënkryetarja e CDU/CSU-së ka mbërritur në Shqipëri një ditë më parë, ku ishte e ftuar nga fondacioni Konrad Adenauer.

12:17
Takimi me nënkryetaren e CDU, Basha: Zgjidhja e krizës me qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

Pas takimit të zhvilluar në selinë blu me Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën, Lulzim Basha i qëndroi sërish kushtit të opozitës për zgjidhjen e krizës, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Sipas Bashës, zgjidhja e krizës arrihet me qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

12:02
Çështja Kajmaku, Basha: E dënueshme heshtja e Ramës dhe e Arta Markut

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të dokumenteve ku vërtetohej, sipas tij, procesi penal në Greqi ndaj Agim Kajmakut, kryebashkiak i Vorës.

11:48
Kapitali i bankave, Mitsotakis heq dorë nga kontrolli

Në një fjalim në parlament, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i duartrokitur nga deputetet e partisë së tij, ka deklaruar heqjen e plotë të kontrollit të kapitaleve, i vendosur në qershor te 2015 për të mbrojtur bankat greke nga falimentimi, në mesin e një krize politike dhe ekonomike që gjunjëzoi Greqinë për vite me radhë. Ai e ka përshkruar mbylljen e bankave greke në korrikun e atij viti si “katastrofike”.

11:47
Zbulohet shifra, sa paguhen shtetet për të tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka publikuar disa shkrime ku publikohen të dhëna mbi fushatën e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. 350 mijë euro është shifra që raportohet se Qeveria e Serbisë ka paguar pranë zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Republikës Qendrore Afrikane, që ky shtet të tërheqë njohjen e Republikës së Kosovës.

11:42
Edhe ambasadori i Austrisë takim me Bashën në PD

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar një takim me kryetarin Lulzim Basha. Takimi pritet të nisë sapo Basha të përfundojë bisedimet me Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën.

11:36
6 ushqimet më të shtrenjta

Kur flitet për ushqim të shtrenjtë, disa mendojnë salmonin e kuq e të tjerë tartufin. Në këtë galeri fotosh do njiheni me të tjera ushqime dhe çmime marramendëse

11:14
Shqiptarët tallen me drejtësinë britanike, publikojnë foto duke qeshur nga burgu

The Sun ka bërë një artikull për shqiptarët e arrestuar në Britani, si anëtarë të bandës famëkeqe Hellbanianz. Në të shkruhet se ata po tallen me drejtësinë vendase, duke bërë postime në mediet sociale, teksa ndodhen në burg.

11:02
“Xhiroja e Spanjës”, Sam Bennett fiton etapën e tretë

Etapa e tretë e “Xhiros së Spanjës” i shkoi një çiklisti irlandez.

10:46
Tiranë/ 8700 euro dëm agjencisë turistike, kallëzohet shtetasi nga Senegali

Policia e shtetit ka referuar në prokurori një shtetas nga Senegali, për shkak se i ka shkaktuar një dëm prej mijëra eurosh një agjencie turistike në Tiranë.

10:37
Shqiptari bie nga 12 metra lartësi, vdes në vendin e punës

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në vendin e punës, teksa ka rënë nga një lartësi 12 metra.

10:28
Dëmtohet fideri i nënstacionit të Selitës, mbesin pa energji disa zona në Tiranë

Për shkak të punimeve nga ana e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë është dëmtuar fideri 336 i Nst Selitë, i cili ka sjellë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të zonave:

10:22
Cili do të jetë ekipi i Ursula von der Leyen? – Gara filloi

Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen fillon sot (27.08) bisedimet me kandidatët e rekomanduar që pritet të marrin postet e komisionerëve të Bashkimit Europian.

09:58
Poliçan/Firmat e gurit dalin në protestë, bllokohet aksi nacional

Firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në fshatin Novaj në rrethin e Skraparit kanë dalë në protestë, duke bllokuar prej rreth 1 orë aksin nacional Poliçan-Skrapar. Nisja e kamionëve për të filluar punë në zonën e rrasave të gurit në fshatin Novaj është bllokuar nga forca të shumta policie dhe forca të FNSH-së.

09:49
Byroja Kombëtare e Hetimit si FBI, ambasada amerikane nxjerr videon shpjeguese

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar një tjetër video ku shpjegohet qartazi se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe cilat do të jenë detyrat e hetuesve të kësaj strukture. Në videon e ambasadës amerikane, BKH do të jetë e ngjashme me FBI amerikane.

09:42
Xhakarta po fundoset! Indonezia do të ndërtojë një kryeqytet të ri

Një zonë e mbuluar nga xhungla në lindje të ishullit Borneo do të shndërrohet në kryeqytetin e ri të Indonezisë. Zhvendosja e tij, u njoftua të hënën nga Presidenti Joko Widodo.

09:18
Ishulli me bimët më të çuditshme në botë-Foto

Ishulli Socotra është i pazakontë  dhe aktualisht banohet nga 40,000 njerëz. Rruga e parë në këtë ishull është ndërtuar në vitin 2011.

09:04
Banja ku lahej Kleopatra është ende funksionale

E dini që vendi ku lahej Kleopatra është ende ekzistues edhe sot. Pavarësisht kësaj, Owa Siwa nuk vizitohet rregullisht sepse është një udhëtim 5-orësh me autobus nga Kajro.

08:45
Arrestohen tre shqiptarë në kufi, greku që i priste u zbulua nga policia

Tentuan të trafikonin hashash me çanta shpine drejt shtetit grek, arrestohen në flagrancë tre të rinj shqiptarë dhe një grek. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Mavromati”, nga Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Policinë e Igumenicës, Greqi.

08:30
“Le t’i integrojmë këta qytetarë”: Mbijetesa e fisit të egër në Amazonë kërcënohet nga Bolsonaro

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro bëri fushatë premtimesh për të sjellë zhvillim në Amazonë. Ai ka si qëllim që të ndërtojë diga hidroelektrike, që do të shndërrojnë lumenjtë e Amazonës në energji të lirë dhe të besueshme.

08:15
Debati për zjarret në Amazonë kalon në fyerje personale. Bolsonaro tallet me pamjen e gruas së Macron

Emmanuel Macron ka shpërthyer ‘jashtëzakonisht vrazhdë’ ndaj liderit të Brazilit, ku  Jair Bolsonaro ka fyer gruan e tij në lidhje me pamjen. Ndërkohë grindja e tyre për zjarret e shpërthyera në Amazonë dje kaloi në çështje personale.

07:49
Arrestohet për spiunazh në Kinë shkrimtari australian

Shkrimtari kinezo-australian Yang Hengjun është arrestuar zyrtarisht me akuza për spiunazh në Kinë. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët australianë.

07:39
Zbulohet bombë në afërsi të bregut, evakuohet plazhi i Barcelonës

Plazhi i njohur i Sant Sebastia në Barcelonë u evakuua pjesërisht pasi një bombë e pashpërthyer u vu re shumë afër bregut.

07:05
Aksidenti në bazën ushtarake, zbulohen izotope radioaktive në Rusi

Pas aksidentit që ndodhi në Rusi në një bazë ushtarake gjatë një prove armësh, agjensia shtetërore meteorologjike ka njoftuar se ka gjetur izotope radioaktive.

06:19
Trump: Mosrespektimi i Gjermanisë si strategji

Fillimisht samiti i G-7 në Francë, pastaj një vizitë në Poloni. Për një udhëtim në Gjermani, presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pasur deri tani kohë. Ekspertët e shohin këtë si pjesë të një strategjie më të gjerë.

05:00
Pretendentë republikanë sfidojnë Pres. Trump për zgjedhjet e 2020

Joe Walsh, ish-ligjvënës republikan, ka në plan të sfidojë Presidentin Trump në zgjedhjet e 2020. Me shpalljen e kandidaturës, ai bëhet kandidati i dytë që konkurron përballë Presidentit Trump për emërimin e Partisë Republikane.

03:12
Gabimi i revistës së njohur, i ngatërron foton modeles me ngjyrë

Një revistë australiane u detyra të kërkonte ndjesë pasi kishte publikuar padashur një histori mbi një modele me ngjyrë me foton e nje gruaje tjetër.

01:51
SHBA-Kinë, do nisë dialogu/ Përpjekje për të evituar vendosjen e barrierave tregtare

Pas një dite konfuze plot sinjale të përzjera mbi tregtine dhe Iranin, presidenti Donald Trump e nisi raundin final të bisedimeve në samitin e G7-tës i gatshëm ti jepte një shtyse pozitive axhendës së tij.

01:00
Foto/ Modelja e njohur “karikon” Juventusin

Juventusi e startoi kampionatin me një fitore minimale 0-1 në transfertën ndaj Parmës, ndërsa festës për këtë sukses iu bashkua nëpërmjet rrjeteve sociale edhe modelja e njohur Carola Varini.