Etapa e tretë e “Xhiros së Spanjës” i shkoi një çiklisti irlandez.

Bëhet fjalë për Sam Bennet-IN, pjesë e skuadrës Bora-Hansgrohe, i cili falë sprintit final kaloi i pari vijën e finish-it të kësaj etape prej 188 km në Alicante. Për Bennettt kjo është etapa e 4 që fiton në Turet madhorë të çiklizmit në karrierë dhe e para në Xhiron e Spanjës.

Irlandezi i përshkoi të 188 km të këtij itinerari me kohën 4 orë 25 minuta e 2 sekonda duke lënë në vendin e dytë, belgun Edëard Theuns, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua çiklisti slloven Luka Mezgec.

Përsa i përket renditjes së përgjithshme, vendi i parë vazhdon të mbahet nga bashkëkombasi i Bennett, Nicolas Roche, i ndjekur në vendin e dytë nga Nairo Quintana me 2 sekonda më shumë, ndërsa në të tretin është ciklisti tjetër kolumbian Rigoberto Urban. Spanjolli i skuadrës Movistar, Alejandro Valverde pas 3 etapave të para është në vendin e 12-Të.

Top Channel