“Humbja na shokoi”/ Merz nuk tërhiqet dhe paralajmëron ndryshime të mëdha për Gjermaninë: Javët në vijim janë vendimtare 07/09 17:51
Tjetër operacion blic i Barcelonës në Paris për të mbyllur përfundimisht çështjen Neymar. Sulmuesi brazilian dëshiron me çdo kusht rikthimin në Katalunjë dhe drejtuesit e klubit blaugrana janë paraqitur me një ofertë të re në drejtim të Paris Saint Germain.
Oferta e Barcelonës për të rikthyer në shtëpi Neymar mesa duket kap shifrën e 170 milionë euro, 52 milionë euro më pak nga sa shpenzoi PSG dy vjet më parë për t’a transferuar në Francë. Në orët e ardhshme bisedimet mes palëve do të jenë edhe më të shpeshta dhe gjasat për t’u arritur një akord janë të mëdha, kjo për vetë faktin sepse 27-vjeçari kërkon largimin dhe gjatë kësaj periudhe nuk është aktivizuar në asnjë takim me Paris Saint Germain.
Top Channel