Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar një tjetër video ku shpjegohet qartazi se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe cilat do të jenë detyrat e hetuesve të kësaj strukture. Në videon e ambasadës amerikane, BKH do të jetë e ngjashme me FBI amerikane.

Për ata hetues që do të jenë pjesë e BKH, ambasada amerikane bën të ditur se do të trajnohen në Virxhinia dhe do të ketë një komision ndërkombëtar që do të mbikëqyrë  trajnimin dhje përgatitjen e hetuesve të byrosë kombëtare të hetimit.

Në video Ambasada Amerikane shpjegon edhe sesi do drejtohet BKH dhe kontrolli mbi prokurorin e posaçëm, teksa përmend kontrollin e llogarive bankare dhe celularit, me synimin që të mos ketë asnjë ndikim mbi ligjin dhe çdo zyrtar i korruptuar të përballet me drejtësinë.

Sipas ambasadës kjo strukture shumë e rëndësishme është e ngjashme me FBI amerikane dhe do të ketë në shënjestër për hetim zyrtarët e lartë në vend.

Çfarë është Reforma në Drejtësi – BKH

??️ | Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit??️ | In our previous video, you learned about the Special Structure Against Corruption (SPAK). This week, we will talk about the National Bureau of Investigation, or NBI for short. What is the NBI? Why is the NBI important? Watch this video to learn how the NBI and Special Prosecutors will be able to investigate corruption at the highest levels. #WhatisJusticeReform #StopCorruption

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, August 26, 2019

Top Channel