Max Verstappen nuk është përfshirë në garat e Formulës 1 për të qenë një pilot meteor, i cili kalon në këtë kompeticion madhor pa lënë gjurmë thjesht për të thënë një ditë që edhe unë kam qenë dikur një pilot.

Holandezi ka ambicie dhe synime madhore dhe këtë e ka treguar në pistë, ku nuk është tërhequr përballë pilotëve me më shumë përvojë, që kanë në muze tituj kampion bote, si Vettel e Hamilton. Pikërisht ndaj këtij të fundit vjen thumbimi i djaloshit të lindur në Hasselt të Belgjikës.

“Nuk është ndonjë pilot kushedi se çfarë, ka fituar kryesisht për meritë të makinës dhe sepse ka pasur shokë skuadre që nuk e kanë shqetësuar.”

Këto kanë qenë fjalët e Max Verstappen, i cili duket se nuk e vlerëson maksimalisht si pilot 34-vjeçarin nga Steveage. Nuk përdor lojëra fjalësh Verstappen, që synon të rrëzojë nga froni pikërisht pilotin e Mercedesin, diçka që vështirë se do të ndodhë në këtë edicion, duke qenë se diferenca në favor të Hamilton është 69 pikë.

Top Channel