Një ekip shkencëtarësh në SHBA kanë mundur të riprodhojnë korale në laborator, për të parën herë, dhe ky është një hap i madh në përpjekjen për të shpëtuar barrierën e madhe koralore amerikane, në brigjet e Floridës.

Kërkuesit nga Qendra për Ruajtjen e Akuariumeve në Florida, mundën të riprodhonin një koral që është në rrezik zhdukjeje.

 “Kjo është e jashtëzakonshme. Për herë të parë ne kemi krijuar koralet eAtlantikut në një laborator. Kjo është bërë më herët në Londër, me koralet e Paqësorit, por asnjëherë me ato të Atlantikut,” shprehet një prej studiuesve.

Akuariumi i Floridas dhe muzeu horniman, kanë punuar së bashku që në 2015-n për teknikat e riprodhimit. Ky i fundit është arritur duke imituar kushtet e koraleve në ambientin e tyre natyror, përfshirë agimet dhe perëndimet e diellit, fazat e hënës, temperaturën e ujit dhe cilësinë.

Koralet e Floridës po përkeqësohen shpejt për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe një sëmundjeje shkatërrimtare që është shfaqur në ujërat e shtetit jug lindor në 2014. Shkencëtarët shpresojnë të riprodhojnë korale të shëndetshme që do të ripopullojnë barrierën përmes kësaj teknike.

Top Channel