Kompozitori i njohur britanik, bashkëshortja e tij muzikante dhe vajza e tyre e vogël kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me avion në Zvicër.

Jonathan Goldstein, saksofonistja Hannah Marcinoëicz dhe Saskia shtatë muajshe ishin në një avion të vogël. Avioni me të cilin udhëtonte familja e njohur i nis nga Zvicra për në Itali por u rrëzua shumë afër kufirit të dy vendeve.

Një zëdhënës i familjes tha: “ Ne të gjithë jemi të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Jonathan, Hannah dhe Saskia-s. Ne i donim të gjithë. Ata ishin shumë të lumtur së bashku dhe do t’na mungojnë tmerrësisht shumë”.

“Ne do t’i kërkojmë mediave të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”- përfundoi zëdhënësi.

Goldstein drejtoi një kompani të specializuar për të bërë muzikë në reklamat në TV, si dhe kompozoi për muzikë në TV dhe skenë.

Top Channel