SHBA-Kinë, do nisë dialogu/ Përpjekje për të evituar vendosjen e barrierave tregtare

27/08/2019 01:51

Pas një dite konfuze plot sinjale të përzjera mbi tregtine dhe Iranin, presidenti Donald Trump e nisi raundin final të bisedimeve në samitin e G7-tës i gatshëm ti jepte një shtyse pozitive axhendës së tij.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë erdhi me një lajm të mirë që davarit, të paktën për momentin, frikën e luftës së shumëpërfolur tregtare SHBA-Kinë.

Nga Pekini me kanë ardhur fjalë se negocjatorët e tij janë gati të rikthehen në tryezën e bisedimeve, tha presidenti amerikan, ndonëse vetëm një ditë më parë, këshilltarët e tij vazhduan të këmbëngulin se Trumpi nuk heq dorë nga ideja e rritjes se tarifave mbi produktet kineze.

Krejt i ndryshëm ishte skenari i paraqitur sot nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. Kinezët telefonuan e thanë: “hajde të kthehemi në tryezën e negocjatave, kështu le të kthehemi”, deklaroi Trump.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta detyrojnë Pekinin të reformojë praktikat e tij tregtare, duke argumentuar se firmat amerikane përballen me një lojë të pabarabartë për shkak të çështjeve të tilla si vjedhja e pronës intelektuale.

Por në samitin e G7-tës, aleatët e Ëashingtonit ushtruan presion mbi Trumpin duke e paralajmëruar se një luftë tregtare kërcënon mbarë ekonominë globale.

Grindja tregtare mes dy superfuqive u ashpërsua para samitit, pasi qeveria amerikane bëri të ditur të premten në mbrëmje, se do të rrisë doganat ndëshkuese për importet nga Kina me 5%.

Top Channel