Trupi i pajetë një shqiptari është gjetur në Itali brenda një makine tip ““Volksvagen Polo”.

Media italiane Leccenews24.it shkruan se bëhet fjalë për shtetasin Serxhio Veizi, 27 vjeç. Shumë pranë tij është gjetur edhe një armë zjarri, ku dyshohet që është arma me të cilën u krye krimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pasdite rreth orës 15:00 në rrugën provinciale Casarano-Ugento.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë, për të zbuluar më tej atë që ndodhi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel