Nga miliarder në burgim të përjetshëm, dënohet “perandori” i pronave të paluajtshme në Kinë. 2 miliardë euro gjobë për kompaninë Evergrande 20/08 08:20
Një maturant shqiptar ka tërhequr vëmendjen mediatike në Greqi, për shkak të rezultateve të larta në provimet parauniversitare.
Bëhet fjalë për Rahman Lumin, i cili banon në Chalkidiki të Greqisë.
I riu befasoi me rezultatet e tij ku në dy prej provimeve u vlerësua me notën maksimale 20, e ndërsa te të tjerat me më shumë se 18.5.
Rahman Lumi konkurroi në Universitetin e Selanikut, saktësisht në Fakultetin e Inxhinierisë, ku mundi të sigurojë vendin e parë.
Shqiptari u shpreh për mediet greke se ka në plan të jetojë dhe të punojë në Greqi, në vendin ku u rrit dhe arsimua.
Top Channel