E diel, 24 Nëntor 2019
16:20
Marquinhos: Dua të jem mbrojtësi më i mirë në botë

Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos ka thënë se synimi i tij është të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë.

16:19
De Bruyne: Nuk më intereson çfarë bëjnë klubet e tjera

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka thënë se ende janë në ‘luftë’ për titullin e Premier Ligës.

16:18
Wagner: Pochettino do të ishte trajneri i duhur për Bayern

Trajneri i Schalke, David Wagner ka thënë se Mauricio Pochettino është i duhuri për stolin e Bayern Munich.

16:15
PZAP hedh poshtë kërkesën e VV-së për numërimin e 392 fletëvotimeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e konsideruar si të palejueshme.

16:13
Mourinho: Provova të transferoja Lucasin në Real

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është i gëzuar që po punon me sulmuesin Lucas Moura.

16:12
Tubimi i 8 dhjetorit/ Presidenca jep detaje: Dialog për mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës

Para pak minutave presidenca njoftoi se me datë 8 dhjetor do të mbajë një tubim mbarëpopullor me synim nisjen e një dialogu me Shqipërinë.

16:12
Lojëra fati në një bodrum të një ndërtese, arrestohet një person

​Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se i njëjti po merret me veprimtari të kundërligjshme “Lojëra fati”.

16:11
Ohër-Strugë, hotelierët kërkojnë punëtorë nga jashtë

Ndryshim të rregullativës ligjore dhe lehtësim të procedurave për “import” të punëtorëve nga vendet tjera, për shembull nga Ukraina dhe Moldavia.

16:10
Dy të arrestuar për prostitucion në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale mundësim ose detyrim i prostitucionit.

16:09
Superliga e Kosoves. FC Ballkani, ne krye

Ka përfunduar java e 16-të në Superligën e Kosovës.

16:07
Ferizaj mposhtë Dukagjinin

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

16:04
Garë në kalldrëmet e Gjirokastrës, fitues shpallet Miridon Vllasaliu nga Kosova

Një garë e pazakontë me biçikleta në malore u bë pjesë e aktiviteteve të fundjavës në Gjirokastër. Kanë qenë dhjetëra të rinj nga Shqipëria dhe trojet që u bënë pjesë e garës në një pistë sfiduese, siç janë kalldrëmet e pjerrëta në Gjirokastër.

15:50
Rama: Të hënën prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK, do të shkatërrojë foletë e krimit

Nesër do të prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK. Lajmin e bëri publik kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter.

15:42
Fëmijët britanikë të ISIS vendosen në një qendër në veri të Sirisë lindore

Shtëpi për 60 fëmijët britanikë ende të bllokuar në Sirinë veri lindore janë gjetur tashmë ndërsa këshillat lokalë dhe të afërmit e tyre kanë ofruar ndihmë.

15:36
Ndryshimi i Kushtetutës, reagon Meta: “Do jem në Kuvend me të gjithë popullin shqiptar”

Fundjava u shpall “armpushim” politik me mazhorancën e Edi Ramës nga presidenta Ilir Meta. Përplasja e madhe mes dy ish aleateve nis të hënën ditë kur Ilir Meta do dalë para popullit për të shpallur idenë e tij konkrete për organizimin e referendumit në mbrojtje të Kushtetutës.

15:28
Festa e mandarinës dhe shegëve/ Konispol, zona e njohur për agrumet mbushet me shegë

Konispoli prej 9 vitesh të fton në ditën e mandarinës. Ka kohë që kjo zonë njihet për prodhimin e agrumeve, por së fundmi vëmendja është kthyer te shega. Investimi për pemën jetëgjatë të shegës në Konispol ka nisur 4 vite më parë, ndërsa frytet e para të vjeljes i kanë marr këtë vit. Nga një parcelë e mbjellë, tani më janë të shumta parcelat që bien në sy, plot 100 hektarë tokë pjellore e që në vijim synohet të shtohet .

15:15
Theri me thikë vëllain e vet, arrestohet një vajza nga Deçani

Një vajzë është arrestuar në Deçan, pasi që e njëjta me një mjetë të mprehtë ka therur vëllain e saj.

15:10
Presidenca: Me datë 8 dhjetor tubim mbarëpopullor për nisjen e një dialogu me Shqipërinë

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të organizojë me datë 8 dhjetor në Sheshin “Demokracia” në qytetin Studenti një tubim mbarëpopullor.

15:01
Prezantohet në Dubai/ Aspark Owl makina më e shpejtë në botë

Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show këtë javë. Një makinë tërësisht elektrike, Aspark Owl, është në gjendje që të arrijë shpejtësinë e 100 km në orë në vetëm 1.69 sekonda dhe për këtë jep garanci prodhuesi japonez i makinave, Aspark.

14:54
Koncerti i Zeqir Sulkiqit në teatrin Skampa/ “Violina më shumë se unë”

“Violina më shumë se unë” ishte koncerti i jashtëzakonshëm i violinistit të njohur elbasanas Zeqir Sulkuqi, i cili elektrizoi publikun në teatrin “Skampa”.

14:50
Shaqiri: Kam të ardhme në Liverpool

​Sulmuesi Xherdan Shaqiri, beson që ka të ardhme në Liverpool.

14:43
Një djalë vodhi 20 ton çokollata

Kjo ndoshta është grabitja më e “ëmbël”.

14:42
Zyberaj: Koalicioni Nisma-AKR përfundimisht në Kuvend

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka thënë se koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re, përfundimisht u konfirmua si pjesë e Kuvendit të Kosovës.

14:40
Me armë në QKUK, arrestohet

​Një person është arrestuar në repartin e Onkologjisë në QKUK, pasi gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një shkrepës në formë të pistoletës, një thikë dhe një brisk i vogël.

14:39
Dortmund hynë në garë për Parrot

​Gara për sulmuesin e Tottenhamit, Troy Parrot, është duke u bërë gjithnjë më e madhe.

14:39
Shantazhon ish të dashurën duke i kërkuar para, arrestohet

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti për disa ditë më radhë kishte shantazhuar viktimën nëpërmjet rrjetit social duke i kërkuar të holla në shumë prej 300 euro ose në të kundërtën do t’i publikon fotografi intime të saj, pasi që i dyshuari më parë kishte qenë në lidhje me të.

14:38
Sulmon punëtorët në rrugë, arrestohet

​Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është rrahur me dy punëtorë dhe më pas ka shtënë me armë zjarri disa herë.

14:37
Vjedh para nga një vajzë, arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që në një restorant, ia kishte vjedhur nga çanta 100 euro një vajzës.

14:35
I mituri arratiset nga burgu, arrestohet

Nga njësia policore e stacionit në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull i cili më datë 14 nëntor ishte arratisur nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan, ku ishte duke vuajtur dënimin prej dy viteve.

14:35
Solskjaer: Mund të dalim në top katër

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer insiston që mund të hyjnë në top katër.

14:34
Gjendet vajza e zhdukur nga Malisheva

Një vajzë nga Malisheva ishte raportuar si e zhdukur që nga 21 nëntori, por është gjetur në Deçan, së bashku me një djalë me të cilin ishin në lidhje.

14:32
Këto janë statistikat e Barcelonës dhe Realit në 13 ndeshjet e para

Barcelona dhe Real Madrid vazhdojnë të qëndrojnë në kreun e tabelës në La Liga.

14:30
Ronaldo kërkon transferimin e Pogbas

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka kërkuar që mesfushori i Manchester United, Paul Pogba të transferohet në Torino.

14:29
Papa kërkon eliminimin e armëve bërthamore

Papa Françesku ka dënuar përdorimin e armëve bërthamore dhe e ka cilësuar atë si “krim”. Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi në qytetin japonez Hiroshima, njërin nga dy qytetet që u sulmuan nga ushtria amerikane me bomba bërthamore në Luftën e Dytë Botërore.

14:21
Theri me thikë vëllanë e vet, arrestohet një vajzë

Një vajzë është arrestuar në Deçan, pasi që e njëjta me një mjetë të mprehtë ka therur vëllain e saj.

14:05
Publikohet fotoja me 17-vjeçaren që po përndjek Princin Andrew

Nga të gjitha gabimet e Princit Andrew, nuk janë aq keq sa kjo fotografi ku ai ishte 41-vjeç me krahun e tij rreth Virginia Roberts, gishtat e dorës së majtë që prekin belin e zhveshur të 17-vjeçares.

13:59
Siguronte femra për prostitucion, arrestohet “Zogu i Tiranës”

Hermes Nikaj i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” është arrestuar nga policia pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

13:54
Flotës së mjeteve të pastrimit të Parkut të Liqenit i shtohet një automjet ekologjik

Shtohet flota e mjeteve ekologjike në funksion të pastrimit dhe mirëmbajtjes së Parkut të Liqenit.

13:46
Rrëshqitje masive dheu, 29 të vdekur, 7 fëmijë

Pokot-i, zonë në Kenian veriperëndimore është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Reshjet e dendura të cilat po zgjasin prej ditësh kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave.

13:40
Gjendet e vdekur ylli i muzikës Pop, 6 muaj më parë kishte tentuar vetëvrasjen

Ylli i muzikës Pop, koreania Goo Hara është gjetur e vdekur në banesën e saj në Seul vetëm dy javë pasi nisi turneun e saj për rikthim pas një përpjekje vetëvrasjeje gjashtë muaj më parë.

13:32
Goditet nga traktori, lëndohet 13 vjeçari

Një fëmijë i moshës 13 vjeçare është lënduar pasi u përfshi në një aksident me traktor në fshatin Brod të Shtërpcës.

13:18
Forcat e sigurisë vrasin pesë protestues në Irak

Forcat e sigurisë kanë shtënë në drejtim të protestuesve në Irak, duke vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

13:16
Leskoviku drejt boshatisjes, në qytetin e vogël juglindor kanë mbetur vetëm pleqtë

Në juglindje të vendit, në qytetin e vogël të Leskovikut aty ku ka një histori të veçantë duket se nuk ka më të ardhme për shkak se nuk ka më banorë.

13:08
Dhuna ndaj gjyqtarit, reagon Federata Shqiptare e Basketbollit

Federata Shqiptare e Basketbollit ka dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

12:58
Ndryshimet kushtetuese/ Paralajmërimi i PD: Do i rezervojë Ramës fatin e çdo diktatori në Evropë

“Endrrat me ndryshime kushtetuese per te kthyer diktaturen do te kthehen ne makth dhe do ti rezervojne atij fatin e cdo diktatori ne Europe”, kështu shkruan në facebook demokrati Edi Paloka sa i përket mundësisë që PS po shqyrton për ndryshime në Kushtetutë.

12:57
Tirana përgatitet për festat e Nëntorit, sheshet kryesore janë në dispozicion të këmbësorëve

Festat e nëntorit po afrojnë dhe ato lajmërojnë gjithmonë një klimë shumë më festive në qytetin e Tiranës për të cilën kanë nisur të bëhen edhe organizimet e para.

12:49
Ndryshimi i Kushtetutës, reagon Meta: Do jem në Kuvend me të gjithë popullin shqiptar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj idesë se mazhoranca do të realizojë një ndryshim të Kushtetutës që mund të prekë disa nga kompetencat e tij.

12:39
Pas Presidentit, edhe LSI sulmon ambasadorët: Tufë horrash që duan ta shndërrojnë Kushtetutën në leckë

“Ne Shqiperi nje tufe horrash, kane vjedhur e kapur qeverisjen e vendit dhe duan ta shnderrojne Kushtetuten ne lecke kembesh per te fshire kepucet e krimineleve dhe trafikanteve, kështu shkruan në një status në facebook, Petrit Vasili i LSI, duke qëndruar në një vijë me presidentin Meta në sulmin ndaj ambasadorëve.

12:37
Zoran Zaev pritet me protesta në Gostivar nga ASH-ja

Kryeministri Zoran Zaev ka qëndruar sot në Gostivar në kuadër të tribunave me qytetar të titulluara “Në rrugë të Drejtë”.

12:33
Groso jep arsyet: Ja pse u përjashtua Balotelli nga stërvitja

Tri ditë më parë trajneri i Brescias Fabio Grosso përjashtoi nga stërvitja Mario Balotellin, ndërsa as klubi dhe as lojtari nuk preferuan të komentojnë shkaqet e atij veprimi, që solli largimin para kohe të sulmuesit italian nga qendra stërvitore.

12:26
Alfabeti 400-vjeçar i Elbasanit i zbuluar në Ukrainë

Arkeologët kanë gjetur artefaktet me mbishkrime në alfabetin e Elbasanit të shekullit të 17-të në fshatin Margaritovo të Ukrainës.

12:23
Kasami: Do të bashkëpunojmë me të gjithë për të çuar BDI-në në opozitë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistë për Alsat thotë se në asnjë moment partia e tij nuk do të bëjë koalicion me BDI.

12:22
Jeta pas “pensionit”/ Si përshtaten ish-futbollistët pasi largohen nga fusha

Sporti është padyshim një nga profesionet më të vështirë që kërkon përkushtim maksimal ditë pas dite.

12:21
Zaev: Jam i bindur se do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Shkup/ Jam i bindur se do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithsesi, ky është vendim i qytetarëve.

12:04
Francë/ Të zhdukur nga moti i keq, mund të jenë rrëmbyer nga përmbytjet

Dy persona konsiderohen të zhdukur, të paktën dy të tjerë janë lënduar dhe qindra shtëpi janë përmbytur; shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi kanë goditur rajonet Alpes Maritimes dhe Var, në Francën juglindore.

12:03
Video/ “Fast and Furious” në rrugën e Tegut, policia pezullon 16 patenta

Policia e Tiranës vazhdon kontrollet parandaluese në rrugët me rrisk për aksidente rrugore.

11:49
Po ndihmonte 4 sirianë të kalonin kalonin kufirin në Kukës në mënyrë të paligjshme, arrestohet 52 vjeçari

Një shtetas është arrestuar nga policia pasi po ndihmonte 4 shtetas sirianë të kalonin kufirin në Kukës në mënyrë të paligjshme.

11:41
Si kjo grua mashtroi botën dhe pastaj u zhduk

Ruja Ignatova e quajti veten Cryptoqueen, mbretëresha e kibernetikës. Ajo u tha njerëzve se kishte shpikur një monedhë dixhitale ndaj rivalit Bitcoin, dhe i bindi ata të investojnë miliarda.

11:38
Video/ “Boks në basketboll”, basketbollisti i Tiranës dhunon albitrin

Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e turpshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në basketbollin shqiptar, në ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës, në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, të qytetit të Durrësit.

11:11
SHBA-ja kërkon mbylljen e llogarive në mediat sociale të liderëve iranianë

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje gjigantëve të mediave sociale Facebook, Instagram dhe Twitter që të pezullojnë llogaritë që lidhen me liderët e Qeverisë iraniane, derisa mbulimi me internet të rikthehet në Iran.

11:03
Tirana vishet me ngjyra festive (foto)

Tirana ka marrë një tjetër pamje përgjatë ditëve të fundit dhe tashmë është gati për të pritur festat e fundvitit.

10:58
Lukaku: Solskjaer dëshironte që të luaj si sulmues i krahut

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka pranuar që nuk ka pasur mendime të njëjta me trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

10:52
Furtuna në politikë, Meta zgjedh Pogradecin për të pushuar (foto)

“Sa më kishte munguar Pogradeci! T’ia kaloni mirë dhe qetë të gjithë me familjet tuaja!”.

10:47
Tentoi të vidhte, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar që tentoi të vidhte një mjet, është arrestuar në flagrancë nga policia.

10:44
Fjetja pranë një partneri që gërhet është e keqe për shëndetin

Shkencëtarët kanë zbuluar se gërhitja e partnerit tuaj mund të jetë e dëmshme si për shëndetin tuaj fizik ashtu dhe atë mendor.

10:27
Policia aksion në Kurbin, arrestohet 39-vjeçari që lëvizte me armë

Policia në Kurbin ka bërë disa kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim.

10:17
Policia e Shtetit: Krimi nuk njeh kufi, partneritetet ndërkombëtare të domosdoshme

Me mbështetjen e Byrosë Ndërkombëtare të Luftës Kundër Narkotikeve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe me koordinim të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) Zyra e Hetimeve Kriminale, Policia e Shtetit mbajti Konferencën me temë “Çështjet e Krimeve Transnacionale lidhur me trafikimin e narkotikeve dhe trafikimit/kondrabandimit të qënieve njerëzore” .

10:10
Elbasan/ Benz-i përplaset me patrullën e Policisë (detajet)

Një aksident ka ndodhur në lagjen “Kongresi”, të Elbasanit ku është përplasur një mjet tip “Benz” me një makinë të Patrullës së Policisë.

10:05
Këto ndeshje do të zhvillohen sot në La Liga

Sot do të zhvillon pesë ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 14-të në kampionatin spanjoll.

10:02
Guardiola: Chelsea janë klub i pabesueshëm

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Chelsea ka klub të pabesueshëm.

09:54
Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

09:43
Kërcënoi të vëllanë me armë, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë

Pas disa orë ndjekjeje u kap në malin e Troshanit një person që kanosi vëllain e vetë me armë zjarri është arrestuar nga policia

09:27
Ndryshim i Kushtetutës? Presidenca: Meta me popullin hyjnë në Parlament

Zëdhënësi i Presidenetit, Tedi Blushi ka reaguar sot pas paralajmërimeve nga ana e mazhorancës socialiste se do të ndryshojë ligji për betimin tek Presidenti.

09:18
Befason reperi afrikan, publikon këngën “Pavarsia” në prag të festave të nëntorit

Reperi me origjinë afrikanë, Cliqme ka publikoi këngën “Pavarsia” e cila vjen në kuadër të festave të Nëntorit.

09:02
Goditi me grushte gjyqtarin gjatë ndeshjes, pranga 34-vjeçarit në Durrës

Një 34 vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes.

08:56
Kosovë: Procesi i rinumërimit drejt fundit – pritet koalicioni qeverisës

Këtë të dielë pritet të përfundojë rinumërimi i të gjithë vendvotimeve të kontestuara, ndërsa, nga mesi i javës kryhet çertifikimi i zgjedhjeve. Edhe koalicioni mes Vetëvendosjes e LDK gjendet afër zyrtarizimit.

08:47
Meta nderon me dekoratën më të lartë Mujo Ulqinakun

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes Mujo Ulqinakun me Dekoratën më të lartë që ekziston sot në Republikën e Shqipërisë.

08:41
Tirana dhe Fieri, qarqet ku u regjistruan shpenzimet më të larta për konsum

Fieri dhe Tirana janë dy qarqet ku u regjistruan shpenzimet më të larta për konsum nga familjet.

08:32
Zbulohet busti i dëshmorit Reshat Çoçaj

​Sot në Gjonaj të Hasit, zbulohet busti i dëshmorit Reshat Çoçaj.

08:25
Libia ndalon 284 migrantë

Roja bregdetare e Libisë thotë se ka ndaluar 284 migrantë në Detin Mesdhe.

08:15
Francë: Mijëra persona marshuan kundër dhunës në familje

Dhjetëra mijëra persona dje kanë marshuar në Paris dhe qytete të tjera të Francës, për të kundërshtuar dhunën në familje, pasi, sipas statistikave të fundit, besohet se vetëm gjatë këtij viti, mbi 130 gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.

07:57
Rikthehen reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

E shtunë, 23 Nëntor 2019
23:06
Dorina Mema mendon se Aurela Gaçe, Noizy dhe Ermal Fejzullahu duhet të merren me trupin e tyre

Dorina Mema nuk i ka shpëtuar lojës ‘Ndaje ose haje’ në “Shiko Kush LUAN”. Duke e pranuar sfidën, Dorina i është përgjigjur një prej pyetjeve që ndoshta nuk do të kishte dashur ta zbulonte publikisht.

23:06
“Do martohesha prapë me Norën” Robert Berisha flet për marrëdhënien e tyre

Robert Berisha ishte një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në këtë të shtunë të “Shiko Kush LUAN” . Sigurisht që do të pyetej edhe për ish bashkëshorten e tij Nora Istrefin dhe Roberti nuk i kurseu fjalët për të.

23:00
Luana Vjollca përcjell mesazhin e fortë mes emocionesh teksa kujton edhe mungesën e babait

Si gjithmonë mbrëmja e së shtunës i takon emisionit “Shiko kush Luan”.

22:57
Interi i përgjigjet Juves nga Torino, mposht pastër skuadrën “Granata”

Juventusi fitoi 1-3 në Bergamo ndaj Atalantës, duke u shkëputur nga Interi, por zikaltrit u kundërpërgjigjën pikërisht nga shtëpia e bardhezinjve, Torino, ku fituan me rezultatin e thellë 0-3 ndaj “granatave” të Walter Mazzarrit.

22:54
Mes shumë kandidatëve për “martesë” Eneda zgjedh Flori Mumajesin

Një nga të ftuarat e puntatës së kësaj të shtune në “Shiko Kush LUAN” ka qenë edhe Eneda Tarifa. Mes lojërave e pyetjeve pikante, Eneda është përballur me sfidën e martesës.

22:53
Kosovë/ Nesër përfundon procesi i rinumërimit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se procesi i rinumërimit është duke shkuar drejt fundit, pasi për t’u rinumëruar kanë mbetur edhe 100 vendvotime.

22:29
Rrëfehet Romelu Lukaku: Kam ëndërruar gjithmonë Interin, shifrat e Icardit nuk më trembin

Në verë ishte blerja më e bujshme e Interit, ndërsa deri tani Romelu Lukaku po tregon se është I denjë për të zëvendësuar ish kapitenin Mauro Icardi, duke arritur të shënojë 9 gola në 12 javët e para të kampionatit.

22:19
Çfarë përmban ‘Karta 2020’ që firmosën sot dy deputetët e Kuvendit?

Ashtu siç u raportua gjatë pasdites, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni ishin dy deputetët që ndoqën sot nga afër organizimin e Nismës Thurje në Gjirokastër, ku u prezantuan idetë e ‘Kartës 2020’.

22:13
Kiara Tito flet për arsyet e ndarjes nga Butrint Imeri

Ndonëse në intervistat e saj të fundit Kiara Tito e ka theksuar se është ‘single’, nuk mund të mos përmendet marrëdhënia e saj me Butrint Imerin që nuk u shpjegua asnjëherë se si qëndronte vërtetë.

21:59
Zv.Presidenti Pence në vizitë të paparalajmëruar në Irak

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka arritur në Irak, në një vizitë të paparalajmëruar, që vjen në kohën e rritjes së tensioneve në rajon dhe përpjekjeve të qeverisë në Bagdad për të shtypur protestat.

21:40
CDU demonstron unitet. Vendosen piketat për kandidatët që synojnë Kancelarinë

Në kongresin e partisë kristiandemokrate, CDU që u zhvillua në Lajpcig, kryetarja e CDU-së, Kramp-Karrenbauer e forcoi pozicionin e saj. Se kush do të futet në garën e kancelares, nuk u vendos, por u vendosën piketat.

21:38
“Zaha Hadid” vendos rekord botëror me veprën më të re

Arkitektët e Zaha Hadid nuk e kanë për herë të parë që marrin lëvdata me superlativa.

21:33
VOA: Gazetarët protestojnë ndaj paketës “anti-shpifje”

Në Tiranë, gazetarët po protestojnë me shqetësim ndaj të ashtuquajturës paketa ligjore anti-shpifje, që po përgatit qeveria.

21:28
Video/ Neymar si Ronaldo, pas zëvendësimit largohet nga stadiumi

Ashtu si Cristiano Ronaldo, që u zëvendësua në ndeshjen ndaj Milanit dhe u largua direkt në dhomat e zhveshjes, u soll mbrëmjen e djeshme edhe ylli i Paris Saint Germain, Neymar, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lille.

21:26
Massara: Ibra një ide sugjestionuese, Donnarumma do rinovojë

Drejtori Sportiv i Milanit, Frederic Massara ka komentuar para ndeshjes me Napolin zërat që sjellin sërish te kuqezinjtë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç, duke thënë se do të për momentin kemi të bëjmë vetëm me një mundësi sugjestionuese.

21:18
Robert Berisha dhe Lei Kraja i kanë të gjitha mundësitë për të qenë bashkë

Në sezonin e kaluar të “Shiko kush Luan”, Lei Kraja me sportivitetin dhe humorin që e karakterizon, deklaroi se Robert Berisha mund të ishte padiskutim partneri I saj sepse i plotësonte të gjitha kriteret mirëpo sigurisht që ajo nuk mund të shihte me atë sy një burrë të martuar.

21:10
Fatma Methasani: Në punë më kërkuan foto nga fëmijëria, çova të motrës time se është më e bukur

Këtë të shtunë, në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar moderatorja Fatma Methasani. Moderatorja i ka rrëfyer Dojna Memës ndjesinë më të bukur që po përjeton siç është pritje e ardhjes në jetë të bebit të saj. Veç kësaj Fatma ka rrëfyer një histori nga jeta e saj ku ka treguar se asnjëherë nuk është ndjerë e bukur, sidomos kur ishte pranë motrave të saj,të cilat ishin mjaft të bukura.

20:51
Shpat Kasapi: “Të shkuarën e kam lënë pas, dua të bëhem baba!”

Këtë të shtunë në Pop Culture ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Gjatë intervistës me Kilda Hysenbegasin, ai ka rrëfyer projektet e reja që priten të vijnë por dhe më të rejat nga jeta e tij sentimentale.